Serbia përvetëson monumentet e Kosovës - institucionet heshtin
2 posters
Serbia përvetëson monumentet e Kosovës - institucionet heshtin
Kur Serbia kishte botuar monografinë “Trashëgimia botërore e Serbisë”, synimi kryesor që kishin përmendur botuesit ishte që delegacioneve të huaja, institucioneve ndërkombëtare e zyrtarëve të UNESCO-s, t’ua prezantojë pasurinë e saj. Monografia, e cila përvetëson katër monumente të Kosovës, është ribotuar, shkruan sot Koha Ditore.
E njërin prej qëllimeve me këtë botim, del ta ketë arritur. Të shtunën mediet serbe kanë raportuar se Manastiri i Graçanicës, ai i Deçanit dhe Patrikana e Pejës “janë futur në listën e pesë vendeve të shenjta më të rëndësishme në Mesdhe”. E në listën e vendeve të shenjta janë edhe Jerusalemi, Mali i Shenjtë në Greqi, Vatikani dhe Meka. “Vendimi për rëndësinë e manastireve serbe në Kosovë e Metohi është marrë në një mbledhje në Komisionin Evropian në Bruksel, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i KE-së, Jose Manuel Barroso”, raporton “B92”.
Të tri këta monumente të mbrojtura nga UNESCO-ja, bashkë me Kishën e Shën Premtes në Prizren, në monografinë e Serbisë prezantohen si trashëgimi serbe. Aty prezantohen edhe tetë monumente të tjera.
Ndaj kësaj monografie, institucionet kosovare nuk kanë reaguar asnjëherë. As pas botimit të dytë që ka dalë sefte dhe po përkthehet e shpërndahet në shumë vende të botës./knninfo/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Serbia përvetëson monumentet e Kosovës - institucionet heshtin
te poshtrit.................
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dodiku: Serbia është rob i Kosovës
» Serbia të mos bllokojë zhvillimin e Kosovës
» Mesic: Njohja e Kosovës nga Serbia, një formalitet
» Serbia s’mund të anëtarësohet në BE pa njohjen Kosovës
» Katalog dixhital për monumentet arkeologjike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi