Puna fikse krijon stres, punoni si të lirë
2 posters
Faqja 1 e 1
Puna fikse krijon stres, punoni si të lirë
Matt Barrie është një njeri i cili beson te revolucionet, edhe pse po përjeton një të tillë personalisht: është revolucioni i punës, që pritet të ndodhë kudo dhe që do të mund të kuptohet vetëm nga ata që e shohin me shumë kujdes atë. Barrie jeton dhe punon në Sidnei, Australi. Është 45 vjeç dhe drejton një faqe interneti që quhet “freelancer.com”, e krijuar para katër vjetësh nga bashkimi i disa adresave të tjera që bënin të njëjtat gjëra.
Qëllimi i tij është ky: të lidhë firmat e vogla perëndimore me të papunët e vendeve në zhvillim, në mënyrë që firmat t’u japin të papunëve çfarëdo lloj projektesh për t’i punësuar ata. Me pak fjalë, shfrytëzimi i fuqisë punëtore me kosto të ulët? Në njëfarë mënyre, po. Kjo metodë e re pune i jep mundësinë çdo të riu të shkolluar afgan, filipinas ose indian të fitojë në një ditë përmes internetit aq sa do të fitonte për një muaj me një punë tradicionale. “Çdo punë që nuk kërkon forcë fizike mund të bëhet përmes internetit: nga marketingu te grafika, nga reklamat te programet, nga planifikimet shkencore, te shkrimet teknike dhe krijuese, lista nuk ka fund. Në botë ka mbi 2 miliardë persona që hapin internetin me anë të kompjuterit ose telefonit dhe mund të kryejnë aktivitete të ndryshme, madje edhe të vështira.
Kësaj i shtohen mijëra kompanitë e vogla që në Europë dhe Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të rriten e të zhvillohen, por që nuk mund të shpenzojnë shumë, pasi po kalojmë një krizë financiare”, thotë Barrie. “Duke u regjistruar në një adresë interneti si e jona, kushdo mund të jetë sipërmarrës, ose punëtor i pavarur, ose të dyja bashkë. Mund të pajtoni një ditë një indian që t’ju ndihmojë për të shkruar një artikull dhe ditën tjetër t’ia ofroni shërbimet e tij një kinezi, i cili po kërkon një gazetar. Koncepti i vendit të punës po e humbet çdo ditë kuptimin, duke u zëvendësuar nga vlera e kompetencave”, shton ai.
Cila është shuma e parave për të cilat duhet të punojë një i huaj?
Paga mesatare e një amerikani është 55 herë më e lartë se ajo e një indiani. Megjithatë paratë nuk janë e vetmja arsye e punës. Ka edhe nga ata që punojnë për ego apo emër. Për shembull kur keni një mendim gjenial, me ndihmën e një profesionisti mund ta bëni realitet brenda 20 minutave. Në faqen tonë të internetit gjithçka arrihet brenda disa ditëve. Nuk na duhet të presim muaj për të bërë diçka që duam. Sot mund të gjesh me mijëra programues, grafistë, studiues, shkrimtarë, fotografë, astrofizikanë, sh*tës, ekspertë marketingu, analistë financiarë që janë gjithmonë të gatshëm për të punuar.
Çfarë do të bëhet me pensionet? Me vendet e punës? Kush do t’i paguajë taksat?
Puna fikse do të vazhdojnë të ekzistojë, por do të riorganizohet. Pensionin mund ta marrim nëse paguajmë taksat dhe sigurimet shoqërore. Për sa i përket taksave, shumë nga profesionistët e lirë që punojnë larg, i paguajnë ato.
Kush i kontrollon shërbimet e internetit?
Në përgjithësi janë firmat e vogla dhe të mesme, megjithatë nuk përjashtohen as firmat e mëdha, numri i të cilave ka filluar të rritet vitet e fundit. Para pak kohësh zbulova diçka të rëndësishme: një nëpunës i një kompanie të madhe amerikane ia besoi punën e tij një punonjësi të pavarur në Indi, duke marrë për muaj me radhë pagën, pa u lodhur fare dhe pa e kuptuar njeri. Në krye të klasifikimit të vendeve më aktive si punëdhënëse, qëndron Amerika, që ndiqet më pas nga Mbretëria e Bashkuar dhe India. Shumë punëtorë të pavarur indianë “takohen” në internet: i krahasojnë projektet me njëri-tjetrin, pastaj i shkëmbejnë. Disa prej tyre vitin e kaluar fituan mbi 1 milion dollarë me punën e tyre. Kjo është edhe arsyeja që po kontribuojmë në lindjen e kësaj forme të re pune.
Duke i kërkuar jashtë shtetit bashkëpunëtorët, si mund t’u besoni atyre?
Falë sistemit të reputacionit. Në përfundim të një projekti si punëtori i pavarur ashtu edhe punëdhënësi duhet të vlerësojnë bashkëbisedimin mes tyre, aftësinë, korrektësinë dhe besueshmërinë. Këto vlerësime përcaktojnë reputacionin e çdo përdoruesi, që duhet të merret në konsideratë nga të gjithë punëdhënësit më pas.
Ky sistem mund të funksionojë edhe brenda një shteti?
15 për qind e projekteve që drejtojmë vijnë nga brenda shtetit, megjithatë nuk ka shumë rëndësi të jetosh në një vend apo në një tjetër. E rëndësishme është ajo që di të bësh dhe reputacioni i mirë i fituar me punët e bëra më parë.
Nuk keni frikë që në Europë ndonjë mund t’ju vërë shkopinj nën rrota për t’ua vështirësuar punën?
Nuk besoj. Ne nuk jemi të vetmit që “eksportojmë punë” jashtë vendit. Në këtë kohë krize ndihmojnë edhe firmat e vogla europiane që të rriten. Veç të tjerash faqja jonë e internetit ka një degë në Gjermani që funksionon për mrekulli dhe do të hapim shumë të tjera nëpër Europë e botë.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Puna fikse krijon stres, punoni si të lirë
eh punaa pun pun behet mur i thojn nje fjale
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Edhe koha e lire me bollek shkakton stres
» Këshilla për një ditë pa stres dhe nerva
» Te punoni ne kembe , ju ndihmon te dobesoheni
» Si ta shmangni gripin në vendin ku punoni?
» Punoni natën? Kujdes nga diabeti

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi