Celulari, si eshte shnderruar ne nje 'Frankeshtajn'
2 posters
Faqja 1 e 1
Celulari, si eshte shnderruar ne nje 'Frankeshtajn'
Si zakonisht, edhe këtë vit Kongresi Botëror i Celularëve, që është shfaqja më ekstravagante e telefonisë lëvizëse në botë, do të mbahet në Barcelonë. Por në fakt, ky kongres duhet që të mbahej në Gjenevë, në qytetin ku Mary Shelley krijoi personazhin e famshëm dhe fatkeq të Frankeshtajnit. Kjo, sepse me rritjen e pavarësisë sonë ndaj celularëve, ndihemi para rrezikut të afërt të krijimit të një monstre ndaj të cilës kemi gjithnjë e më pak kontroll. Mos vallë ky është një ekzagjerim? Atëherë, pa më thoni se cila ishte hera e fundit kur keni dalë nga shtëpia dhe keni kaluar një ditë pa celularin tuaj? Sa të zhveshur, të humbur, të vetmuar jeni ndjerë pa celularin tuaj? Sa të dhëna thelbësore, gjëra personale që nuk do të donit tua shihnin të tjerët ruani në celularin tuaj?
Në një kongres celularësh, sigurisht që artikulohen të gjitha përfitimet që ka njeriu nga përdorimi i tyre. Por e vërteta lakuriq e përtej gjithë kësaj reklame të madhe, është rritja e pushtetit të kësaj aparature dhe të tjera të ngjashme ndaj jetës sonë. Dhe aq i madh është bërë ky pushtet, sa tashmë nuk mund ta kuptoni jetën pa celular. Disa nga problemet me celularët janë tashmë të njohura nga të gjithë. Nëntorin e kaluar, për shembull, një epidemiolog amerikan deklaroi në lidhje me një kërkim shkencor, sipas të cilit celularët tanë na japin kancer.
Më pas ishte Robert Vamosi, një ekspert sigurie, që shpjegoi publikisht se si na spiunojnë celularët që mbajmë. Madje, ai ka bërë edhe një libër në të cilin shpjegon këtë proces dhe fenomen me hollësi, duke nxjerrë në pah pikërisht “anën e errët” të teknologjisë. Në fakt, ekziston një ekosistem i tërë rreth celularit tonë që na përgjon. “Wall Street Journal” ka publikuar një seri shkrimesh me titull: ”Çfarë dinë ata”, ku flet se si aparatet e ‘Apple’, ‘iPhone’ dhe ‘Google Android‘ na ndjekin në çdo lëvizje që bëjmë. Mbikëqyrja dhe industria e telefonisë së lëvizshme, thuhet në gazetë, janë duke u bërë gjithnjë e më të pandara.
Çdo ditë del në pah një skandal i ri me të dhënat personale të dala nga celularët. Vetëm këtë javë, për shembull, u njoftua se ”Facebook”, “Flick” dhe të tjera si këto sajte i lexojnë mesazhet tona pa asnjë lloj leje dhe autorizimi. Problemi real me këta telefona është rritja e shkallës së inteligjencës së tyre. Ashtu sikundër “Google” është duke u marrë me shpikjen e një makine që ecën vetë, po ashtu edhe telefonat e së nesërmes do të jenë gjithnjë e më të pavarur dhe me liri më të madhe veprimi. Në vitin 2015, jo vetëm që do të ketë në të gjithë botën 7 miliardë telefona celularë, por ata do të furnizohen dhe do të funksionojnë përmes inteligjencës artificiale, sikundër është rasti i “Apple Siri personal Assistant” dhe “Evi”, konkurrenti i tij britanik.
Aftësitë e tyre janë që të shkëputen sa më shumë nga truri i njeriut. Ajo për të cilën po flasim është një ndryshim shumë i madh substancial, pra një “shtim truri” për aparatet celulare, një shtim të inteligjencës artificiale. Por, a duam ne në të vërtetë që celularët tanë të kenë pak a shumë aftësitë tona të arsyetimit? A duam që të krijojmë aparate telefonike të ngjashme me ne? Pa dyshim që nuk e duam një gjë të tillë. Veçanërisht që kur ekspertët e industrisë celulare e pranuan në “CNN” se, një gjë e tillë do të kërkonte disa lloj kompromisesh ngjethëse, ndër të cilat leja që do t’u jepnin për të regjistruar dhe ruajtur çdo aspekt të jetës sonë. Po a është e mundur që aparatura të tilla të shndërrohen në subjekte autonome dhe inteligjente të përafërta me ne?
Ndoshta në një moment të caktuar do ta gjenim veten në një botë si ajo që përshkruan një satirist ruso-amerikan, Gary Shteyngart, në të cilën të gjithë kanë me vete një aparat celular të quajtur “aparati”, që është në gjendje të gjurmojë dhe të zbulojë edhe detajet më intime të të tjerëve. E ndërkohë, cilësimi “Frankeshtajn”, që u është bërë kohë më parë këtyre aparaturave të së ardhmes, sa vjen e po bëhet gjithnjë e më koherent dhe i përdorshëm.
Shkrimtari i famshëm britanik, Robert Harris, shkruan në lidhje me këtë tek libri i fundit: ”Indeksi i frikës”, një thriller i bazuar në Gjenevë, pikërisht në vendin e Frankeshtajnit, ku makinat marrin pushtetin e njeriut dhe e sundojnë atë. Por, ai imagjinon një botë me kompjuterë masivë që kanë një arsyetim njerëzor, një skenar shumë herë më i frikshëm, ku fuqia e vërtetë është algoritmi.
Po çfarë duhet të bëjmë që të ndalojmë që telefonat tanë të shndërrohen në Frankeshtajnë? Këtu duhet që të hyjë në lojë legjislacioni. Një i tillë mund të jetë për shembull, forcimi i ligjit të të drejtave të privatësisë. Në këtë drejtim, një punë shumë e mirë është bërë edhe nga komisionerja e BE-së, Viviane Reding, e cila është komisionere e drejtësisë, që është duke parë shumë seriozisht mundësinë e një legjislacioni të plotë dhe gjithëpërfshirës për të ndaluar pikërisht shndërrimin e pajisjeve telefonike në zotër të jetës sonë. Por mbi të gjitha, duhet që të ndalojmë fetishizimin e celularëve tanë.
Këtë vit, në Kongresin e Celularëve morën pjesë 60 mijë vetë që ishin të interesuar për modelet e reja. Por, le të mos harrojmë se bëhet fjalë vetëm për disa pajisje që as na bëjnë më të rinj, as na e shtojnë jetën, e madje as na e përmirësojnë atë cilësisht dhe nuk na bëjnë as më të pushtetshëm. Ajo që duhet të bëjmë më shpesh, është të përdorim sa më shumë butonin OFF, në mënyrë që celularët të mos bëhen kurrë më të zgjuar se ne.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Celulari, si eshte shnderruar ne nje 'Frankeshtajn'
eh jan bo tgjith manjak tel nje me pa pa cel i thon maloku se di qa o celulari ndaj smban gjo
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» A je gati për tu shndërruar në një ti tjetër?
» Po sikur KOHA te ishte duke u shnderruar ne HAPESIRE?
» Varësia nga celulari
» Celulari do të mbushet për më pak se 10 minuta
» AKEP, çdo shqiptar ka nga dy numra celulari

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi