Trioja turke e transformon Sallën e Kuqe në harem
2 posters
Trioja turke e transformon Sallën e Kuqe në harem
Disa po koteshin, e disa të tjerë ishin mbërthyer nga nostalgjia e filmave tragjikë turq, teksa tre artistët po interpretonin muzikë instrumentale që rrënjët i kishte shumë kohë më parë.
Të enjten mbrëma, Salla e Kuqe është shndërruar në harem me koncertin kushtuar Ditës së Gruas. Organizuar nga qendra kulturore turke në Prishtinë “Yunus Emre”, në bashkëpunim me Ambasadën turke në Kosovë, trioja nga Stambolli ka luajtur vepra të muzikës instrumentale teksa nëpërmjet veprave e instrumenteve zbërthehet historia. Aslihan Ozel, Ahmed Sahin dhe Ozer Ozel kishin vendosur tri netët e marsit t’ia kushtonin publikut kosovar, duke u paraqitur para tyre me dymbëdhjetë vepra. Rrugëtimi i tyre ka nisur me kryeqytetin, por do të vazhdojë edhe më tutje.
”Ky koncert u kushtohet nënave”, ka thënë i pari i Qendrës Kulturore Turke, Ismet Biner, teksa ka hapur koncertin me fjalimin e tij.
Duke shpalosur histori ku gratë kanë qenë tema qendrore në kuptimin pozitiv, ambasadorja e Turqisë në Kosovë është ngjitur në skenë.
”Suksesi më i madh i gruas turke është ai që ajo ka tani: një fuqi dhe rol shumë të veçantë në të gjitha fushat e jetës”, ka thënë Songul Ozan. ”Jam e lumtur që Kosova qysh nga viti 2008, kur e ka shpallur pavarësinë ka arritur shumë sukses me të drejtat që u ka dhënë grave”, ka shtuar ajo, duke bërë thirrje për barazi gjinore.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka shprehur kënaqësinë që grupi turk ka interpretuar në Kosovë.
”Është një ditë e veçantë, e cila e shtyn shoqërinë të mendojë më shumë për rolin e gruas”, ka thënë ministri Agani, duke e lavdëruar raportin midis shtetit të Turqisë dhe Kosovës.
E treshja e instrumentistëve me instrumentet e moçme,për një orë ka shpërndarë tinguj që ngjanin shpesh herë të trishtë. Në pauzën e vetme në mes të koncertit, njëri prej tyre ka zbërthyer programin.
“Dy veprat e para i takojnë një gruaje, e cila quhet Dilhayat Kalfa, që ka jetuar në vitet 1740, që ua ka kushtuar shërbëtorëve në harem”, ka thënë fyelltari Ahmed Sahin. ”Haremi është një qendër edukative-arsimore, e jo ajo çka shumica e njerëzve mendojnë”, ka shtuar ai.
Duke bërë të qartë se shumë vite më parë haremi ka qenë qendra ku më të pasurit dhe politikanët e vendit kanë luftuar që vajzat e tyre të shkolloheshin. Dhe pikërisht kompozitorja Kalfa është shkolluar në harem. ”Dëshiroj që edhe tash gratë të kenë një trajtim të veçantë, mu sikur dikur në Turqi”, ka thënë Sahin, teksa ia ka nisur sërish këngës.
”Bashkëbisedimi i instrumenteve të muzikës turke” ka sjellë vepra origjinale të kompozuara për fyell, tanburo dhe lahutë. Po ashtu, aty është gërshetuar muzikë nga instrumentet me këngë. “Nej” është një lloj fyelli, instrumenti më i vjetër i turqve me një tingull impresionues.
Kurse “Tanbur” ngjason me çiftelinë, por ka tre tela. E “Kemençe” është vegla tjetër muzikore që i takon shekullit XX dhe luan rol më të rëndësishëm sesa violina. Edhe të moçmit në Kosovë violinës shpesh i referohen me qemane.
Grupi i artistëve turq do të vazhdojë rrugëtimin nëpër Kosovë, sot (e premte) do të jetë në qendrën kulturore turke “Yunus Emre” në Prizren, për të vazhduar me shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri një ditë më vonë./knninfo./

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Trioja turke e transformon Sallën e Kuqe në harem
Filmat turq jan me te vertete te mrekullueshem,edhe pse ne fund perfundojn te trishtuara.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Baballarë në sallën e lindjes, pranojnë 1% e meshkujve
» Harem NiNi Bules
» Gatime turke?
» Nendetese turke ne Durres
» Ja serialet më të famshme turke Foto)
» Harem NiNi Bules
» Gatime turke?
» Nendetese turke ne Durres
» Ja serialet më të famshme turke Foto)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi