Eshte koha t’i jepet fund farses greke
2 posters
Faqja 1 e 1
Eshte koha t’i jepet fund farses greke
A do të caktohet një komisioner për buxhetin? Apo do të gjendet një zgjidhje tjetër, kjo nuk dihet. E vetmja gjë që po merret vesh, është se sa absurde janë bërë negociatat për të ardhmen e Greqisë. Tashmë ka ardhur koha që t’i jepet fund kësaj tragjikomedie.
Dy vitet e fundit, Greqia është përpjekur që të dialogojë dhe të bjerë dakord me vendet e tjera të Eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ashtuquajturën “paketa e shpëtimit”. Masat shtrënguese janë marrë, ndihma është paguar dhe kreditorët rivalë janë shtrënguar që të pranojnë reduktimin “vullnetar” të borxheve.
Pavarësisht gjithçkaje, Greqia është në një situatë shumë më të keqe tani, se sa dy vjet më parë, kur ishte në kulmin e krizës dhe kur e pranoi një fakt të tillë. Ekonomia e këtij vendi është duke u tkurrur në një mënyrë marramendëse, përqindja e borxhit është duke u rritur shumë dhe bankat e këtij vendi janë mënjanuar nga tregjet ndërkombëtare. Pra, nuk ka as shenjën më të vogël të përmirësimit të situatës. Kjo tregon se gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë me gjithë këtë tentativë dyvjeçare të “shpëtimit”.
Çka është më e keqja, asnjë nga protagonistët duket se nuk e ka kuptuar këtë gjë. Ata vazhdojnë që të negociojnë sikur gjërat të ishin në një situatë normale. Në mënyrë të vazhdueshme, ata nuk po e kuptojnë se debatet e tyre po shndërrohen në debate absurde. Do të ishte shumë më mirë që t’i jepej fund kësaj farse. Që prej disa javësh, qeveria greke është duke negociuar me kreditorët privatë dhe trojkën, pra FMN, BE, Bankën Qendrore Europiane në lidhje me një paketë të dytë të shpëtimit financiar. Por tashmë është e qartë se kjo paketë nuk do ta shpëtojë aspak vendin. Duket se ajo vetëm do të vonojë falimentimin e Greqisë dhe do të shërbejë për të krijuar vështirësi të reja për popullatën greke që është në kulmin e stresit.
Ka ardhur koha që politikanët të kuptojnë se politika e tyre e karrocës dhe e shkopit ka dështuar. Ideja është që vendi të lirohet një herë e mirë nga barra e madhe e borxhit, edhe pse programet e shtrëngimeve financiare dhe zotimet për ndihmë ekonomike duket sikur në parim funksionojnë, por në fakt nuk funksionojnë. Nuk do të funksiononte as nëse kreditorët privatë do të falimentojnë pjesë të borxhit të vendit.
Premtimet e shkelura
Prej muajsh, politikanët e qeverisë greke si dhe të ashtuquajturit “shpëtimtarë” nga Berlini, Parisi dhe Brukseli janë duke mashtruar veten. Çdo paketë e supozuar e shpëtimit financiar pasohet nga një paketë tjetër dhe zotimet për paketa shpëtimi nuk janë aspak zgjidhje të problemit. Kjo ka shumë të bëjë me konsideratat e politikës së brendshme. Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, dhe Presidenti francez Sarkozi duhet që të bindin dhe qetësojnë votuesit e tyre që ata e kanë situatën dhe veçanërisht grekët, nën kontroll. Qeveria e Athinës duhet që të kufizojë barrën që po mbajnë grekët në kurrizin e tyre dhe ta bëjë këtë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo është arsyeja se përse të dyja palët, në mënyrë të vazhdueshme, bien dakord që të premtojnë gjëra që i dinë se nuk do të jenë në gjendje që t’i bëjnë. Paketa aktuale e shpëtimit, për shembull, zyrtarisht është pranuar që të hyjë në fuqi në takimin që është bërë në tetor në Bruksel dhe ndërkohë, është përmirësuar, sepse është shumë e vogël për të përballuar situatën e rëndë. Ekonomia greke është duke u tkurrur shumë më shpejt nga sa supozohej. Plani i shpëtimit të Greqisë, i miratuar verën e kaluar, nën presionin e partnerëve të Eurozonës, është duke dështuar. E vërteta është se të gjitha palët e përfshira në këtë moment duhet që ta kishin të qartë që shifrat nuk mund të dalin nga hiçi. Cili do të ishte ai investitor që do të investonte në një vendi, që për shumë kohë parashikohet që të zhytet në një depresion të thellë ekonomik? Përpjekjet e shpëtimit të supozuara kanë kulmuar te propozimi i fundit gjerman. Qeveria gjermane do të donte që të dërgonte në Athinë një “komisioner të buxhetit” për të pasur nën vëzhgim qeverinë greke në çështjet e shpenzimeve dhe të buxhetit. Nëse kjo nuk do të funksiononte, atëherë gjermanët së paku do të donin që të konfiskonin llogaritë bankare greke, nëse Greqia nuk do të realizonte kushtet. Me të drejtë që këto sugjerime kanë provokuar reagime jo të mira nga grekët. Ndoshta “shpëtimtarët” e Greqisë në të dyja anët e tryezës së negociatave duhet që të tregohen më të ndershëm për një ndryshim. Ja cila është e vërteta: nëse vendi do të duhet që të reduktojë borxhin, në një moment do të duhet që të marrë hua në tregjet e kapitalit sërish dhe në këtë rast, do të donte edhe një reduktim të dukshëm të borxhit. Me fjalë të tjera duhet që të falimentojë. Dhe nuk janë vetëm kreditorët privatë ata që do të duhet të heqin dorë nga një pjesë e borxhit që i ka Greqia. Janë edhe vende të tjera europiane dhe Banka Qendrore Europiane. Kjo do të ishte e shtrenjtë edhe për taksapaguesit në të gjithë Europën dhe do të ishte edhe ekonomikisht e rrezikshme. Në fakt, askush nuk e di se çfarë pasojash do të kishte një falimentim i Greqisë ndaj vendeve të Eurozonës, që janë përfshirë nga kriza si Portugalia, Irlanda, apo edhe Italia. Por të paktën falimentimi do të ishte një zgjidhje e ndershme. Sigurisht që gjërat nuk do të ndalen këtu. Vendet e Eurozonës do të duhet që të ndërtonin një mur mbrojtës ndaj vendeve problematike, në mënyrë që të shmangnin infektimin. Ata duhet që të ndihmonin edhe disa banka që do të futeshin në telashe si pasojë e faljes së borxhit grek. Dhe duhet që t’i jepnin Greqisë një oportunitet të vërtetë për t’u ngritur realisht në këmbë dhe për t’u mëkëmbur. Pra me fjalë të tjera një plan “Marshall”.
Kjo do të kushtonte shumë financiarisht për Gjermaninë veçanërisht dhe për të gjithë taksapaguesit e tjerë, që do të ishin të detyruar të bënin atë që e kishin pasur frikë që nga dita e parë – pra pagesën për Greqinë. Kjo zgjidhje ka edhe dy avantazhe të mëdha. Pagesat do të ishin të kufizuara dhe në fund të fundit dhe mbi të gjitha, do ta ndihmonin Greqinë me të vërtetë.
Ndryshe nga gjithçka që është negociuar deri më tani, zgjidhja do të ishte e denjë që të quhej me të vërtetë një: paketë shpëtimi.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Eshte koha t’i jepet fund farses greke
kur lexoj greqi nqdo vend ku lexoj ket fjal ndjej nje acarim
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» “Koha qe Shqiperise t’i jepet statusi kandidat per BE”
» Koha eshte armiku yne ..
» Cfarë është koha, si e perceptojmë atë...?
» Është koha e bashkimit kombëtar
» Mëngjesi është koha më e mirë për seks

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi