Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shoqata Shqiptaro-Izraelite kërkon gjyq për botuesin e “Mein Kampf” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shoqata Shqiptaro-Izraelite kërkon gjyq për botuesin e “Mein Kampf” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoqata Shqiptaro-Izraelite kërkon gjyq për botuesin e “Mein Kampf”

2 posters

Shko poshtë

Shoqata Shqiptaro-Izraelite kërkon gjyq për botuesin e “Mein Kampf” Empty Shoqata Shqiptaro-Izraelite kërkon gjyq për botuesin e “Mein Kampf”

Mesazh nga Emona Thu 8 Mar 2012 - 0:46

Shoqata Shqiptaro-Izraelite kërkon gjyq për botuesin e “Mein Kampf” 07-LA-KULTUR-Shoqata_ShqiptaroLajmi për botimin në shqip të librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, ka nxitur edhe reagimin e Shoqatës së Miqësisë Shqiptaro-Izraelite. Historiani Apostol Kotani, me pretendimin se ky libër fyen marrëdhëniet e mira të shqiptareve me hebrenjtë, deklaron se kryesia e kësaj shoqate po diskuton dërgimin e çështjes në gjykatë.

”Boshllëku ligjor bën që vetëm një padi në prokurori, që në këtë rast mund ta bëjë shoqata e miqësisë Shqipëri-Izrael, mund ta ndalojë shitjen e librit, gjithmonë se vendimi gjyqësor është i tillë”, raportojnë mediat shqiptare.

Në anën tjetër, Zyra për të drejtat e autorit e Shqipërisë, pohon se do të gjobisë botuesin e librit, pasi vepra nuk është regjistruar për të drejtat e autorit. “Por kjo Zyrë nuk mund të shkojë më tej pasi nuk e ka të drejtën e konfiskimit”, raportojnë mediat vendore.

Debati për botimin e këtij libri në shqip, ka nisur në fund të javës që shkoi pas lajmit se vepra në shqip e Hitlerit - e ndaluar në disa vende të botës - ka zënë vend në libraritë e Shqipërisë.

Ermir Nika, ka thënë se “Ministria e Turizmit, e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve përgjigjet vetëm për librat artistikë apo albanologjikë.

“Ndërsa “Mein Kampf” është një traktat i mirëfilltë politik. Është e vërtetë që tek ne është e garantuar liria e shtypit dhe ky është një botim privat, por botuesin e këtij libri e kap neni 265 i Kodit Penal të Shqipërisë”, ka thënë Nika. Sipas tij, jo shumë kohë më parë, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Çeki dhe botuesi është penalizuar me heqje lirie. Por sipas tij ndalimi i qarkullimit mund të bëhet vetëm me një vendim gjykate të formës së prerë. Por, për të arritur deri këtu, duhet ngritur një padi, e këtë të nuk mund ta ngrejë as Ministria e Kulturës.

Shtëpia botuese që e ka hedhur në treg këtë libër është identifikuar si “Belina H”, e cila sipas MTKRS-së nuk figuron të jetë regjistruar tek institucioni përkatës.

Për botuesin e librit të Hitlerit, Beqir Haluli, “Mein Kampf është një libër krejt i parrezikshëm”.

“Për ne është më i rrezikshëm Enveri e Stalini, sepse varet edhe nga libri që i boton. Libri është botuar në të gjitha vendet e botës, vetëm në Gjermani përbën ende problem, për shkak të organizatave neonaziste”, ka thënë ai.

Në fakt ribotimi i këtij libri është i ndaluar në Gjermani, pasi mendohet se ai mund të nxisë urrejtje. Ky mendim është rrëzuar nga një pjesë e kritikëve. “Mein Kampf” është renditur ndër 10 librat që tronditën botën nga revista online “Listeverse”. Botimi i “Mein Kampf” mbetet debat i vazhdueshëm në shumë vende të botës, derisa në një pjesë të Evropës dhe në ShBA ai lejohet të publikohet. Në vende si Suedia ka norma që rregullojnë shpërndarjen e tij.

Libri i liderit nazist që nxiti Luftën e Dytë Botërore, trajton në thelb superioritetin e racës ariane dhe urrejtjen për popullin hebraik, që në atë periudhë mbante jo pak poste të rëndësishme në administratën gjermane.

“Lufta ime”, konsiderohet si traktat politik i Hitlerit, i gërshetuar me elemente autobiografike, i botuar për herë të parë në vitin 1925. Për “Mein Kampf” thuhet se farkëtoi tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, racizmin dhe solli holokaustin. Diktatori e kishte shkruar librin e tij në kohën kur ndodhej në burg, pas një tentative të dështuar për të rrëzuar Qeverinë gjermane në vitin 1924./knninfo/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shoqata Shqiptaro-Izraelite kërkon gjyq për botuesin e “Mein Kampf” Empty Re: Shoqata Shqiptaro-Izraelite kërkon gjyq për botuesin e “Mein Kampf”

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Mar 2012 - 2:14

po ce ke jeni duke e gjetur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi