“Nuk mund ta besosh Gentën, ajo për mua është një lodër seksi”
2 posters
Faqja 1 e 1
“Nuk mund ta besosh Gentën, ajo për mua është një lodër seksi”
Genta lidhje paralele me dy meshkuj, flet i dashuri i dytë Rubensi.Ka pasur vetëm një lidhje të rëndësishme në jetën e saj, për të cilën ka pohuar se preferon të mos flasë shumë pas zhgënjimit që ka pësuar. Gentiana Gjalpi, banorja 22- vjeçare nga fshati Baban i Devollit, në rrëfimet e saj për veten në ‘Big Brother 5″ ka përmendur emrin e Rubensit, si ish-i dashuri i saj nga Korça. 24-vjeçari, student i Informatikës, rrëfen 5 vitet e lidhjes me Gentën, çfarë fshihet pas naivitetit të saj, dhe si u ndje kur u përball me faktin se ajo mund të ketë pasur lidhje paralele me një tjetër djalë nga Tirana.
Rubens, ti je djali që Gentiana të ka përmendur si personi që ka pasur lidhjen serioze të jetës së saj, por që ka mbetur e zhgënjyer. Pse mund të jetë zhgënjyer?
Po, është e vërtetë që unë dhe Gentiana kemi qenë bashkë për 5 vite e gjysmë. Kemi qenë shokë gjimnazi në Bilisht dhe të lidhur deri në momentin kur ajo hyri në “Big Brother”. Mendoj se mund të jetë zhgënjyer ngaqë kërkonte lidhje serioze me mua, gjë që për të cilën unë nuk kam qenë dakord.
Pse nuk ke qenë dakord, ku qëndronte problemi?
Problemi qëndronte te fakti se një lidhje e zyrtarizuar do të thotë përgjegjësi, dhe mua nuk më pëlqejnë përgjegjësitë. Plus dhe faktin që Gentiana nuk ka qenë as vetë e vendosur se përse e kërkonte fejesën me mua, e dëshironte se më donte mua dhe donte të ishte me mua, apo thjesht për inat ndaj shoqërisë së saj?! Shoqet e saj po fejoheshin dhe ajo gjithmonë me thoshte: “shiko, po fejohet gjithë shoqëria ime”. Por mbi të gjitha unë s’mund të hidhja një hap më tej me Gentën, pasi është tip që nuk mund t’i besosh dot për asnjë moment.
Po familjet tuaja kanë qenë në dijeni dhe ishin dakord?
Të dyja familjet ishin kundër fejesës. Familja e saj nuk më pëlqente si tip, se të gjithë e dinë që jam natyrë e paqëndrueshme, dhe jetën e bëj aventurë. Nga ana e familjes sime nuk kanë pasur ndonjë problem drejtpërdrejt me Gentianën, problemi kam qenë unë, pasi nuk kam qenë i vendosur.
Nga ana tjetër, ajo e ka përkufizuar si lidhjen e vetme. Sa serioze ka qenë kjo lidhje?
Mbase për Gentianën ka qenë serioze, po për mua jo. Nuk e kam quajtur të tillë. Lidhja me Gentianën ka qenë tamam si një kënd lodrash, dhe Genta një lodër në duart e mia, pra lodra ime e parapëlqyer. Këtë e them, pasi po arrite t’ia blesh mendjen femrës, me të mund të bësh ç’të duash pastaj.
Sa afër njëri-tjetrit keni qenë, sa kohë kalonit bashkë?
Kemi bashkëjetuar shtatë muaj në Tiranë. Ajo vendosi të largohej nga shtëpia muajin e fundit dhe nisi të jetonte me disa shoqe, me të cilat ndante qiranë. Ma kërkoi këtë gjë për faktin se mërzitej vetëm në shtëpi dhe kërkoi hapësirën e saj.
Ajo ka pohuar se ti ke ushtruar dhunë rregullisht mbi të, është e vërtetë?
Varet çfarë kuptohet me dhunë. Por gjithsesi mund të them se jo çdo gjë ia kam dhënë pa shkak. Ka marrë nga unë atë çfarë ka kërkuar. Këtë e them, pasi ajo ishte tip që gënjente shumë, madje dhe para pasqyrës gënjen veten e saj. Kjo ishte arsyeja që kohët e fundit sillesha ftohtë me të, pasi gjithmonë sinqeriteti i Gentës linte për të dëshiruar.
Je xheloz për të, kur keni qenë bashkë, ia ke shfaqur këtë ndjesi?
Xheloz jo, po llogari i kam kërkuar.
Ndërkohë javën e kaluar te “Panorama Plus” u botua intervista e një djali që deklaronte se kishte lidhje me Gentën. Ç’mund të thuash?
Nuk kam qenë në dijeni dhe u informova nga gazeta. Çuditem se si mund të ketë manovruar ajo për të jetuar një lidhje të tillë paralel, ndërkohë që ishte me mua. Por duke njohur tipin e Gentës, e pranoj faktin që mund të kenë lidhje bashkë, sepse nga ajo çfarë nuk pret. Megjithatë, kjo gjë do të sqarohet kur Genta të dalë nga “BB”.
Ke tentuar të takohesh me djalin për t’i kërkuar sqarime?
Jo ende, por do e bëj shumë shpejt.
Po Genta nga ana e saj mendon se është ndier ndonjëherë e tradhtuar nga ti?
Jo asnjëherë nuk është ndier e tradhtuar. Pavarësisht faktit që e kam tradhtuar, ajo nuk është ndier keq, sepse asnjëherë nuk ka marrë vesh gjë.
Si do ta përkufizoje lidhjen tuaj, jeni dashur?
Normal që jemi dashur se pesë vite s’janë pak, por edhe një ndarje s’është fundi i botës. E gjithë lidhja jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë një aventurë, aq sa dhe shoqëria jonë nuk e kupton se çfarë është kjo lidhje. As unë nuk e di nëse e dua, e kam fiksim apo e urrej Gentën.
Ti vetë do e presësh kur ajo të dalë nga shtëpia?
Atë numër telefoni që kam pasur, atë do kem. Nëse do ajo, mund të më gjejë dhe të më takojë. Atje nuk do shkoj ta pres, pasi hyri vetë në BB dhe vetë do dalë. E them këtë pasi unë s’isha dakord që ajo të hynte dhe ajo e mori parasysh këtë risk, ndërsa vendosi të hynte në BB.
Ajo tashmë të konsideron një ish, po ti?
Unë nuk e di nëse Genta kur të dalë nga shtëpia do më takojë apo do më mohojë. Por unë të them të drejtën nuk e quaj ish, pasi deri në momentin e fundit që ka hyrë në “Big Brother” ajo ka folur me mua. Genta gënjen kur thotë se ka disa muaj që jemi ndarë.Rubensi: Genta gënjen për çdo gjë, por e ka të sigurt finalen
Si po të duket Genta në BB, e ndjek?
E ndjek shumë pak dhe them se nuk është ajo Genta që kam njohur unë, që nga mënyra e të folurit, dialekti i theksuar, naiviteti që ka armën e fortë dhe lotët që derdh aty. Me sa e njoh Gentën, ajo nuk është tip që qan.
Cila është pika e saj më e fortë si lojtare, po pika më e dobët?
Pika e saj e fortë është të shtiret si naive, ndërsa pika e dobët që mund ta skualifikojë atë, ende nuk e di.
Pohuat më sipër që Genta gënjen shumë. Cila ka qenë gënjeshtra më e madhe e saj?
Ajo gënjen për gjithçka, e ka ves.
Afrimin e saj me Metin brenda BB-së si do e komentoje?
Pikërisht kjo është një gënjeshtër e madhe, kur thotë që Meti më pëlqen se i ngjan të dashurit tim Rubensit, pasi nuk mendoj se ngjaj me Metin. Ndërsa për sa i përket afrimit me të, në fillim ajo kërkoi të krijonte një lidhje brenda, me qëllimin që dikush t’i dilte në krah në lojë, apo që të më hiqte qafe mua. Po me sa duket, Meti nuk ia vari shumë.
Mendon se mund të krijojë lidhje me ndonjë djalë tjetër aty brenda?
Jo s’e besoj. Asnjëri nga djemtë s’është tipi i saj, përveç arsyes kryesore, që ajo ende s’i ka mbyllur punët me mua.
Pse hyri Genta në BB, çfarë ambiciesh ka për jetën?
Atë që donte e arriti, ambicia e saj ishte të bëhej person i njohur.
E sheh si një pretendente kryesore në lojë?
Patjetër që po, madje kam dëgjuar që finalen e ka të sigurt, pasi është tip që i përshtatet çdo lloj situate. Genta vërtet sillet si naive, por në të vërtetë është vajzë aq zgjuar, sa zgjuarsia e saj kalon në djallëzi.
Melson Kurti, i dashuri tjetër: Genta më përket mua, kam plan për lidhje serioze
26-vjeçari Melson Kurti, menaxher club-esh në Tiranë, ishte ai që i hodhi benzinë zjarrit një javë më parë, ndërsa deklaroi se me Gentën prej 2 muaj e gjysmë po jetonte një lidhje të hapur. Ai po ashtu publikoi në faqet e “Panorama Plus” disa foto, ku tregon për lidhjen me Gentën para se ajo të hynte në lojë dhe fotot që kanë realizuar bashkë fundjavave që dilnin në club-et e Tiranës. Kjo deklaratë e tij erdhi si e papritur, për faktin se vajza nga Babani i Devollit kishte përmendur vazhdimisht emrin e Rubensit, si ish-i dashuri i saj. Ajo tregoi brenda shtëpisë se me Rubensin kishte pasur lidhje serioze disavjeçare, por ishin ndarë për faktin se ai e kishte zhgënjyer, ndërsa e dhunonte vazhdimisht. Melsoni në intervistën e tij pohoi se me Gentën kishte pasur një lidhje të hapur në Tiranë, pasi ai udhëtonte jashtë dhe s’kishin mundësi për një lidhje të konsoliduar. Ndërkohë që pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother 5”, Melsoni ka pohuar se ka plan ta vazhdojë lidhjen me Gentën, sigurisht duke e konsoliduar si një lidhje të rregullt.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: “Nuk mund ta besosh Gentën, ajo për mua është një lodër seksi”
budallaqja.............
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Genta i BB lidhje paralele me dy meshkuj, Rubensi: Është një lodër seksi!
» Seksi që mund të shkaktojë kancer!
» Seksi mund të jetë me të vërtetë vdekjeprurës!
» Arsyet më të shpeshta pse seksi mund ta dëmtojë martesën tuaj
» Seksi është shëndet.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi