Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra
2 posters
Faqja 1 e 1
Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra
Dollapi i lodrave në shtëpinë e vjetër të gjyshes sime kishte një aromë të veçantë. Nuk mund ta them dhe ta përcaktoj se për çfarë arome bëhet fjalë, por më ka qëlluar që e kam ndeshur në jetë, edhe pse rrallë dhe befas, si me magji, më janë rikthyer në mendje me një vrull të jashtëzakonshëm kujtimet e së shkuarës, të fëmijërisë së largët dhe sigurisht të gjyshes sime.
Dhe nuk është aspak rast i vetëm dhe personal. Të gjithë e kemi provuar dhe e provojmë një ndjesi të tillë, pra kur një aromë e caktuar na çon me shpejtësi në një moment të largët e ndoshta të harruar të së shkuarës, për të na dhuruar një përjetim të këndshëm ose jo të situatave të cilat ndryshe nuk do të na kishin dalë në dritë. Po përse aromat ose erërat e ndryshme kanë një fuqi të tillë në memorien tonë?
Neuroshkenca ka shumë ngjashmëri me veprimet e një detektivi. Ne duhet që të kërkojmë për “çelësa” që të na çojnë te shkaku i fenomeneve. Por përpara se të analizojmë çelësat, duhet që të kemi një informacion, ose peizazh në lidhje me rastin me të cilin po merremi.
Një shqisë komplekse
Për sa i përket aromave, ne dimë që të nuhaturit është shqisa më e vjetër, duke qenë se origjinën e ka te shqisat rudimentare. Është një shqisë që e kanë edhe bakteret më të vogla. Para të parit, apo të dëgjuarit, para vetë prekjes, krijesat kanë pasur të zhvilluar kundërpërgjigjen ndaj kimikateve rreth tyre. Të parët e ka burimin dhe mbështetet në katër lloje sensorësh drite në syrin njerëzor, qeliza të njohura si receptorë, të cilat e shndërrojnë dritën në gjuhë elektromagnetike për trurin tonë, ndërsa prekja bazohet në disa lloje të ndryshme receptorësh për presionin.
Për nxehtësinë, për të ftohtin, dhimbjen, por në krahasim me nuhatjen, të gjitha këto shqisa kanë shumë, po shumë pak receptorë në dispozicion. Në rastin e nuhatjes kemi të përfshirë 1000 receptorë që ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme në varësi të asaj çka ne nuhasim. Rezultati i këtij kompleksiteti është aftësia jonë për të shquar dhe për të dalluar shumë-shumë lloje të ndryshme aromash dhe erërash.
Sigurisht që jo për të gjitha këto loje aromash kemi emra. Nuhatja është ndër të tjera, ndoshta edhe shqisa për të cilën flasim më pak. Jemi të mirë në përshkrimin e sendeve nga pamja e tyre e jashtme, apo dimë mirë të themi se cili është tingulli që bëjnë sendet, por kur vjen puna te nuhatja, mjaftohemi duke e lidhur aromën me sendin me të cilin kanë lidhje. Për shembull “mban erë si një qen i ngordhur”. Kështu ne mund të kemi emra për ngjyrat: “e kuqe” e “verdhë” etj., por kur vjen puna tek aroma, ne i emërtojmë sipas sendit që prodhon atë aromë si: “aromë buke e pjekur”, “arome qepe” etj.
Episodet e kujtesës
Pra tani kemi informacionet e përgjithshme dhe duhet që të gjejmë se cilat janë çelësat e rëndësishëm. Së pari, pjesa e trurit që është përgjegjëse për përpunimin e aromës është “kokrriza e nuhatjes”, që ndodhet pranë pjesës së trurit që quhet hipokampus. Ky emër do të thotë “kalë deti” dhe ka një emërtim të tillë për shkak të formës. Kjo pjesë ndodhet e vendosur thellë në tru në një pozicion që mund të quhet një pikë takimi për të gjitha informacionet që vijnë nga i gjithë korteksi. Neuroshkencëtarët kanë dalë në përfundimin se hipokampusi është shumë i rëndësishëm për krijimin e kujtimeve të reja nga ngjarjet e ndryshme.
Njerëzit që kanë dëmtime në këtë zonë të trurit, e kanë shumë të vështirë që të kujtojnë ngjarjet e së shkuarës, madje edhe ato të së shkuarës së afërt. Edhe pse njerëzit me këtë dëmtim mund të mësojnë gjëra të reja si për shembull t’i japin biçikletës, vjersha, apo emra të rinj, ata nuk arrijnë që të krijojnë kujtime në lidhje me këto gjëra që i kryejnë apo nga përvojat e tyre. Kjo “memorie episodike” është saktësisht ajo memorie që kam kur kujtoj vizitat te gjyshja. Dhe “kokrriza e nuhatjes”, pika e nuhatjes në tru, ndodhet e vendosur pikërisht pranë hipokampusit, që është edhe bërthama kryesore e trurit për kujtime të tilla.
Zhytje e thellë
Duhet thënë se ky fakt është shumë i rëndësishëm, por jo thelbësor. Po t’i referohemi paralelizmit nga fusha e detektivëve, ja ku kemi në këtë rast “të dyshuarin” (aromën) që ndodhet në “skenën e krimit” (pranë hipokampusit). Por do të na duhen fakte të tjera shtesë, nëse do të duam ta çojmë “çështjen” në gjykatë. Shpresoj që fakti tjetër, një e dhënë për neuroshkencën, do të arrijë që t’ju bindë se përse aromat janë kaq të fuqishme në rikthimin e kujtimeve të vjetra dhe të harruara.
Nuhatja është unike mes të gjitha shqisave, sepse ajo hyn në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të thellë në tru. Nëse do të hidhnim një vështrim te të gjitha “rrugëzat” që ndjekin shqisat e tjera në tru, si dëgjimi, të parët, ky rrugëtim nis tek organi i shqisës, pra në rastin tonë te veshët, apo te sytë dhe lëviz drejt një stacioni të quajtur “talamus” e më pas shkon edhe në pjesën tjetër të trurit. Ndërsa me nuhatjen, situata është e ndryshme.
Në vend që të vizitojë “talamusin” para stacionimit të mëtejshëm në tru, informacioni i nuhatjes udhëton drejtpërsëdrejti në vendin më të madh dhe më të rëndësishëm të përpunimit të sinjaleve “kokrriza e nuhatjes” – pa ndaluar në asnjë pikë tjetër në tru. Ne nuk e dimë ende se cila është arsyeja që rrugëtimi i sinjaleve të shqisave të tjera ndalon fillimisht te “talamusi”, por është e qartë se këto sinjale shkojnë më vonë në qendrën e përpunimit.
A mund të jetë kjo arsyeja se përse aromat janë njëherazi edhe shumë të vështira për t’i shprehur me fjalë dhe të afta që të zgjojnë nga “gjumi” kujtime të fshehura shumë thellë? Studiuesit e fushës së memories thonë se përshkrimi i sendeve me fjalë mund të ndihmojë kujtesën, por nga ana tjetër, kjo redukton njëherazi edhe emocionin që ndjejmë në lidhje me subjektin. Kur për shembull përballemi me një histori që ka të bëjë me kujtimet tona ne nisim që të kujtohemi për të fillimisht nga “materialet bruto”.
Në rastin e aromës së dollapit të gjyshes sime, kjo aromë e veçantë ishte thithur nga receptorët e hundës sime në vitet e largëta të fëmijërisë. Kjo aromë për të cilën unë kurrë nuk e gjeta dot në emër, por që më kishte bërë përshtypje shumë, “udhëtoi” drejt e në trurin tim nga hunda ku u thith në fillim, duke ndalur pikërisht drejt e në tru. Aty ky kujtim përzihet me kujtime të tjera të gjyshes, të paprekura nga gjuha, të ngulitura thellë në kujtesë.
Tani vite më pas, aroma jo vetëm që e “zhvarros” atë përvojë, por mjafton që të nxjerrë nga errësira e viteve të gjitha kujtimet e tjera që kanë të bëjnë me gjyshen dhe me atë moment të veçantë të jetës. E tillë është forca e aromave dhe e nuhatjes, kësaj shqise që nuk i jepet rëndësi, por që ndikon kaq shumë në jetën dhe emocionet tona./kinfo/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra
ashtu esht sapo ngjoj aromen qe dikur e hidhte(Babi Im Indjer)kujtohet gjithshka sikur tket ndodhur dje e jo 5vite me par
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shokuese: Nxjerrin babin nga varri me shpresën e ringjalljes
» Dallimi ne mes Premtimeve dhe Kujtimeve.
» Emisioni i “Pasdites”: Magjia e zezë
» MAGJIA E BARDHË
» Pitagora dhe magjia e numrave ...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi