Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Fuqia e vullnetit dhe e mendjes njerëzore mund të bashkëveproj... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Fuqia e vullnetit dhe e mendjes njerëzore mund të bashkëveproj... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fuqia e vullnetit dhe e mendjes njerëzore mund të bashkëveproj...

2 posters

Shko poshtë

 Fuqia e vullnetit dhe e mendjes njerëzore mund të bashkëveproj... Empty Fuqia e vullnetit dhe e mendjes njerëzore mund të bashkëveproj...

Mesazh nga Emona Tue 6 Mar 2012 - 8:44

(Shkruan: David AMERLAND)

Sot, fizikantët më aventurierë nuk hezitojnë të flasin për konceptin multi-dimensional të hapësirës dhe kohës ku shkrihen fizika e Ajnshtajnit dhe teoria kuantike për të dhënë pamjen e një universi ku çdo gjë që mund të ndodh, më së fundi, ndodh. Kjo do të thotë se një veturë që nuk ju shtypi dot në mëngjez, kur ishit duke shkuar për në punë, në një univers tjetër ajo ju ka goditur ju dhe se një numër llotarie që nuk ju ra juve, diku dhe dikur ju ka bërë të pasur tej ëndërrave tuaja më të çmendura.

Sot, fizikantët më aventurierë nuk hezitojnë të flasin për konceptin multi-dimensional të hapësirës dhe kohës ku shkrihen fizika e Ajnshtajnit dhe teoria kuantike për të dhënë pamjen e një universi ku çdo gjë që mund të ndodh, më së fundi, ndodh. Kjo do të thotë se një veturë që nuk ju shtypi dot në mëngjez, kur ishit duke shkuar për në punë, në një univers tjetër ajo ju ka goditur ju dhe se një numër llotarie që nuk ju ra juve, diku dhe dikur ju ka bërë të pasur tej ëndërrave tuaja më të çmendura.

Bota në të cilën jetojmë është në ndryshim të vazhdueshëm. Jo më shumë se dhjetë vjetë të shkuara të gjithë ishim drejtuar drejt një të ardhme ku parashikimi shkencor do ta hiqte nga jeta elementin e rastësisë. Njerëzit nuk bëjnë më shaka me besimet magjike dhe nuk përpiqen të provojnë se astrologjia është shtirje. Shkencëtarët që në atë kohë diskutonin mundësinë e ndërtimit të kompjuterave me një fuqi të mjaftueshme për të parashikuar sasinë e rreshjeve të shiut në Australi duke studjuar sasinë e borës që bie mbi Alpet dhe mundësinë që jeta e përditshme moderne të mund të udhëhiqet nga aplikimi racional i llogjikës së aplikuar. Sot, të gjithë jemi të njohur me konceptin pothuaj mistik të teoricienëve të Kaosit se 'një flutur e vetme që rreh krahët në Kinë....mund të ndryshojë modelet globale të motit'.

Pasiguria universale që sjell në pikëpamjet tona fizika e Kaosit nuk është gjë e re. Për fizikantët e kuanteve ajo ka qënë shkatërruese për jetën e tyre, por në nivele nën-mikroskopike. Zbulimi i mundësive të pretenduara nga Kaosi bëri atë që të rifitonte qytetarinë parimi magjik i lidhjeve joshkakësore i ngjarjeve në shkallë makroskopike; për të cilën shkenca insistonte se do të vërtetohej po të merrej magjia seriozisht.

Nuk pretendohet më se për të ndryshuar sistemin global të motit duhet të kemi një pjesmarrje gjigande të energjisë. Tashmë për këtë mjafton edhe fryma e një magjistari. Gjithashtu, nuk ekziston më mendimi se për të arritur një rezultat të dëshiruar duhet ndjekur një radhë e paracaktuar etapash diskrete në hapësirë dhe kohë.

Megjithëse bota rreth nesh duket shumë pak e ndryshme nga bota pak vjetë më parë, realiteti i sotëm ekziston në mënyrë të njëkohshme (simultane) në të gjitha hapsirat dhe në të gjitha kohrat. Dëshirat tona (kur u është dhënë komanda e duhur) kanë potencialin që të kthehen në komanda që të bëjnë universin të rrotullohet. Dhe një strukturë e nevojshme e këtij universi shtrihet në një drejtim që është tej asaj që mund të perceptohet nga ne duke përdorur vetëm shqisat tona.



Dimensioni i katërt



Çështja se ku mendohet se shtrihet ekzaktësisht kjo pjesë e universit është e mbështjellë nga polemika të ndezura. Shkencëtarët konvencionalë duan të na bëjnë të besojmë se dimensioni i katërt nuk është gjë tjetër veçse një ndërthurrje e koklavitur e hapësirës dhe kohës Ajnshtajniane. Por edhe shkencëtarë të tillë konvencionalë, si psh matematicieni Kurt Godel, kanë rebeluar kundër kësaj pikpamje simpliste mbi universin duke deklaruar se "Iluzioni i kohës që kalon, lind për shkak të ngatërrimit të asaj që na është dhënë me realen".

Sot, fizikantët më aventurierë nuk hezitojnë të flasin për konceptin multi-dimensional të hapësirës dhe kohës ku shkrihen fizika e Ajnshtajnit dhe teoria kuantike për të dhënë pamjen e një universi ku çdo gjë që mund të ndodh, më së fundi, ndodh. Kjo do të thotë se një veturë që nuk ju shtypi dot në mëngjez, kur ishit duke shkuar për në punë, në një univers tjetër ajo ju ka goditur ju dhe se një numër llotarie që nuk ju ra juve, diku dhe dikur ju ka bërë të pasur tej ëndërrave tuaja më të çmendura. Shkencëtarët sot thonë, duke huazuar terminologjinë dhe konceptin madje drejtpërsëdrejti nga besimet dhe traditat magjike, se në rastet e mësipërme ju duhet të zbuloni se si ta manipuloni ndërgjegjen tuaj në mënyrë të tillë që ju të jeni atje ku dëshironi të jeni dhe jo ku ndodheni në mënyrë hapësinore.







Mendjepërbindësh



Kjo fjalë, që nënkupton se ndërgjegja e individit është një lloj 'superforce' e aftë t'u bindet ligjeve që duket se tallen ose sfidojnë parimet bazë të shkencës fizike, ka nëntekst të thellë. Ajo sugjeron se mendja e njeriut, duke i dhënë komandat e duhura, mund të aktivizojë disa lloj mekanizmash realitet-formuese. Një sugjerim që, në traditën magjike dhe mistike, është mbështetur prej kohësh nga fakti se forma-mendimore (ose tulpas) kanë qënë njohur dhe materializuar nga murgjit Tibetianë për vite e vite me radhë.

Studjuesi dhe shkrimtari i dukurive të mbinatyrshme, Liall Uatson, duket se mendon se mendja njerëzore është e prirur në formimin e gjithfarë llojesh dukurish të çuditshme që nga shfaqja e habitshme e Zanave dhe e Përbindshave me Flokë të Gjatë e deri te përbindëshi Loh Ness dhe UFO-t. Këto gjëra, mendon ai, nuk janë thjesht krijesa fiktive fantaziste të mendjes, të afta për t'u perceptuar edhe nga të tjerët, por janë thjesht pjesë e një komunikimi kompleks të dyanshëm midis mendjes dhe një lloj realiteti alternativ: "Sjellja e çuditshme e të gjitha shfaqjeve", shkruan ai në librin e tij "Supernatyra", "sugjeron se ato (shfaqjet) u binden ligjeve që nuk janë shumë të ngjashme me ato të fizikës konvencionale dhe se ndofta ato i përkasin një realiteti me koordinata disi të ndryshme hapësirë-kohë.”

Duke e pranuar sfidën, studjuesi spiritualist, Dok Shiels, mori pjesë në një seri eksperimentesh në Angli dhe më vonë në Amerikë, në BRSS dhe në Meksikë, që synonin në krijimin e përbindshave në vende të mirënjohura për shfaqjen e këtyre entiteteve lokale.

Eksperimenti, i emërtuar 'Mendjepërbindësh', kërkonte kryerjen e ritit të magjepsjes nga magjistarë ose spiritualistë të kualifikuar, të cilët, pasi kaluan një numër të nevojshëm ditësh në përqëndrim dhe agjërim për t'u futur në gjëndje receptive (marrëse) mendore, u përpoqën të 'zgjonin' ose të 'thërrisnin' ato 'gjëra' që banonin në atë rajon. Secila fazë e eksperimentit zgjati nga një deri në tre muaj dhe, menjëherë, pas 'thirrjes' që ju bë, u raportuan tre shfaqje të veçanta të përbindësh*t Loh Ness në atë rajon.

Akoma nuk është e qartë se sa e aftë është mendja njerëzore që të bashkëveprojë me të tre këto realitete të veçanta që duket se ekzistojnë dhe ndikojnë botën tonë. Sidoqoftë, çfarëdo mekanizmi që ajo përdor është larg të qënit e rrallë. Duket se disa individë janë në gjëndje që ta bëjnë atë, thjesht me vullnetin e tyre. Megjithatë, shumica jonë është e bekuar me këtë dhunti dhe ka raste kur ajo komandohet edhe jashtë dëshirës sonë.
Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetët"

/sa-kra/


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Fuqia e vullnetit dhe e mendjes njerëzore mund të bashkëveproj... Empty Re: Fuqia e vullnetit dhe e mendjes njerëzore mund të bashkëveproj...

Mesazh nga Anakonda Wed 11 Apr 2012 - 5:23

e fuqia e njeriu,cfar nuk i thot njeriut truri i vet.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi