Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Soni Malaj Biografi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Soni Malaj Biografi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Soni Malaj Biografi

2 posters

Shko poshtë

Soni Malaj Biografi Empty Soni Malaj Biografi

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 7 Mar 2012 - 8:21

Soni Malaj lindi më 8 nentor 1981 në Tropoje, Bajram Curri. Emri i vertetë është Sonja Malaj. Vegjëlinë, deri në moshën 9 vjeçare e kaloi në Tropojë.Me ndryshimin e sistemit në Shqiperi, nga komunist në demokratik, familja e saj u zhvendos në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana. Aty Soni mbaroi 8-vjeçaren, të mesmen e gjuhëve të huaja për frengjisht, dhe u diplomua për frengjisht, dega përkthim në universitetin e Gjuhëve të Huaja.Soni zbuloi pasionin e saj për muzikën që në vogëli, duke u berë kështu pjesë e festivaleve për fëmijë në Tropojë, duke u vlerësuar dhe me çmime të para dhe të dyta. Në moshën 14 vjecare, Soni bën një audicion pranë 1 studioje muzikore me qëllimin për t’u bërë këngëtare. Zëri i saj black soul edhe pse në një moshë fare të re, bie menjëherë në vesh të profesionistëve, të cilët vendosin të kultivojnë më tej talentin e saj.
Pas disa kohësh Soni kalon një tjetër audicion pranë kësaj studioje muzikore, kësaj here për tu bërë pjesë e një grupi muzikor pop të përbërë nga katër vajza vokaliste dhe performuese dhe një djale që luan në saksofon. Grupi do të quhej “Spirit Voice” (Zëri i Shpirtit), pasi pjesëtarët e gupit ishin të gjithë besimtarë dhe vendosën t’a quanin kështu, përvec faktit që muzika për ta buronte nga shpirti. Grupi përbehej nga: Brikel Guga (saksofon), Angjelina Gilardi (vokal), Larisa Vrana (vokal), Dorina Nizami (vokal) dhe Sonja Malaj (Soni Malaj) – vokal.
Edhe pse ishte më e vogla e grupit, Soni spikati jo vetëm për zërin e bukur, por edhe për paraqitjen dhe aftesinë e saj për të kercyer.
Grupi del për herë të parë në Festivalin “Këngët e Stinës”, në vitin 1997, dhe që në daljen e parë patën një bum në publik për vetë frymën rinore dhe moderne që përcillnin si grup.
Në ’98 njëra nga pjesëtaret e grupit, Larisa Vrana, u largua dhe pjesëtaret e mbetur të grupit bënë një audicion për të gjetur zërin e ri që do të zëvendësonte largimin e Larisës. Përzgjidhet Elia Zaharia si më e përshtatshmja për të qenë në grup, vajza e aktores së famshme shqipëtare Yllka Mujo.
Grupi që nga dalja e tyre e parë në skenë është vlerësuar gjithmonë me çmime dhe u bë i dashur për të gjithë audiencën shqipëtare. Në ’99 një tjetër pjesëtare largohet nga grupi, Angjelina Gilardi, por këtë rradhë pjesëtarët e tjerë vendosin mos t’a zëvendësojnë, por të vazhdojnë ashtu deri në vitin 2000, kur dy vokalistet e tjera vendosin të lënë Shqipërinë për të emigruar, Dorina në USA dhe Elia për të vazhduar studimet e aktrimit në Paris, me premtimin që “Spirit Voice” do rikthehen sërisht bashkë në një të ardhme.
Sonja Malaj vendosi të mos dorëzohej. Më e pjekur profesionalisht, ajo vendos që është momenti i duhur për të vazhduar karrieren si soliste. Publiku atëhere e njihte si Sonja e “Spirit Voice” dhe shtëpia diskografike me të cilën ajo bëri albumin e parë “Mbretëresha e natës”, vendosi t’i japë një emër artistik, duke e quajtur Soni Malaj.
Soni e frymëzuar nga artistet e saj të preferuar Whitney Huston, Michael dhe Jannet Jackson, vendos të ndryshojë stil nga ai i mëparshmi i përdorur në grup. Ajo këndon balada, duke shpalosur kështu aftesitë e vokalit të saj, këndon këngë më energjike, të cilat i shoqëron edhe me performanca shpërthyese e shoqeruar nga grupe baleti.
Soni Malaj perveç albumeve dhe koncerteve të shumta në të gjithë botën që kane vazhduar intensivisht në karrieren e saj, ka shpalosur talentin e saj dhe në Muzikalin “Chikago” në rolin e Velma Kelit. Listës së aktiviteteve të saj i shtohet po ashtu rroli i prezantueses së festivalit të madh në RTSH në vitin 2005, apo pjesëmarrja në spektalin “Dancing with the Stars”, spektakë në të cilin Soni shfaqi aftësitë e saja edhe si kërcimtare.
E vleresuar me shumë çmime si këngëtare dhe e dashur për publikun, Soni Malaj gjithmonë është investuar si artiste me profesionalizëm në botën e artit, për të lënë gjurmët e saj në muzikën shqipëtare.
Marre nga faqa personale e Soni Malaj http://www.sonimalaj.de/ dhe ne FB https://www.facebook.com/SoniMalajOfficial
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Soni Malaj Biografi Empty Re: Soni Malaj Biografi

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Mar 2012 - 19:21

mire se na ke bere merak mi soni.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi