Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon

2 posters

Shko poshtë

Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon Empty Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon

Mesazh nga WebMaster Tue 13 Mar 2012 - 1:22

Në intervistën për “Shekullin”, 27-vjeçarja rrëfen jetën e saj si përdoruese droge prej 10 vitesh. Vajza 5-vjeçare i di të gjitha
Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon 32190_10150209338375354_135633570353_13012999_1801753_n
Nuk gjen forcë për të mposhtur pendimin për atë që ka bërë kur ishte shumë e re. Tashmë ndihet akoma më fëmijë se vajza e saj 5-vjeçare, për të cilën thekson se është i vetmi motiv që ende jeton. B. D., është 27 vjeçe dhe prej 10-vitesh është përdoruese heroine.

Ajo tregon për gazetën “Shekulli” historinë se si përfundoi në botën e drogës, momentet e vështira kur u bë nënë, edhe pse ishte përdoruese droge, përballja me familjarët e saj dhe problemet që ka pasur me policinë, duke mos i kursyer goditjet edhe kur ishte shtatzënë.

Sa vjeçe jeni?

Jam 27 vjeçe

Mbani mend si e keni filluar drogën për herë të parë

Po mbaj mend diçka. Në fakt e mbaj mend këtë situatë pothuajse të gjithën, pasi nuk do më hiqet kurrë nga mendja

Si ndodhi

Jetoja afër “Shkollës së Bashkuar”. Isha vetëm 17 vjeçe dhe u lidha me një djalë që ishte 2 vjet më i madh se unë. Unë e kisha pikë të dobët atë djalë dhe kur e kuptova që ishte përdorues ishte shumë vonë

Më thoni ju si e filluat, a ndikoi i dashuri juaj që të filloni drogën?

[color=#000000]Jo, ai nuk ka dashur kurrë që unë të bëhesha përdoruese. Unë u shtyva nga kurioziteti dhe ia dhashë lekët shokut të tij që të ma siguronte. Kjo gjë ndodhi me foli (varak) që herën e parë.
Po më pas, çfarë ndodhi

Fillova të bëhesha më keq, pasi u bëra vartëse.

Ku i gjenit lekët për të siguruar heroinën

[color=#000000]Në fillim mi jepnin ata atë të shtëpisë, pasi nuk e dinin se isha përdoruese dhe më besonin. Iu thosha se më duhet të shkoj në ndonjë ditëlindje apo në aktivitet me shokët dhe më jepnin lekë. Kështu bëja disi, pasi heroina, kur e kam filluar unë, nuk ka qenë kaq shtrenjtë

Më pas prindërit e kuptuan se isha përdoruese dhe reaguan shumë keq. Lek as nuk bëhej fjalë të më jepnin. U lënduan shumë kur e zbuluan këtë fatkeqësi.

Po kur mbetet shtatzënë, sa vjeç ishe dhe a vazhdoje të përdorje drogë

Isha 22 vjeçe dhe sigurisht që vazhdoja të isha përdoruese.

Po babi i fëmijës ishte përdorues?

Jo, ai nuk ishte. U mundua shumë të më hiqte nga ajo rrugë, por për fatin tim të keq nuk ia doli. Kjo më kushtoi shumë, pasi u ndava nga bashkëshorti dhe vajzën e mora në shtëpinë time. U mundua të më rikthente në shtëpi, por unë e dija se do të vuante edhe ai për këtë shkak, ndaj vendosa të mos kthehem.

Fakti që je përdoruese droge prej 10-vitesh, ka pasur probleme me drejtësinë?

Shumë probleme. Duke ditur se jam përdoruese droge më kanë kapur disa herë pa asnjë arsye. Madje, edhe më kanë ofenduar dhe më kanë keqtrajtuar. Momentin më të vështirë e kam pasur kur isha shtatzënë 4-muajsh dhe më mbajtën në rajon rreth 12 orë pa asnjë arsye.

Thatë se keni një vajzë 5-vjeçare, e keni vështirë për ta rritur dhe edukuar atë?

Në fakt, e kanë rritur më shumë prindërit e mi. Ju nuk e besoni, por ajo mund të jetë më e rritur se unë, pasi është shumë e zgjuar. I dëgjon të gjitha debatet në shtëpi dhe përveç qortimeve që më bëjnë prindërit, mundohet edhe ajo të më kritikojë për vesin që kam. I di të gjitha për drogën, metadonin, trajtimin.

Më pyet shpesh se ku do të shkoj dhe nëse jam e rregullt në trajtimin me metadon. Më vjen keq që nuk mund të jem një nënë më e mirë për të, por gjithsesi ende do mundohem.

Si do mundoheni?

Të lë drogën, tani që jam në metadon. Do ta bëj së pari për vajzën time. Shpresoj që do t’ia dal, sepse e kam motiv të fortë fëmijën tim për ta lënë

Jeni penduar që keni përfunduar kështu?

Jam penduar shumë dhe nuk gjej dot forcë për të mposhtur këtë pendim. Droga më ka shkatërruar dhe i vetmi motiv që jetoj tashmë është fëmija im. Nëse nuk do të isha bërë përdoruese droge, tashmë do të kisha mbaruar shkollën e lartë, sepse kam qenë nxënëse shumë e mirë dhe do të kisha një punë të mirë, ku të mundesha të rrisja vajzën time si gjithë të tjerët me nder dhe përkushtim
Psikologia e Qendrës Aksion Plus, Ngjelina, shpjegon se prindërit duhet të tregojnë kujdes me adoleshentët


Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon 32190_10150209366400354_135633570353_13013596_6027144_n

Psikologia:
Vajza 5-vjeçare, motivi kryesor që pacientja të lërë drogën

Prindërit duhet t’u rrinë sa më afër fëmijëve adoleshentë, në të kundërt mund të përfundojnë në rrugë të gabuara që mund t’u kushtojë gjithë jetën. Kështu shprehet psikolgia pranë Qendrës Aksion Plus, Enkelejda Ngjelina, e cila punon me përdoruesit e drogës prej 7-vitesh.

Ndërkohë, ajo shpjegon edhe rastin e 27-vjeçares B.D., sipas të cilës historia e saj ka nisur që në moshën 17-vjeçare. Ka qenë e lidhur me një djalë përdorues heroine. Sipas psikologes, është nga të vetmet raste, ku pacientja nuk ka filluar me hashash, por ka kaluar direkt në heroinë
Ky rast vjen nga një familje normale dhe me një ekonomi familjare normale, pasi prindërit e saj gëzojnë një biznes, por pasojat e sjelljes antisociale që pëson vajza vjen edhe si moskontroll i prindërve apo interesimi të tyre karshi vajzës, duke qenë se mosha e adoleshencës është një moshë shumë e vështirë dhe mosinteresimi i të afërmve e dërgon atë drejt heroinës”, pohon psikologia Ngjelina, duke shtuar se edhe jeta e saj me një përdorues intravenozë ka bërë që ajo të shkojë drejt kësaj rruge.

Ndërkohë, ajo thekson se duke mos pasur informacionin e mjaftueshëm, si në shkollë si në familje, apo nga grupi shoqëror, të gjitha këto bënë që në fillim vajza të nisë heroinën dhe më pas të lindë edhe një fëmijë, ndërsa ajo ishte përdoruese droge dhe e papërgjegjshme për veprimet e saj. “Sigurisht që është me e vështirë të punosh me prindër përdorues droge
Kjo edhe për arsye se një person që merr drogë apo është në terapinë e metadonit duhet të ketë një motiv shumë të fortë për ta lënë drogën, pasi duhet të jetë i përqendruar. Rasti në fjalë ka një motiv më të fortë për të hyrë në terapi, pasi fëmija i saj është motivi kryesor për ta lënë drogën.
Duhet të dini se personi kur merr terapinë nuk duhet të marrë droga të tjera. Rasti në fjalë është hera e dytë që futet në metadon”, pohon psikologia, duke shtuar se vajzën kanë filluar ta aktivizojnë edhe me punë, për ta bërë që të ndihet më e vlerësuar dhe e motivuar për të hequr dorë nga përdorimi i drogës.


Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon 32190_10150209366485354_135633570353_13013597_6704453_nEglantina Bardhi, G. Shekulli
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon Empty Re: Droga s’më la të jem nënë e mirë, vajza më kritikon

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Mar 2012 - 17:56

ka te drejte vajza dhe ti pse se le menjane ate pune.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi