Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përditshmëria kosovare në 68 tablo People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përditshmëria kosovare në 68 tablo People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përditshmëria kosovare në 68 tablo

Shko poshtë

Përditshmëria kosovare në 68 tablo Empty Përditshmëria kosovare në 68 tablo

Mesazh nga Emona Tue 21 Feb 2012 - 4:24

Përditshmëria kosovare në 68 tablo 21JE_kult.Perditshmeria_kosovare_ne_68_tabloPiktorja Amira Bërkolli ka kurorëzuar punën të cilën e kishte nisur pesë vjet më parë. Ajo ka shpalosur veprat e saj në ekspozitën e dytë personale, të parën të tillë në Kosovë. Ka qenë Galeria e Ministrisë së Kulturës “Qafa” stacioni i radhës i 68 veprave të piktores së re. Frymëzimin për këto vepra, Bërkolli thotë se e ka gjetur në përditshmërinë, teksa ekspozitës i ka vënë emrin “Kaosi gjithëpërfshirës i nënqiellit tonë”.

”Frymëzuar nga ngjarjet e përditshmërisë, jeta dhe puna, kam përfshirë të gjitha veprat e mia të cilat bashkë kanë formuar edhe këtë titull të ekspozitës”, ka thënë Bërkolli.

Në pikturat e Bërkollit vërehen raporte harmonike dhe theksim i dritës, flutura, mollëkuqe, nota muzikore dhe shumë ngjyra që mbulojnë sipërfaqen dhe u japin jetë pikturave të saj. Mesazhi që ajo ka pasur synim të shprehë përmes pikturave të saj lidhet ngushtë me raportin dhe këndvështrimet që ajo ka për jetën dhe gjërat që e rrethojnë.

”Zakonisht artistët pretendojnë që mesazhet t’i kenë pozitive, duke mos dashur t’u ikin preokupimeve dhe realitetit të vështirë”, ka thënë Bërkolli. ”Arma e artistit është vepra, me atë ne synojmë ndryshime pozitive për vendin dhe realitetin”, ka shtuar ajo.

Gjashtëdhjetë e tetë krijime artistike të piktores e kanë motivuar edhe profesorin Hivzi Muharremi, i cili i ka bërë një kritikë ekspozitës së Bërkollit.

“Bota artistike e krijueses anasillet nga introdukti i frymës abstrakte gjeometrike në shkrirje të formave të ndërtuara me një dozë të ngërthimit reflektoral të enformelit, në aspektin struktural të koloritit e deri te fryma asemblazhiste”, ka thënë Muharremi.

“Pa dyshim se Bërkolli rëndësi të madhe i ka kushtuar jo vetëm kontekstit kohor, por edhe trajtimit të elementeve figurative duke filluar nga ngjyra, forma dhe linja”, ka shtuar ai.

Ekspozitën e parë personale Bërkolli e kishte hapur në Pogradec, në kuadër të “Ditëve të artit kosovar”, që është mbajtur në vitin 2010 në këtë qytet. Ajo ka qenë pjesë e më shumë se 20 ekspozitave kolektive që janë hapur në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ekspozita e Bërkollit në Prishtinë do të qëndrojë e hapur dy javë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi