Serbia shkel marreveshjen, largohet Kosova
2 posters
Faqja 1 e 1
Serbia shkel marreveshjen, largohet Kosova
Qeveria e Kosovës ka shprehur zhgënjimin e saj për moszbatimin e marrëveshjes për bashkëpunim rajonal nga ana e Serbisë. “Kjo shkelje e marrëveshjes nga ana e Serbisë ka ndodhur sot, në kuadër të konferencës rajonale ‘Partneriteti për ndryshim: shoqëria civile dhe qeveritë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi’, e cila po mbahet në Beograd. Serbia, si organizatore e kësaj konference, ka dështuar të zbatojë pikën 2 dhe pikën 4 të marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale”.
“Për rrjedhojë, përfaqësimi i Republikës së Kosovës në këtë konferencë është pamundësuar dhe përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka braktisur konferencën në fjalë”, thuhet në deklaratën për media të qeverisë së Kosovës.
Në bazë të dokumentit të publikuar në media – përmbajtja e marrëveshjes në fjalë nuk është publikuar zyrtarisht - në pikën 2 thuhet se “Kosovo* është vetëm emërtim që do të përdoret në kuadër të bashkëpunimit rajonal”. Në pikën 4 ndërkaq, thuhet se “Kosova* merr pjesë si e pavarur dhe flet në emër të sajin në të gjitha tubimet rajonale”. Ditë më parë, mediat në Serbi njoftuan se Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, në kuadër të qeverisë serbe, e kishte ftuar Taulant Hoxhën, koordinatorin e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile të marrë pjesë në këtë konferencë.
Përbërja e plotë e delegacionit kosovar nuk është bërë e ditur ende. Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, kjo e fundit i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, si ndërmjetës dhe garantues të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për të garantuar zbatimin në praktikë të marrëveshjeve të arritura. Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal muajin e kaluar. Marrëveshja parasheh prezantimin rajonal të Kosovës me fusnotën që përmban Rezolutën 1244 të OKB-së dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Re: Serbia shkel marreveshjen, largohet Kosova
Shyqyr dashka me kthe nje gje nga e mbara.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kosova dhe Serbia në BE si vende të pavarura
» Serbia dhe Kosova të bashkëpunojnë si dikur dy Gjermanitë
» Kryekomunari i Preshevës: Nëse ndahet Kosova, të ndahet edhe Serbia
» Konferencë ndërkombëtare për Marrëveshjen e Ohrit
» KSHC: Administrata, qeveria shkel ligjin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi