Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu

2 posters

Shko poshtë

Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu Empty Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Mar 2012 - 7:15

Është banorja më e vogël në BB5 dhe ka bërë përshtypje me protagonizmin e saj. 19-vjeçarja nga Vlora, ende një maturante në shkollë, ka pohuar se ka hyrë në “Big Brother 5” jo vetëm për çmimin e madh, por edhe për të krijuar njohje e lidhje të reja. Ndërkohë që kanë filluar të qarkullojnë thashethemet, se ajo pavarësisht lojës dhe debateve për lidhjen me Ermalin, e vërteta është se dashurinë e saj të madhe e ka jashtë, por fatkeqësisht bëhet fjalë për një djalë që për momentin ndodhet në burg. Miq të saj të afërm kanë konfirmuar faktin që i dashuri i saj ndodhet në burg dhe se Françeska ka hyrë në këtë lojë me qëllimin për të fituar 100 milionët, dhe me ato para të mund të paguajë avokatët për të nxjerrë të dashurin nga burgu. Ajo u ka pohuar miqve të saj të afërt se është shumë e fiskuar pas të dashurit të saj dhe nuk do të heqë dorë nga ai, edhe pse ai momentalisht ndodhet i izoluar. Françeska, biondja që ka hobi fotografinë dhe udhëtimet, është banorja më e vogël në shtëpinë e Big Brother-it, por ka pohuar se ka sjellë me vete një valixhe të madhe me përvoja dhe ëndrra për të ardhmen. Aktualisht është maturante në një shkollë private në Vlorë, ku jeton me prindërit dhe motrën e saj më të madhe. Lidhjen më të ngushtë mes familjarëve ajo e ka pohuar se e ka me babain, i cili e merr pas vetes në çdo punë që kryen me biznesin e tij privat. Veç jetës normale së një adoleshentje, Françeska ka një eksperiencë gati 3-vjeçare në fushën e modës e të konkurseve të bukurisë. Dëshirat e saj të momentit lidhen me shkollën e lartë dhe karrierën e saj të mundshme si një juriste apo gjykatëse e zonja. Ndërkohë që duket se në lojën e “Big Brother 5” ka hyrë me ambicien e qartë për të fituar paratë. Po të njëjtën ambicie ka dhe Ermali, mashkulli me të cilin Françeska po tenton të krijojë një lidhje brenda shtëpisë. Edhe pse të dy kanë pohuar se kanë një lidhje jashtë, ata shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin dhe e konsiderojnë njëri-tjetrin të përfshirë në një histori dashurie. Biseda e tyre ka evoluar me xhelozi ndaj njëri-tjetrit, siç është rastri i Anilës. Në momente të caktuara, Françeska pasi ankohet për indiferencën e Ermalit ndaj saj, ka pranuar edhe përuljen duke pohuar se ajo mund të qëndrojë pranë tij edhe në rastet kur ai e ofendon. Nga ana tjetër, marrëdhënia e tyre është komentuar mes banorëve të tjerë, të cilët e kanë konsideruar thjesht një tërheqje fizike mes tyre, por edhe një strategji për të qenë në qendër të vëmendjes. Nuk dihet nëse lidhjen mes tyre ato po e përdorin si strategji, apo nëse kjo lidhje do të forcohet, duke i afruar aq shumë me njëri-tjetrin, sa të harrojnë lidhjet që kanë lënë jashtë shtëpisë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu Empty Re: Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Mar 2012 - 7:16

Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu Fran-300x206
Françeska shpreh ambicien për t’u bërë imazh i “Digitalb”
Ndërkohë që një ambicie tjetër që ka vajza nga Vlora dhe që e ka shprehur brenda lojës, është dëshira për t’u bërë shumë shpejt imazh i “Digitalb”. “Mendoj se jam më e përshtatshme për imazh i Digitalb, pasi jam dhe e gjatë 170 cm, ndërsa Jonida është e shkurtër”, ka pohuar Françeska me zë të ulët. Ndërkohë ajo ka besim në pamjen e saj, e ushqyer edhe nga eventet ku ka marrë pjesë. Kur ishte vetëm 16 vjeç, ajo mori pjesë në një kompeticionin “Next Top Model” dhe në 2011 konkurron në spektaklin “Miss Shqipëria”, ku u kurorëzua me çmimin “Miss Press”. Pas Miss Shqipërisë, Françeska u përzgjodh të përfaqësonte vendin tonë në një konkurs ndërkombëtar në Kinë (Xian), i quajtur “Miss Toursim Queen International”, ku mes 100 vajzave nga e gjithë bota ajo kualifikohet tek 20 më të mirat.

/www.panorama.com.al/
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu Empty Re: Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Mar 2012 - 19:16

lum i dashuri se cka. [QeSh] [QeSh]
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu Empty Re: Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi