Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjermania, perse po krijon 'frike' ne Europe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjermania, perse po krijon 'frike' ne Europe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania, perse po krijon 'frike' ne Europe

2 posters

Shko poshtë

Gjermania, perse po krijon 'frike' ne Europe Empty Gjermania, perse po krijon 'frike' ne Europe

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 29 Feb 2012 - 10:17

Gjermania, perse po krijon 'frike' ne Europe 1328200271-gjermania_kriza_ne_beIdeja e hedhur nga zyrtarët gjermanë rreth një javë më parë, për vendosjen e politikës së buxhetit grek nën kontrollin e komisionerit të Bashkimit Europian, është kritikuar si një ide që nuk do të funksiononte dhe mbi të gjitha, tregon mungesë respekti. Por falë kontributeve që ka dhënë Gjermania në paketën e shpëtimit financiar për Greqinë, ajo ka të drejtën që të ngulmojë për disiplinë financiare në Europë. Të paktën këtë pretendojnë komentatorët e shtypit gjerman.

Takimi i vendeve të Bashkimit Europian të hënën u mbizotërua nga rritja e frikës për dominimin gjerman në vijim të lajmeve që dolën në fundjavë, sipas të cilave Berlini ishte duke u përgatitur të propozonte dërgimin e një komisioneri të BE-së në Athinë, për të marrë nën kontroll buxhetin grek. Kancelarja gjermane Merkel donte që samiti të përçonte një mesazh pozitiv në lidhje me zotimet për rritjen e vendeve të punës në shtetet e Bashkimit Europian dhe kryesisht në atë të Eurozonës, por nuk ia arriti qëllimit tërësisht. Gazeta greke “Ta Nea” publikoi një karikaturë, në të cilën shfaqej Merkeli që e mbante Greqinë si të ishte një marionetë dhe diçitura ishte: “Nein! Nein! Nein!”

Dhe Kryeministri italian, Prodi, paralajmëroi këtë muaj se Gjermania duhet që të bënte më shumë për të ndihmuar partnerët në Eurozonë ose përndryshe e në të kundërt, do të përballej me një rebelim të njerëzve të frustruar dhe të lodhur, në mënyrë të tejskajshme nga masat shtrënguese financiare të ndërmarra që prej dy vitesh nga qeveritë e vendeve të Eurozonës. Të dhënat ekonomike të publikuara të martën nënvizuan se Gjermania është duke ia dalë në këto momente krize më mirë se partnerët europianë, të cilët po kalojnë për hir të së vërtetës momente ndër më të vështirat e viteve të pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas të dhënave të fundit, papunësia në Gjermani ka rëndë ndjeshëm, ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe të Eurozonës është rritur shumë dhe madje ka kapur shifra rekord.

Ndërsa në Gjemani, papunësia është në shifrat 65%, në vendet e Eurozonës ajo ka kapur shifrën 10%, që është edhe më e larta që nga viti 1998. Sipas komentatorëve, Gjermania ka të drejtë që të ngulmojë në disiplinë financiare të vendeve europiane, por duhet të jetë më e butë në retorikën e saj dhe duhet në radhë të parë të heqë dorë nga ajo lloj retorike që do të ofendonte partnerët e saj. Ideja e një komisioneri për masat shtrënguese financiare, në radhë të parë, është e pandjeshme dhe në radhë të dytë nuk do të funksiononte. Të tjerë analistë thonë se çfarëdo që të vendosin anëtarët e BE-së nuk duhet kurrsesi që komisionerët e masave shtrënguese të pajisen me fuqi autoritare. Sipas tyre, vendet në krizë, që janë duke kaluar një periudhë të vështirë të historisë së tyre, nuk duhet që të transformohen në protektorate.

Një komisioner zyrtar i Bashkimit Europian nuk do të arrinte asgjë më shumë në një vend të caktuar, edhe nëse do të kishte më shumë pushtet dhe autoritet zyrtar. Mbi të gjitha, shpëtimi i një shteti nga situata e rëndë financiare nuk duhet që të shndërrohej për këtë vend te një humbje të sovranitetit. Një vend në krizë nuk duhet që të shesë veten, por edhe pse në vështirësi, por me krenari duhet që të bëjë gjithçka që e ka të mundur për të dalë nga rruga e shtrembër dhe për të fituar edhe një herë lirinë dhe krenarinë financiare për të qenë sërish një i barabartë mes të barabartëve.

Për sa i takon Gjermanisë, ajo ka ekonominë më të fortë deri më tani në Bashkimin Europian dhe ajo është në krye të vendeve për sa i përket edhe shkallës së rritjes ekonomike, por Gjermania nuk duhet që të përfitojë nga kjo begati ekonomike e saj për të sunduar mbi shtetet që janë në nevojë dhe për t’i vënë ato në pozitë të vështirë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjermania, perse po krijon 'frike' ne Europe Empty Re: Gjermania, perse po krijon 'frike' ne Europe

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Nov 2012 - 4:53

gjithmon jan ditur gjermanet si njerey te ashper edhe te frikshem
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi