Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Profecite e fundit te botes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Profecite e fundit te botes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profecite e fundit te botes

2 posters

Shko poshtë

Profecite e fundit te botes Empty Profecite e fundit te botes

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 1 Mar 2012 - 11:57

Profecite e fundit te botes 1325261645-profecite_e_botesJanë të shumtë ata që kanë profetizuar për fundin e botës. Madje që kur është krijuar ajo. Deri tani gjithçka ka qenë një gënjeshtër, e megjithatë kjo nuk i pengon “profetët” që të vazhdojnë të tjerrin histori nga më ekzotiket, por edhe apokaliptiket në shumë raste. Ja disa syresh. Mos i merrni seriozisht.

William Miller

William Miller është ndoshta profeti më i rremë në historinë e njerëzimit. Në vitin 1840, ai nisi që të predikonte në lidhje me fundin e botës, duke thënë se Jezu Krishti do të rikthehej për të shumëpriturën Ardhja e Dytë dhe se Toka do të përfshihej nga zjarri dhe shkatërrimi diku në periudhën mes marsit të vitit 1843 dhe marsit të vitit 1844. Mesazhet e tij i qarkullonte përmes teknologjive të kohës me postera e letra të shtypura dhe të përparuara në vendet e populluara. Kur ajo që ai profetizoi nuk ndodhi, Miller e ndryshoi datën e fundit të botës, duke thënë se do të ndodhte më 22 tetor. Kur edhe ajo datë kaloi, atëherë ai tha se disa gjëra kishin bërë që të ndryshonin profecitë e tij.

Harold Camping, 1994

Parashikimi i Harold Camping se bota do të merrte fund të shtunën më 21 maj të vitit 2011, nuk është parashikimi i parë i parealizuar i këtij njeriu. Në vitin 1992, ky evangjelist publikoi një libër të titulluar “1994”. Në të thuhet se diku nga mesi i shtatorit të vitit 1994, Krishti do të rikthehej dhe ky do të ishte fundi i botës. Ai abuzonte me përllogaritjet e tij në shumë numra dhe data të gjetura në Bibël dhe në atë kohë tha se parashikimi i tij ishte 99% i sigurt. Por bota gjithsesi nuk mbaroi në atë datë. Madje as më 31 mars të vitit 1995, një datë tjetër, të cilën ai e profetizoi. E megjithatë ai vazhdon edhe sot që të thotë data të fundit të botës me shumë këmbëngulje dhe me besim, se në mos njëra, tjetra do të dalë e vërtetë.

2012

Viti 2012 ka një domethënie të madhe për shumë njerëz, domethënie të cilat në disa raste vijnë edhe me lajme të mira. Një besim i New Age thotë që ky vit, pra viti 2012, është viti në të cilin njerëzimi do të pësojë një transformim të madh fizik dhe shpirtëror. Ndërkohë ka të tjerë që parashikojnë se atë vit Toka do të përplaset me një vrimë të zezë, ose me një planet të quajtur Nibiru. Por ndoshta besimi më popullor i atribuohet kalendarit të Majave, që po jetojmë tani, sipas të cilit bota që njohim sot do të ndryshojë më 21 dhjetor të vitit 2012. Për këtë mbetet vetëm të kemi pak durim dhe të presim disa muaj…

William Branham dhe parashikimi i tij

Pak para perëndimit të diellit, më 28 shkurt të vitit 1963, banorët e veriperëndimit të Arizonës panë atë që gazeta lokale e quajti “një re mrekullisht të bukur dhe misterioze”. Po atë ditë pastori William Brahnam, që themeloi një lëvizje besim-shëruese pas Luftës së II Botërore, deklaroi se kishte marrë udhëzimet pas një takimi me shtatë engjëj nga Libri i Zbulesës. Ai predikoi shtatë lutje në shtatë net, duke shpjeguar domethënien e ëndrrave që kishte parë. Sipas këtyre ëndrrave, Jezusi do të rikthehej në Tokë në vitin 1977. Por ai nuk arriti që të jetonte deri në atë datë. Në dhjetor të vitit 1965 pësoi një aksident me makinë dhe vdiq ditën e Krishtlindjeve.

Anabaptistët e Munsterit

Në vitet e turbullta që pasuan Reformimin Protestant, u shfaqën shumë sekte radikale që profetizonin një kredo apokaliptike, të cilët madje shqetësuan edhe vetë Martin Lutherin. Anabaptistët, emri i të cilëve vjen nga latinishtja dhe do të thotë “Ata që pagëzohen vazhdimisht”, refuzuan shumë forma organizimi politik dhe hierarki sociale në favor të një komonuelthi teokratik të idealizuar. Në vitin 1530, një grup anabaptistësh morën kontrollin e qytetit gjerman të Munsterit dhe e quajtën Jerusalemi i Ri deri në pritje të rikthimit të Krishtit. Por situata në këtë qytet ishte shumë larg idealizimit të krishterë. Një rrobaqepës nga një qytet aty pranë e shpalli veten si Mesia i ditëve të fundit, duke u martuar me shumë gra e duke bërë qejf. Por kjo situatë nuk zgjati shumë.

Planeti i madh Tokë dhe libra të tjerë profecish

Nëse do të ndiqni Hal Lindsey, atëherë do t’u duhet që të ndryshoni datën e fundit të botës disa herë në kalendarin tuaj. “Planeti i madh Tokë është një libër i tij shumë i shitur në perëndimin e vitit 1970, në të cilin ai parashikoi se bota do të marrë fund diku nga 31 dhjetori i vitit 1988. Ai citonte një sërë ngjarjesh botërore, duke filluar nga lufta bërthamore, kërcënimi i komunizmit dhe shtrirja e Izraelit si arsye që do të çonin botën drejt fundit. Librat e tij të mëvonshëm me të njëjtën temë e shtynë fundin e botës fillimisht për në vitet ’90 dhe më pas edhe në vitit 2000. Deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë për to. Por edhe nëse autori i këtyre profecive dështoi, ia doli mbanë në një zhanër tjetër. Ai pati shumë pasues të librave profetikë që kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë në lidhje me këtë temë dhe kanë shumë lexues.

Y2K

Ishte dita kur supozohej që të provohej ajo që urrejtësit e teknologjisë kishin parashikuar prej një kohe të gjatë: kompjuterët dhe jo mëkatet do ta çojnë botën drejt fundit të saj. Para 1 janarit të vitit 2000, që ishte edhe dita e profecisë së fundit të botës, analistët spekuluan në mënyrë të vazhdueshme për të vërtetat e mundshme të kësaj profecie që do të ndodhte në mesnatën e 31 dhjetorit të vitit 1999. U paratha se i gjithë sistemi kompjuterik do të zhbëhej dhe gjithçka do të futej në një kolaps, për të mos thënë se do të riktheheshim në epokën e gurit. Por kjo nuk doli e vërtetë dhe një tjetër profeci për fundin e botës rezultoi e rreme dhe e pabazë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profecite e fundit te botes Empty Re: Profecite e fundit te botes

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Mar 2012 - 18:26

E cfare po thoni dhe ju se na shtite friken [QeSh]
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi