Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij

3 posters

Shko poshtë

Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij Empty Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 1 Mar 2012 - 8:01

Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij 1330088997-kontraceptiveGratë shqiptare janë minimalisht pak të informuara për kontracepsionin sepse përqindja e grave që bëjnë aborte është shumë e lartë, një ndër popullsitë më të larta në të gjithë Evropën për numër lindjesh dhe numër abortesh dhe raporti tashmë është ndryshuar, është në favor të aborteve dhe jo në favor të lindjeve, kjo do të thotë që të gjitha mënyrat e mbrojtjes nga një shtatzëni e padëshiruar janë jo mirë të njohura nga popullata shqiptare në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë pastaj nga gratë të cilat duhet t’i përdorin këto mjete kontraceptive.

Popullata më e pambrojtur dhe më e pasigurt në këtë pjesë është mosha studentore e cila hyn në raportet e para seksuale pa ditur që ka një shtatzëni nga prapa dhe pa ditur dhe pjesën tjetër që ka dhe mënyra mbrojtjeje të cilat i garantojnë një jetë seksuale të qetë, normale dhe pa probleme të kësaj natyre që në fakt bëhen pastaj edhe burim problemesh të mëvonshme për këtë kontigjent popullate që në një farë mënyre gjen një zgjidhje sepse bën abortin. Por pasojat e abortit janë psikologjike, sociale, dhe pastaj janë pasojat mjekësore të tij që janë realisht goxha të rëndësishme për shëndetin riprodhues dhe për shëndetin specifik të gruas në përgjithësi.

Nevojat për përdorimin e kontraceptivëve

Nevoja e kontracepsionit është ka lindur kryesisht për moshat e reja, moshat e riprodhimit, të cilat për të shmangur një intervent, një ndërhyrje siç është aborti zgjedhin një mënyrë që është pak e dëmshme dhe e sigurt nga një shtatzëni e padëshiruar, deri në momentin që çifti do të dojë të planifikojë një shtatzëni.

Domosdoshmëria për informimin e popullatës me moshë të re

Që mbas vitit ‘93 informacioni mbi seksualitetin tek ne ka filluar të jepet që në klasën e tetë. Mësuesit që japin edukatën seksuale në shkolla përgjithësisht nuk flasin sepse raporti midis nxënësve dhe mësuesve është pak i sikletshëm në Shqipëri për këtë temë. Kjo vjen për shkak të mentalitetit tona, prandaj në pjesën dërrmuese popullsia shqiptare, detyrimisht është totalisht e painformuar. Orientimet paraprake të rinjtë duhet t’i marrin ne familje por kjo tek ne nuk ndodh, kështu që në momentin e parë kur fillon jeta aktive ata ndodhen përballë një situate që i çon këto të reja drejt aborteve.

Mosha e rekomanduar për përdorimin e kontraceptivëve

Mosha e përcaktuar nga ekspertët dhe mjaket për fillimin e përdorimit të kontraceptivëve duhet të startojë që me kryerjen e marrëdhënieve të para seksuale deri në momentin që çifti do të ketë një shtatzëni. Rekomandohet që deri në 35 vjeç është një mënyrë mbrojtëse e sigurt në 99 për qind të rasteve, është një përqindje shumë e ulët dështimi që mund të kenë kontraceptivët, më tepër është teorike sesa e verifikuar praktikisht.

Përdorimi nga partnerët e rregullt

Për partnerët e rregullt do të ishte mirë të përdoren rregullisht kontraceptivët. Në rastet kur nuk ka partner fiks do të gjendet një mënyrë tjetër kontraceptivi. Në këtë rast, një mënyrë mbrojtjeje është prezervativi që bëhet i domosdoshëm për dy arsye: e para për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar dhe e dyta për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme siç është sida, dhe gjithë infeksionet e tjera, sepse një partner jo fiks do të thotë, një partner që nuk e njeh mirë dhe detyrimisht, probabiliteti i të dyja palëve për të marrë diçka të kësaj natyre është goxha i lartë.

Avantazhet dhe disavantazhet e kontraceptiveve

Kryesorja është parandalimi i një shtatzënie të padëshiruar, pra ideja e prodhimit të kontraceptivëve ka qenë pikërisht kjo. Nga momenti i prodhimit të tyre kanë kaluar 50 vjet dhe vazhdojnë të prodhohen preparate të rinj sepse është parë që përveç shtatzënisë së padëshiruar kontraceptivet stabilizojnë ciklin tek një grua shumë mirë dhe ulin dhimbjet gjatë menstruacioneve në mënyrë të dukshme, ulin humbjen e gjakut gjate menstruacioneve qe është një komponent i rëndësishëm për ato gra që e kanë dhe i drejtohen shpeshherë maternitetit për këtë gjë, njëkohësisht gratë që përdorin kontraceptivë janë të mbrojtura nga formimi i kisteve në vezë, nga kanceri i mitrës dhe i vezoreve edhe 5 vjet pas ndërprerjes së tyre, që janë faktorë pozitivë në kuadrin e përdorimit të kontraceptivëve, kjo bëhet kryesisht për kontraceptivët oralë, që merren nga goja, sepse prezervativi dhe sterilja nuk është se mbrojnë në këtë pjesë.

Efektet anësore të kontraceptivëve

Kontraceptivët kanë teorikisht dhe praktikisht efekte anësore më pak se një shtatzëni e padëshiruar, që do të thotë se nëse kontraceptivët shkaktojnë probleme me enët e gjakut, kjo është e barasvlefshme me atë që shkakton shtatzënia e padëshiruar. Në përgjithësi shtatzënia çrregullon gjithë enët e gjakut, kështu që përqindja e rrezikut është e njëjte për të dy rastet. Problemi tjetër është se pas moshës 35 vjeç përbën rrezikshmëri te gratë që pinë duhan sepse favorizojnë në radhë të parë problemet e zemrës. Nuk është se i nxisin kontraceptivët, por i favorizojnë, prandaj dhe konsiderohet për gratë që pinë duhan, sepse tek ato probabiliteti që enët e gjakut, e kryesisht zemra të jetë e dëmtuar është më e lartë. Prandaj dhe kontraceptivët i favorizojnë te këto mosha problemet e zemrës. Kohët e fundit po prodhohen kontraceptivë me doza minimale, shumë të ulëta që favorizojnë përdorimin e tyre edhe nga këto mosha.

Kanceri i gjirit dhe kontraceptivët

Një problem shumë i diskutuar ka qene kanceri i gjirit dhe kontraceptivët. Përgjithësisht është vënë re që kontraceptivët nuk shkaktojnë kancer gjiri. Problemi i kancerit të gjirit për gratë e gjithë Evropës Perëndimore që kontrollohen rregullisht është se marrja e kontraceptivëve e detyron gruan të kontrollohet me shpesh dhe me rregullisht. Dhe midis vizitave të tjera, është edhe vizita e kontrollimit të gjirit. Është organizuar edhe një konferencë për kancerin e gjirit tek gratë shqiptare, si një pjesë që ka të bëjë me sensibilizimin e popullatës femërore, kryesisht për kancerin e gjirit. Përsa i përket kontraceptivëve problemi është i zgjidhur, kontraceptivët nuk shkaktojnë kancer, por duke rritur mundësinë e diagnostifikimit, evidentohen më herët patologjitë që mund të ketë gjiri. Vizitat të mjeku dhe gjinekologu duhet të bëhen zakon, por tek ne mungon kultura e rrënjosur shëndetësore dhe seksuale.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij Empty Re: Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij

Mesazh nga Anakonda Sun 18 Nov 2012 - 2:34

jan te zgjuta femrat shqiptare nga njera an
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij Empty Re: Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij

Mesazh nga il conte Sun 18 Nov 2012 - 2:36

Nga njera ane ... po nga tjetra...???? [oook]
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij Empty Re: Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe perdorimin e tij

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi