Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah

4 posters

Shko poshtë

Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah Empty Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah

Mesazh nga kasperi Sat 15 Oct 2011 - 10:17

[You must be registered and logged in to see this image.]Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah



Shumë prej burrave nuk dinë as ngjyrën e syve dhe as rolin profesional të gruas së tyre, për të mos folur pastaj për ushqimet.
Kjo mungesë vëmendjeje i çon çiftet jo rrallëherë drejt grindjeve dhe konflikteve të ndryshme. “Jemi të martuar prej 40 vjetësh dhe burri im, çdo mëngjes më pyet nëse dua kafe. Sa i sjellshëm do të mendoni ju. Sa keq që unë nuk e pi kafen, sepse më dhemb stomaku”. Pavarësisht se çiftet ulen çdo ditë në të njëjtën tavolinë për të ngrënë mëngjes, drekë apo darkë, burrat duket se nuk dinë asgjë për gratë apo shoqet e tyre. Sipas asaj që tregon “Daily mail”, miliona anglezë nuk i njohin mirë shoqet e tyre, madje shumë nuk dinë të thonë as se çfarë ngjyre i kanë sytë. Por ky nuk është problem vetëm i anglezëve, të njëjtin shqetësim femrat e kanë kudo. Kjo mungesë vëmendjeje, shpesh e patolerueshme është një prej arsyeve që i çon çiftet jo rrallëherë drejt ndarjes.

Sondazhi

Një sondazh i bërë tek 2 mijë meshkuj brenda parfumerive, ka treguar se 12 për qind nuk e dinë ngjyrën e syve të së dashurës, 10 për qind nuk e dinë ditën e lindjes, ndërsa 8 për qind as që e ka idenë për ngjyrën natyrale të flokëve. Pastaj, një në tre burra nuk është në gjendje të thotë se cili është parfumi i preferuar i femrës që ka në krah. Shumë kanë probleme serioze me veshjet, por dhe më i rëndë është fakti se nuk dinë me saktësi rolin saj profesional apo emrin e mikeshës së ngushtë. Kjo lloj “injorance” u krijon meshkujve jo pak probleme, sidomos kur bëhet fjalë për të bërë dhurata në ditë të caktuara të vitit. Kërkuesit thanë se të paktën 27 për qind e meshkujve ka blerë veshjen me masën e gabuar. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre ka pranuar se femrat janë më të kujdesshme ndaj këtyre detajeve. Sipas ekspertes së marrëdhënieve në çift, Francine Kaye, ajo që për dikë është një datë e rëndësishme, mund të jetë pak e konsiderueshme për një mashkull: “Nëse doni që të kujtohet për detaje të veçanta duhet t’ia kujtoni. Me meshkujt nuk duhen përdorur kurrë nënkuptime. Thojani gjithmonë gjërat në mënyrë të qartë. Për shembull, nëse doni diçka për Shën Valentinin duhet t’ia kërkoni, sepse prej vitesh është vërtetuar se ata që nuk dinë të bëjnë dhurata ose bëjnë atë të gabuarën, janë meshkujt. Ata blejnë gjithmonë të brendshme, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, çanta, parfume, rruaza, objekte për shtëpinë, që shpesh janë jashtë shijeve të femrave”. Sipas sondazheve, 60 për qind e femrave mendojnë se është tepër romantike që partneri t’u propozojë për martesë ditën e Shën Valentinit, megjithëse në rast se e dashura jote dëshiron të martohet me ty, do ta mirëpresë propozimin kurdo qoftë. Një sondazh i kryer mbi më shumë se 8500 njerëz, zbuloi se dy të tretat e martesave kanë nisur me propozim zyrtar - që vazhdon të bëhet në pjesën dërrmuese të rasteve nga meshkujt. Një tjetër sondazh i zhvilluar në Amerikë, gjatë të cilit u pyetën 50 mijë veta, njerëzit mendojnë se propozimi është i nevojshëm. Të gjitha studimet arrijnë në përfundimin se gjestet solemne në të tilla raste luajnë rol shume pozitiv.
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah Empty Re: Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah

Mesazh nga WebMaster Sat 15 Oct 2011 - 10:33

Sa e vertet kjo kasper Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah 426788
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah Empty Re: Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah

Mesazh nga Tonii Sat 15 Oct 2011 - 10:49

sa mir , domethen kur te martohem une nuk do ta njoh gruan dhe do iki tek komshija, po kjo qenka fenomenale yyyyyyyyy
ja dhe preteksi i meshkujve ,, gru me fal por te ngatrrova si nuk te kam njohur une ty?! te jap fjalen se qe sot e tuje do te njoh [You must be registered and logged in to see this image.]
a more popull ju shkoj jeta me sondazhe ca mendoj si ta bej propozimin duhet natyr e qet duhet te ulem ne gjujn e terci e verci o njerez mos e beni jeten me grafik ne mur
dashuro natyrshem pa shum skema qesharake qe kopjohen ne filma por thuaje dashurin ashtu sikur e ndjen je unikal ne kte bot e ashtu dhe ta mendosh e perjetosh momentin tend pa skenare filmash qe vrasin e mundojn enderrat e tua, ne eshte shi mos prit te dali dielli e ne esht diell mos prit ta romatizosh castin tend, por lere te rreshqas leht dashuria si gjethja ne fllad, se dashuri nuk ka stin por ama nje gjethe e nje fllad e ka gjithnje
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah Empty Re: Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 19:01

Mese vertete..............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah Empty Re: Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi