Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Parapyetja, pyetja dhe debati në shoqërinë kosovare. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Parapyetja, pyetja dhe debati në shoqërinë kosovare. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parapyetja, pyetja dhe debati në shoqërinë kosovare.

2 posters

Shko poshtë

Parapyetja, pyetja dhe debati në shoqërinë kosovare. Empty Parapyetja, pyetja dhe debati në shoqërinë kosovare.

Mesazh nga WebMaster Mon 20 Feb 2012 - 0:41

Adem BEHA


‘Debati’ Rexhep Qosja kundrejt të tjerëve dhe të tjerët kundrejt Qosjes nuk është debat, sepse nuk ndërtohet mbi një pyetje. Akuza e tij kundrejt Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) si institucion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe akuza e ndërsjellë e ASHAK-ut dhe LKD-së se Qosja është servil i pushtetit nuk do të duhej të lexohej ngushtë si përplasje mes dy të vërtetave/pavërtetave. Madje kjo nuk do të duhej të lexohej edhe si pseudopërplasje mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe LDK’së. Si do të duhej të lexohej, atëherë? Ky komunikim-akuzë nuk ka të bëjë vetëm me palët e përfshira dhe si i tillë është njëfarë shenjuesi i nivelit të emancipimit të shoqërisë kosovare. Si? Akuza duke qenë afirmim nuk është pyetje dhe si e tillë nuk ndërtohet mbi pyetje. Pra, ‘debati’ i fundit shpërfaq një problem fondamental të shoqërisë kosovare. Problemi është ky: shoqëria kosovare ka zëvendësuar autoritetin e pyetjes/pyetjeve me autoritetin e baballarëve, heronjve, legjendave dhe profetëve. Vetë natyra e baballarëve, heronjve, legjendave dhe profetëve nuk lejon pyetje. Në fakt, prania e tyre është përgjigje.

Derrida, duke ndjekur Heidegger-in nga pas, shtron një pyetje interesante mbi origjinën e pyetjes. Në ri-interpretim e sipër ai thotë se para-pyetja e pyetjes është afirmimi. Pra, pyetja është mëvonshme. Kjo parantezë ndihmon për të artikuluar mungesën e debatit në shoqërinë kosovare. Hipoteza që po shtrojmë ne këtu është e thjeshtë: Në Kosovë nuk ka debat sepse nuk ka pyetje. Pra, shoqëria kosovare është një shoqëri e establishuar mbi afirmacione. Kjo çon te konstatimi se autoriteti i pyetjes ende nuk është fondamentuar. Rrjedhimisht, atje ku nuk ka pyetje nuk ka hapësirë publike, e cila, siç do të pohonte Habermas, është sine qua non për debat publik. Shoqëritë moderne ndërtojnë konsensus ose disensus në hapësirën publike përmes debatit. Dhe debati nuk zhvillohet vetëm mes baballarëve, heronjve dhe profetëve, por debati ‘është njerëzor, tepër njerëzor’ mes njerëzve të zakonshëm.

Ne këtu nuk mund t’i shkoqisim të gjitha arsyet e mungesës së debatit në shoqërinë kosovare. Duke e thjeshtëzuar mund të themi se arsyet janë të brendshme dhe të jashtme. Derisa e para ka të bëjë me një absolutizëm, uniformitet, mentalitetit linear të imponuar nga jashtë, e dyta ka të bëjë me absolutizëm, uniformitet, mentalitetit linear të mpleksur dhe të vetë-brendësuar. Sistemet politike, shtetërore, ideologjike, administrative – pjesë e të cilave ishte Kosova – fjala vjen, perandoria osmane, shteti serb, komunizmi jugosllav, apo administrata e kudopushtetshme e UNMIK’ut, që të gjitha janë ndërtuar mbi premisa të pakontestueshme. Kontestimi i këtyre sistemeve me institucionin e pyetjes/pyetjeve ka nënkuptuar – varësisht prej përmasave të pyetjes – përjashtimin, terrorizimin dhe eliminimin e Pyetësit. Afirmimi i sulltanit dhe sheriatit osman, shtetit serb, ideologjisë komuniste apo administratës së UNMIK’ut nga shoqëria ‘kosovare’ është rezultat i negacionit të pyetjes. Si sisteme gati-absolutiste, vokalizimi i pyetjeve publike në interes të publikut është centruar në një autoritet të vetëm: pra, ‘pyetja dhe përgjigjja’ janë artikuluar nga një qendër e vetme dhe rrjedhimisht është pamundësuar si pyetja ashtu edhe përgjigjja. Kjo është një prej arsyeve se pse në Kosovë nuk ka pas Ngjarje Politike të brendshme, në kuptimin e transformimit të hapësirës publike - në terminologjinë e Badiou-së – por vetëm ngjarje të jashtme, si ajo e intervenimit të NATO-së në Kosovë në vitin 1999 apo Pavarësisë në vitin 2008.

Më anën tjetër, shikuar nga brenda, tradita shqiptare në përgjithësi dhe ajo e mendimit në veçanti, nuk është një traditë dekardiane: ajo nuk është ngritur mbi dyshimin dhe kontestimin si metodë, por mbi një afirmim glorifikues qoftë të historisë, politikës apo shoqërisë. Autoriteti i babës në familje, i gazetarit në studio, i mësuesit në fshat/qytet, i hoxhës/priftit në xhami/kishë, i profesorit në universitet mbetet i pafragmentuar dhe i ngritur mbi afirmacion. Si autoritete absolute, këto pamundësojnë absolutizimin e autoritetit të pyetjes. Njëkohësisht mediat dhe universitetet nuk kultivojnë artin e ushtrimit të pyetjes/pyetjeve. Nëse vështrohet me kujdes përmbajtja e një debati televiziv, në disa televizione, hetohet lehtësisht mungesa e vokalizimit të pyetjeve nga gazetari. Gazetari konstaton/afirmon vazhdimisht fjali sugjestive që kërkojnë aprovim afirmativ. Nuk ka pyetje. Pyetje nuk shtron as Universiteti i Prishtinës e as ASHAK. Si projekte nacionale, qëllimi i tyre ka qenë dhe mbetet afirmimi nacional i shqiptarëve – folklorizimi i shkencës, por jo edhe studimi i themeltë i folklorit, historisë, matematikës e shkencave të tjera përmes pyetjeve shkencore. Në fakt, këto institucione kanë pushuar së ushtruari atë që Kant e quan ‘ushtrimi publik i arsyes’.

Në këtë kuadër duhet ta lexojmë edhe fenomenin e turbodoktorraturave (turboPhD) të përfunduar në Universitetin e Prishtinës së fundi nga një numër i madh politikanësh nga të gjitha partitë politike. Lidhjen atipike mes institucioneve akademike dhe turbodoktorrantëve të partive politike në Kosovë duhet ta shohim nëpërmjet një analogjie: ideja është e kryehershme, dikush mund të thotë edhe mesjetare për saktësi historike, ku priftërinjtë njëkohësisht ishin edhe mbretër edhe dijetarë. Si i tillë mbreti-prift ishte i gjithëdijshëm, sepse nuk ekzistonte një autoritet i ndërmjetëm (ai i kontestimit/pyetjes) dhe për pasojë pushteti i dijes dhe pushteti i forcës pikëpërpjekeshin simetrikisht për të pamundësuar ‘lindjen’ e pyetjes. Kjo ndryshe historikisht njihet edhe si Epoka e Errët. Analogjia është kjo: disa politikanë në Kosovë me një pasion gati ‘erotik’ po e zgjerojnë pushtetin e tyre deri në ato koordinata/sfera/institucione ku mundësia e revidimit, “pyetjesimit” të pushtetit të tyre do të bëhej e pamundur. Turbodoktorrantët partiak së këndejmi po ndërtojnë një sistem - dhe këtu po i referohemi terminologjisë së Lyotard - që ata dhe vetëm ata të din se çka duhet të vendosin për Kosovën dhe, njëkohësisht, se çka është/nuk është dije (pyetje ose kontestim). Pra, duke pretenduar pushtet dhe dije njëkohësisht këta pushtetar-të-gjithëdijshëm po korruptojnë dijen dhe po degjenerojnë pushtetin. Një dije e korruptuar dhe një pushtet i degjeneruar sendërtohet në mungesë së pyetjes/pyetjeve. Prandaj, si shoqëri, duhet ta sfidojmë aporinë e kësaj ‘kënaqësie dekadente’, duke i vë në pikëpyetje autoritetet (cilado qofshin ato) përmes autoritetit të pyetjes/pyetjeve. Rruga nga para-pyetja/afirmimi deri në debat kalohet mespërmes pyetjes.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parapyetja, pyetja dhe debati në shoqërinë kosovare. Empty Re: Parapyetja, pyetja dhe debati në shoqërinë kosovare.

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Feb 2012 - 3:00

Pse sthua ti njesoj si shoqeria shqiptare.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi