Skllever te 'zotit' nafte
2 posters
Faqja 1 e 1
Skllever te 'zotit' nafte
Në të gjithë Europën, çmimi i benzinës ka kapur shifrën e 2 eurove. Në Shtetet e Bashkuara i ka kaluar tashmë 4 dollarët dhe ngritja vazhdon… Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas përvojës së vjetër, kur çmimi i naftës shkon 4 dollarë për gallon, është një shifër që del në krye të shqetësimeve të përditshme të njerëzve dhe shndërrohet në një faktor përcaktues për gjendjen e ekonomisë. Por sot për sot është Eurozona, terreni më i brishtë i krizës së re energjetike. Mjafton të sjellësh ndërmend që në shumë vende të Europës Perëndimore, benzina super ka shkuar tashmë në 2 euro për litër. Arsyet janë të shumta dhe komplekse, duke filluar nga çështja e Iranit e deri te politikat fiskale të buxhetit dhe ndikimi që kanë politikat e shteteve si SHBA dhe Kina në ekonominë europiane.
Por le ta nisim me Iranin. Regjimi i Teheranit, duke dashur që të japë një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të marra ndaj tij, ka goditur aty ku ka mundur, pra në këtë rast ka goditur Europën. Që nga momenti që “Satanai amerikan” nuk importon naftë të papërpunuar iraniane, rënia e eksportit në Teheran ka shënuar një shifër prej 500 fuçish në ditë dhe kjo për sa përket dy klientëve shumë të mëdhenj: Kina dhe Europa.
Nëse kësaj situate do t’i shtonim edhe krizën e Sirisë, Sudanit Jugor dhe Jemenit, atëherë do të bëhej fjalë për një mungesë prej 700,000 fuçish në ditë. Mungesat nga ana e ofertës ndikojnë gjithmonë te çmimet dhe në këtë situatë përfshihet edhe kriza e Eurozonës. Për sa i përket dollarit, pavarësisht gjithë sulmeve antiamerikane kundër saj nga ajatollahët iranianë, apo Havezi në Venezuelë, ai vazhdon që të jetë monedha e vetme për transaksionet financiare të lëndëve të para. Rezultati: krahasuar me vitin 2011, dobësimi i euros ka forcuar qarkullimin e çmimeve të larta për konsumatorët e Eurozonës. E gjithë kjo ndodh ndërsa Eurozona është ndërkohë nën presionin politik të buxheteve të shtrënguara që “fabrikojnë” recesion në vendet e ndryshme të Eurozonës. Sipas ekspertëve, pikërisht në Eurozonën janë sot të gjithë përbërësit e një “stuhie perfekte”, një tronditje e vërtetë energjetike që është krijuar nga kombinimi dy elementëve: rritjes së lartë të çmimeve dhe dobësimit të monedhës.
Aktorë të tjerë si Kina dhe Japonia deri më tani kanë mundur që të jenë në një situatë më të mirë, falë forcimit të monedhave të tyre. Ndërsa Europa është ndryshe. Sipas librit “Tronditjet historike të naftës”, dhjetë recesione të pas Luftës së Dytë Botërore janë shkaktuar pazgjidhshmërisht nga çështje që kanë pasur të bënin me rritjen e faturës energjetike. Në fakt është paradoks që sot, Eurozona duhet që të paguajë për një krizë, origjina e së cilës është diku gjetkë. Historia përsëritet me një rregull mbresëlënës. Një analist ka llogaritur që çmimi aktual i karburantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një pik që është arritur shumë herë në të shkuarën dhe gjithnjë në rrethana të jashtëzakonshme.
Një çmim i tillë, sigurisht sipas vlerësimit të periudhës, u vu re në fund të Luftës së Parë Botërore e më pas, situata ndodhi edhe në tronditjen e dytë energjetike të vitit 1979, në vijim të revolucionit iranian dhe së fundi në momentet e paqartësisë së madhe të “Pranverës arabe” vitin e kaluar, kur revoltat në Libi bllokuan një burim shumë të rëndësishëm të naftës bruto për Perëndimin. Tani ja ku jemi sërish në të njëjtën situatë, me tamburet e luftës që dëgjohen rreth Iranit. Për Amerikën, një konflikt do të ishte problematik edhe nga këndvështrimi ekonomik dhe kjo do të ishte në këtë moment në disfavor të Presidentit aktual, por edhe të ekonomisë. Ajo do të godiste rritjen e vogël ekonomike që më në fund është shënuar në vend. Republikanët mbeten me shpresën e një krize të thellë të karburantit. Dhe përkimet historike vazhdojnë. Sot, kundërshtarët e Obamës kujtojnë se ngjitja e tij në Shtëpinë e Bardhë, fillimisht si kandidat i demokratëve në pranverën e vitit 2008, përkoi me një tjetër periudhë të hiperinflacionit të naftës dhe të të gjitha lëndëve të para në përgjithësi. Senatori i atëhershëm i Ilinoisit deklaroi se e konsideronte ekonominë e Gjelbër si një nga pikat më të forta të platformës zgjedhore. Pikërisht pamja e tij “e gjelbër” i dha Obamës një numër të madh mbështetësish në të gjithë vendin dhe veçanërisht mbështetjen e të rinjve. E megjithatë, që nga ai moment, çmimi i naftës bruto fillimisht ra me ardhjen e recesionit dhe më pas u rrit shumë. Për sa i përket Amerikës, ajo importon thuajse gjysmën e konsumit të saj të naftës. Një varësi që për të tjerët do të ishte shumë e rëndë. Ndërsa Rusia, nga ana tjetër, është sjellë vazhdimisht rreth rezervave të saj natyrore të gazit. Që nga pushtimi i Afganistanit, në vitin 1979, e deri në ditët tona, historia politike e Bashkimit Sovjetik dhe më pas ajo e Rusisë ka ndjekur “ciklin e naftës bruto” dhe sipas “Financial Times”, rekordi i çmimit të naftës bruto ka përkuar me fazat më autoritare, luftarake dhe ekspansioniste.
Në të gjithë botën, autoritarizmat e mbështetura nga çmimi i naftës bruto mbështeten edhe nga inflacioni i energjisë dhe në rrethana të tilla, demokracitë liberale të Perëndimit vuajnë. Obama është shtrënguar që në njëfarë mënyre të tërhiqet, në shenjë dobësie dhe mungese force. Sipas Obamës, në këndvështrimin afatgjatë, arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve do të jetë kërkesa gjithnjë e në rritje e vendeve si Kina, India dhe Brazili. Në pesë vitet e fundit, numri i sipërmarrjeve që qarkullojnë në Kinë është trefishuar. Në një vit të vetëm janë shtuar 10 milionë makina në Kinë. E me kalimin e kohës, duke qenë se edhe brazilianët dhe indianët aspirojnë të blejnë makina të mira, numri i makinave do të rritet dhe bashkë me të, edhe kërkesa për karburant.
Kësaj tendence gjithnjë e në rritje i shtohen edhe shkaqe të tjera rënduese aktuale. Për shembull spekulimet janë shtuar shumë dhe po bëhen gjithnjë e më të rafinuara. Rrethanat gjithsesi ndryshojnë herë pas here, por “varësia ndaj naftës” është konstantja që nuk ndryshon kurrë. Ky term, në fakt, për sa i përket politikës amerikane hyri në axhendë në kohën e Presidentit Nikson në pjesën e parë të viteve ‘70. Si ka mundësi sot që jemi përballë të njëjtit problem të vjetër në Shtetet e Bashkuara pas tre vitesh në pushtet të administratës “më të gjelbër” në historinë e Amerikës?
Përse janë arritur vetëm disa rezultate shumë të vogla në diversifikimin e fondeve? Vetë Shtëpia e Bardhë na i jep burimet. Kështu sipas statistikave të saj, që nga viti 2008, prodhimi i naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur çdo vit. Në 2011-n, kjo arriti edhe maksimumin e tetë viteve të fundit me 100 mijë fuçi në ditë. Pikërisht në këto shifra është edhe çelësi i misterit. Si ambientalistët që shpresonin në një bum të burimeve të rinovueshme, si ata që parashikonin një shterim të rezervave të naftës, janë të përgënjeshtruar në shpresat dhe parashikimet e tyre në këtë situatë.
Shqiperia.com

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Skllever te 'zotit' nafte
eh epo nafta esht burim i pariparterirtshem e prAndaj po bejn luft me lindjen e mesme(arabin per ket naften e shkrete)
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Azi, nje fuci nafte shkon 82 dollare
» Aksidentohet autoboti me naftë, shpërthim në rrugë
» Përmbyset autoboti me naftë, bllokohet rruga
» Lutje Zotit
» Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi