Qetsori: Meshkujt e “Big Brother 5″, janë homoseksualë
2 posters
Faqja 1 e 1
Qetsori: Meshkujt e “Big Brother 5″, janë homoseksualë
Ai ishte pritësi i banorëve të “Big Brother 5”, ndërsa si fitues i këtij “reality show” tri vite më parë mund të japë gjykimin e tij se si i duken konkurrentët e rinj të spektaklit të të shtunave në “Top Channel”. Një javë pas fillimit të “Big Brother 5”, Qetsor Ferunaj jep këtë intervistë me përshtypjet e tij për pjesëmarrësit meshkuj dhe femra, mosha e të cilëve varion nga 18 deri mbi të 50-tat.Edhe pse është shumë herët për të folur rreth personaliteteve të tyre, ai si një person me eksperiencë të jetuar në formatin “BB” komenton lojtarët që vijnë nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia apo Italia. Ndërkohë që asnjëri prej pjesëmarrësve nuk konsiderohet ende konkurrent zyrtar, Qetsori jep opinionin e tij.
Prej një jave ka filluar edicioni 5 i “Big Brother”, si po të duken konkurrentët?
Për aq pak sa i kam ndjekur, unë i shoh të plogësht, pa strategji në kokën e tyre dhe të paaktivizuar në lojë. Me sa po kuptoj, ata mendoj se kanë frikë të shfaqen lirshëm, ende nuk dinë se çfarë duhet të bëjnë me veten e tyre, ndërsa janë bërë pjesë e lojës së vëzhguar. Nga eksperienca ime personale, mendoj që ata duhet ta jetojnë këtë lojë si një marrëdhënie pune me publikun, dhe jo si një pjesëmarrje ku thjesht të tregojnë si vishen e çfarë hanë. Nuk mjafton kjo për një lojë të tillë, që e ka çmimin 100 milionë.
Çfarë pret të shohësh më shumë në lojën e tyre të vëzhguar nga kamerat?
Unë mendoj që ata duhet t’i futen punës, duhet të improvizojnë, të kuptojnë se duhet të luajnë teatër, të bëjnë sjellje të paparashikueshme. Ai nuk është show i zakonshëm, për persona të zakonshëm. E kuptoj që mund t’i ketë pushtuar ankthi i telekamerave, por ky ankth është një lloj sëmundjeje, që ata nëse s’e heqin dot javën e parë, s’do mund ta anashkalojnë dot më në javët në vazhdim.
Ndërkohë që në lojë kemi parë të hyjnë meshkuj si Edgari, Elvisi, Erioni, Ermali, Floriani, Gjoni, Graciano, Liami dhe Meti. Ç’mendon për ta?
Të them të drejtën, do të kisha dëshirë t’i ndiqja më shumë për t’i gjykuar në kompleksitetin e gjithë sjelljeve të tyre, por nuk kam pasur mjaftueshëm kohë. Megjithatë, deri tani do të mund të them se me ndonjë përjashtim nuk shoh aty asnjë mashkull të vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Nga mënyra si si sillen me femrat brenda, shoh se deri tani pjesa më e madhe e tyre mund të ketë prirje homoseksuale. Ndoshta dukem i parakohshëm në gjykimin tim, por këtë përshtypje më lënë pjesa më e madhe e tyre.
Mendon se mungojnë në këtë lojë meshkujt e vërtetë?
Po, dhe nuk më vjen mirë që deri tani nuk kanë hyrë meshkujt që të na përfaqësojnë vërtet si gjini. Një pjesë e mirë e tyre duket se nuk duan të bëhen pjesë e kësaj loje. Mbase i kanë 100 milionët, mbase e kanë siklet faktin e të bërit publik të privatësë së tyre, dhe kjo gjë ndodh me meshkujt që ndihen shumë meshkuj. Nëse do më pyesnit mua pse mora pjesë në një lojë si kjo, ju përgjigjem se unë i mora të gjitha parasysh, përderisa kisha vetëm një qëllim: të fitoja paratë. Dhe jo të gjithë e marrin rrezikun ndër sy, ajo lojë luhet dhe kërkon strategji për të dalë i fituar dhe i pakonsumuar.
Deri tani mungon një konkurrent nga Vlora, pse?
Mendoj që ndonjë konkurrent nga Vlora do të hyjë rrugës së këtij show, sepse është e pamundur që në këtë lojë të mungojë një përfaqësues nga ky qytet. Më duket e pabesueshme.
Po për femrat pjesëmarrëse çfarë mendimi ke?
Femrat që kanë hyrë deri tani, s’janë aspak të bukura. Femrat e “BB5” nuk i krahasoj aspak me femrat e “BB 2”, ku unë luajta me vajza edhe të bukura, edhe interesante. Në përfytyrim tim femrat që marrin përsipër këtë risk, duhet të jenë interesante, të bukura, trasgresive, me komplekse e pa komplekse. Në BB5 tani për tani nuk shoh të tilla, por shpresoj që produksioni të ketë ruajtur surpriza me prurje të reja në javët në vazhdim.
Parashikon krijimin e ndonjë çifti brenda shtëpisë, mund të flasësh me emra konkretë?
Mund të presim surpriza këtë edicion, pasi me personalitetet që ata kanë shfaqur deri tani, mendoj se do të kemi çifte gay, lesbikesh dhe ndonjë çift mashkull-femër.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Qetsori: Meshkujt e “Big Brother 5″, janë homoseksualë
Si puna jote ......................
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Cfare jane meshkujt?
» Meshkujt janë të parashikueshëm
» Me romantike jane femrat apo meshkujt?
» Meshkujt e varfër janë më të dëshirueshëm?
» A jane meshkujt me te zgjuar se femrat?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi