Zbulohet ish i dashuri i Klaudias së BB5
5 posters
Faqja 1 e 1
Zbulohet ish i dashuri i Klaudias së BB5
Historia katërvjeçare, që mori fund pas tradhtisë së tij.Në javën e saj të parë të qëndrimit në “Big Brother 5”, Klaudja, 24-vjeçarja nga Tirana ka nxituar të tregojë për historinë e saj të trishtuar të dashurisë, që mori fund pas tradhtisë që zbuloi. Studentja e vitit të dytë për Shkenca Politike dhe Gazetari në një universitet privat, e cila ka hobi modën, hyn në këtë reality show pas një eksperience pune në jetën e natës, menjëherë pas kthimit të saj në Shqipëri, që kur vendosi të jetojë këtu, larg familjes së saj që jeton aktualisht në Itali. Klaudja ka bërë një jetë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë. Që në moshë të vogël largohet për në Greqi ku jeton 4 vjet, më pas kthehet në Shqipëri për t’u larguar sërish drejt Italisë ku jetoi për afro 7 vjet, së bashku me dy motrat dhe mamanë e saj. Aty kreu gjimnazin profesional për Ekonomik, por njëkohësisht edhe punonte. Puna e saj e parë ka qenë që në moshën 14-vjeçare si kameriere dhe para 4 vjetësh vendos të rikthehet në Tiranë, pasi provinca ku jetonte në Itali nuk i siguronte të ardhmen që ajo dëshironte. Prej 3 vjetësh punon nëpër baret e pub-et më të njohura të Tiranës, si PR. Një nga pasionet e saj më të mëdha lidhet me fushën e modës, ku Klaudja ka tentuar disa herë të jetë pjesë e saj e ta kthejë modelingun në një profesion të vërtetë. Ndërkohë që në këtë lojë ka hyrë me statusin “single” dhe me synimin për të fituar çmimin e madh që do ta ndihmonte të sistemonte shumë gjëra në jetën e saj këtu në Tiranë, ku jeton vetëm me gjyshen.
Lidhja zhgënjyese 4-vjeçare me stomatologun
Klaudja u ka treguar banorëve të tjerë të shtëpisë për historinë e saj zhgënjyese të dashurisë me një djalë për katër vjet, që përfundoi dy vite më parë me ndarje, pasi ajo kishte zbuluar tradhtinë e tij. Kemi arritur të gjejmë fotot e djalit me origjinë nga Erseka, i cili është diplomuar për Stomatologji në një universitet privat në Tiranë me të dashurën e tij aktuale, vajza me të cilën ai ka tradhtuar Klaudjan. Ajo e ka komentuar si një histori zhgënjyese atë me djalin e quajtur Sertil, pasi ishte pikërisht kjo histori dashurie që e detyroi të kthehej dhe të jetonte në Tiranë, po që kur erdhi këtu, zbuloi se ai e tradhtonte. Ajo ka vendosur t’i japë fund asaj historie që për katër vite e jetoi pothuajse në distancë, pasi Klaudja në atë periudhë jetonte në Itali. Ndërkohë që brenda shtëpisë kemi parë një afrimitet të krijuar mes saj dhe Erionit. Ata kanë shkuar në dhomën e gjumit dhe kanë filluar të flasin me zë të ulët me njëri-tjetrin, ndërsa Erioni i ka hedhur idenë e krijimit të një lidhjeje mes tyre. Ai i ka pohuar se ajo ka nevojë për një person që t’i qëndrojë afër dhe ta përkrahë brenda shtëpisë dhe ky person mund të jetë ai vetë. Erioni i ka sugjeruar një lidhje të fshehtë, ndërsa Klaudja i ka pohuar se është shumë dakord me ato që ai i thotë, por do ta kishte më të lehtë të lidhej me të jashtë shtëpisë. Deri tani intimeti i tyre ka ngelur me një puthje në faqe, ndërsa presim të shohim se si do avancojë në ditët në vazhdim.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Zbulohet ish i dashuri i Klaudias së BB5
ca te duhet maj aj soj robi pffffffffffffffffffff
ermalja- I/e Regjistruar
- Postime : 38
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2012
Mosha : 64
Re: Zbulohet ish i dashuri i Klaudias së BB5
Epo shyqyr se nuk po na hahej buka.........
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Zbulohet ish i dashuri i Klaudias së BB5
hahahahahahahha
ermalja- I/e Regjistruar
- Postime : 38
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2012
Mosha : 64
Re: Zbulohet ish i dashuri i Klaudias së BB5
po i thartoja trute per te.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Zbulohet lidhja e Klaudias dhe Metit të BB5
» Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër!
» Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...
» Në Brazil zbulohet një fis i ri
» Zbulohet në publik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi