Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën

2 posters

Shko poshtë

Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën Empty Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 5 Mar 2012 - 5:37

Studimet kane treguar se kur njerezit ndjejne dashurine e te tjereve apo japin dashuri ata, jetojne me gjate, ndjehen me te lumtur, kane shendet me te mbrojtur, preken me pak nga semundje te ndryshme

Çfare roli ka dashuria ne jeten tone? Kjo eshte nje pyetje qe gjithesecilit nga ne i vjen vetvetiu ne mendje. Pergjigja vjen nga shkencetaret qe tregojne se dashuria eshte jo vetem nje ushqim per mendjen por edhe per trupin. Ështe vertetuar se vetmia dhe izolimi nga njerezit eshte “semundja” me me pasoja psikologjike dhe si pasoje edhe shendetesore. Akoma nje tjeter “çudi” e qenies njerezore eshte fakti se si intimiteti mbron dhe behet barriera jone ndaj semundjeve.

Studimet kane treguar se kur njerezit ndjejne dashurine e te tjereve apo japin dashuri ata, jetojne me gjate, ndjehen me te lumtur, kane shendet me te mbrojtur, preken me pak nga semundje te ndryshme, kane tendence te kene shendet kardiovaskular me te mire, bien me rralle ne depresion.

Angazhimet e jetes se perditshme luajne nje rol te rendesishem ne braktisjen e interesit seksual ndaj partnerit. “Stresi, ankthi, depresioni, çfaredo shqetesimi tjeter qe lidh jeten e nje femre mund te ndikoje ne seksualizmin e saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e vet. “E verteta eshte se libidoja i nje femre nuk do te jete kurre siç ishte ne fillimet e saj ne lidhje me partnerin.

Trupi i gruas nuk mund te mbeshtese pasionin. Nuk do te mundeshin te benin asgje, nese do te jetonin gjithmone ne ate faze. Nuk eshte vetem kohezgjatja ajo qe e ben cilesor nje raport. Grate kane deshire me rralle se burrat per te bere dashuri, sepse gruaja, me shume se burri shperqendrohet nga seksi. Disa e kane nga arsye kulturore apo fetare, disa te tjera, pjesa me e madhe, sepse jane thjesht selektive. E keshtu preferojne qe seksi te jete nje eksperience e plote, sentimentale dhe fizike.

Njerezit qe jane perqendruar shume tek imazhi, e jetojne me me shqetesim plakjen, qe padyshim sjell ndryshime hormonale. Per burrin, kur e ve re se ka nevoje per stimulime me te zgjatura per te arritur ereksionin apo pakesimi i lubrifikimit per gruan mund te sjelle shqetesime. Pastaj edhe muskujt jane me pak elastike duke bere qe disa pozicione te mos jene me te praktikueshme. Por nese e gjitha kjo eshte nje ligj i natyres, sido qe te jete ekziston mundesia per te gjetur nje seksualitet te ri. Ose me mire nje stil te ri.

Studiuesit kane analizuar gjithashtu edhe ndikimin e efektet e marredhenieve seksuale tek pagjumesia. Ne baze te hulumtimeve afatgjata shkencore eshte vertetuar se dashuria i pakeson pasojat negative te pagjumesise. Ne hulumtimet e bera studiuesit jane nisur nga faktet se çiftet e reja dhe ne pergjithesi çiftet erotike arrijne qe me dite dhe net te tera te rrine zgjuar, duke perfunduar se dashuria e largon nevojen per te fjetur. “Kur njeriu eshte i dashuruar”, theksojne ata ne studimet e tyre, “ne trupin e tij aktivizohen hormonet, te cilat, pa kurrfare pasojash te demshme, e shkaterrojne lodhjen. Ato hormone ndikojne ne furnizimin me te mire te trurit me gjak, kurse ndikojne ne menyre stimuluese edhe ne gjendjen shpirterore te te dashuruarve. Ështe e natyrshme qe dy te dashuruarit sa me shume kohe t’i kushtojne njeri-tjetrit, aq me teper perkushtohen ne lidhje”.femerore com
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën Empty Re: Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 19:40

Dashuria,sepse pasioni mund te zhduket sa hap e mbyll syte.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi