Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poseidoni - Hyu i jetes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poseidoni - Hyu i jetes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poseidoni - Hyu i jetes

2 posters

Shko poshtë

Poseidoni - Hyu i jetes Empty Poseidoni - Hyu i jetes

Mesazh nga Emona Tue 20 Mar 2012 - 2:28

Hyu i jetës - Poseidoni ( Dodoni , I Miri)

Poseidoni(Pujisësi i Dodonit,bujisësi i Dodonit,bujitje ose pujitje është dukuria që i shfaqet syrit në buzët e burimit të ujit , që vjen nga thellësia e tokës ) i biri i Kronit dhe Reas , vëllai i Zeusit dhe Hadit dhe hyjnia kryesore ne panteonin pellazg Olimp -Dodone .Pasi rëzuan nga froni të atin Kronin ,tre vëllezërit Zeusi ,Poseidoni dhe Hadhesi ndan pushtetin.

Poseidoni qe i dyti, me i rendësishmi , pas Zeusit e midis hyjnive. I takoi të qe i gjithëpushtetshmi i deteve dhe ujrave , në të shkuarën ky qe atributi më i qënësishëm i Kronit .

Ai shfaqet nga thellësia e tokës si burim i ujit jetëdhënës ,por që njëherazi është lënda kryesose e trupëzimit të gjithëçkaje që ekziston në planetin tone.
Poseidoni është kuptuar si Hyjnia përgjegjës i lëngut të jetës ,ujit, në planet.Ai identifikohet Hyjnia e rrjedhjes dhe e qarkullimit te vazhdueshëm ,i qetesise dhe i furisë maramendëse ,i paparashikueshmërisë dhe i mistershmërisë.

Bujar dhe mirëtor .jetëmbajtes dhe ndëshkues për këdo që se nderoi , dhe për një çast e përbuzi ,ky është i Miri , Poseidoni, për detar ,peshkatar, buzalumas e bregadetas..

Të gjithë të lashtët e pranojnë se Poseidonin e adhuronin më së tepërmi Ilirët dhe Epiriotët pellazg.

Simboli i tij , i qënësishëm,është cfurku tridhëmbësh , skeptri me të cilin ai mbante fortë ujin e detit pas tokës dhe kapej lehtë pas çdo sendi ,një symbol ky që haset dhe si skepter , edhe pse në minjaturë , që mbahej në dorën e djathtë edhe prej Faraonëve.

Nuk do shumë ta kuptosh mendësine e të lashtëve ,që mendonin se Poseidoni e mbante të pashkëputur ujin me tokën me ndihmën e tridhëmbësh*t sepse me sa duket ata e kishin provuar se tridhëmbëshi qe mjeti më efikas për të fiksuar diçka pas tokës.

Kështu,edhe ne ,fare thjeshtë duam të besojmë se Poseidonit i është atribuar mveshur, misteri i pashkëpuetshmërisë të ujit nga toka ,pra është një përpjekje pararendese për të spjeguar të vërtetën e tërheqjes së gravitacionit, dhe pse jo , kjo të qe mënyra më e saktë e spjegimit të lidhjes së ujit me tokën prej të lashtëve..

Këtu mendoj se e ka bazën dhe përfytyrimi i pandarë i Poseidonit nga skeptri tridhëmbësh i tij.

Simboli tjetër kuptimplotë për Posejdonin është delfini njeridashës dhe udhërëfyes .
Delfini(që spjegohet me bashkimin e dy foljeve te shqipes del – hin, ashtu si shfaqet delfini vertet ne det) është qënia më e adhuruar e ujrave te Jonit.Kush i ka njohur nga afër këto qënie është mrekulluar prej humanizmit dhe fisnikërise se tyre Si te njerëzit, delfinët e kanë shumë të zhvilluar tiparin e komunikimit tingëllor .

Detajonasit e adhuronin ketë krijesë,dhe jo pak prej tyre kishin provuar mirësine e këtyre krijesave . Detajonasit jo vetëm së lashti , por edhe sot besojnë se Ata janë lajmësit e të Mirit të Jonit.

Të lashtët besonin se Poseidoni kishte seline në Jon të kaltërpraruarin me 145 ditë të bukura me diell ,që përshëndritet edhe në mot të keq nga shkrepëtimat e malit të Çikës(mali I Vetëtimave) . Pse ata zgjodhën pikërisht Jonin .A e dinin vallë ata që thellësia maksimale e deteve të të gjithë Mesdheut prej 5121 m ndodhet pikërisht në jug të detit Jon.

Këtë të vërtetë befasuese e dinin vetëm ata të lashtë që ishin të lidhur ngushtësisht me detin dhe ja dinin mirë çdo të fshehtë a mister të tij.

Detajonatit dhe Adriatikasit ia njohin karakterin hyjnisë së deteve të tyre .Ata e duan atë , si të afërmin e tyre, dhe nuk e ndajnë nga jeta e tyre, sepse e besonin dhe e nderonin Poseidonin si hyjninë e jetës.Ai përkujdesej për ta që nga kroni(Burimi)deri në det ku ai kishte seline .

Poseidonin e falnin ne gjithë siujdhesën e Hemit(Ballkan) nga bjeshkët e thella ku nisin rrjedhën lumenjtë e deri ne detin Jon dhe Adriatik.

Adhurimin për Poseidonin e gjejmë në dëshmi arkeologjke për gjatë vijës bregdetare nga grykëderdhja e lumit Drin në veri deri në grykëderdhjen e lumit të Bardhë(Akelou të lashtë) (Aspropotamo) ne jug.

Nuk ështën rastësi, që në këtë gjatësi kilomertike (Iliro _Epiriote) gjenden :
Tempuj për Poseidonin : (Shkodër, Apoloni, Antigonea, Foinika, Athamania);
Mbishkrime për Poseidonin mbi rasa guri (Salari e e sipërme , Leshnjë, Kamçist, rrethiTepelenë); qytet në Sarandë(Poseidi).

Interes paraqet dhe simboli i sakrificës për Poseidonin , që qe një Dem i badhë që njëherazi ka qënë edhe simbol i Epidamnit mitik, që kish përfunduar së ndërtuari më 627 para krishtit (Durrësi antik) dhe që për totemë të tij mendohet ta ketë pasur kokën e këtij demi hyjnor .

Këtë fakt e bënë të besueshëm etimologjia e emrit Epi- Damn . Çdo studiues i vemendshëm do të dallonte dy fjalëshin Epi (Kokë,E epërmja ) dhe Damn( Damaz ).Demi i padlirur i bardhë (që edhe sot po të haste besohet si fatsjellës dhe ogur mire) duhet t’i jetë bllatuar Poseidonit nga qytetarët e Epidamnit .

Kjo duhet të jetë edhe arësyeja , pse nga durrësakët autokton festohet më 22 qershor një festë pagane ,që e njohin si festa e detit.

Sipas disa rrëfenjave , këta adhurues te Poseidonit , Epidamnasit e lashtë kishin mbret Epidamnin që kishte një vajzë te bukur të quajtur Melisa ,e cila e adhuronte detin. Poseidoni mahnitej me këtë krijesë të bukur qe në verë lodronte në valet e Addriatikut e u dashurua pas saj .

Me të pati edhe një djalë, Dyrrahun Ky pinjoll hyjnor do ti ndëronte emrin e qytetit të gjyshit të tij,nga Epidamn në Dyrrah.(Këtë gjë na e rrefenë Apiani shek II, i cili shkruan : “….Dyrrahu ,të cilin e konsiderojnë(vendasit) se rrjedh nga Poseidoni që ,ndërtoi pranë qytetit një liman dhe i dha emrin Dyrrah..”)

Nuk është e rastit që dhe në Egjipt ,më 297 p.e.r.PTOLEMEU II molos i kushtoi Poseidonit një shtatore mbi 6 m. të lartë ,një vepër arti e SOSTRATIT të KNIDIT , që u vendos në majë të Farit të Aleksandrisë ,njërës prej 7 mrekullive të botës antike.

Pashkëputshmëria e detit me tokën ka intriguar misterin e dëshirës së Poseidonit më Demetrën .Është fakt se jashtë ujit atij ia rrëmbenin fuqitë retë dhe stuhitë, kështu që ai,përjetësisht do ta vuante pamundësinë e takimeve dashurore të destinuara të mos ndodhin kurrëme Demetrën që e adhuronte .

Kaq e zjarrtë qe ndjenja për të sa në brigjet shkëmbore të Tragjasi ,ku ai dëshironte ta takonte Atë çdo ditë , në mënyrë të mistershme , nëpërmjet të çarave ,që vinin nga thellësia e detit, i dhuronte asaj kristalet e kripës tragase.

Kjo mrekulli,që të mahnit , vazdon sot e gjithëdita si për të treguar pafundësinë e ndjenjës se Poseidonit për Demetrën, Tragasasit e lashtë këtë dhuratë të Poseidonit ,ajo që i jep shije jetës e shpërndanë në tërë siujdhesën e Hemit(Ballkanit) e më pas në tërë Europën e më gjërë..

Çelja e pranverës ,shkrirjja e dëborave ,shirat e stinës ,bollëku i prurjeve të burrimeve dhe të lumenjëve ,ndërimi i ujrave të fjetura te dimrit ndër dete ,i japin mundësi mbretit të tyre Poseidonit vetëm ta përqafojë Demetrën me velin e ujtë .

Qe krijuesi i gjallesave te nënujit ,veçmas njihet si krijues i kalit .Posejdoni goditi me sfurkun tridhëmbësh shkumën nga doli –Skibias(Skifias) kali i pare.Nga shkumba e valëve doli kali i pare këtej mendohet ta ketë prejardhjen dhe emri i lumit Shkumbin(Genusi).

Në luftën e Trojës Poseidoni merr anën e trojanëve. Zëmërohet në kulm me akejtë që kanë vënë ne veshtirësi Trojanët ,duke uturruar ….

E, beftë rrjedh ai nga malet
Gjurmëve të tij hyjnore
Derdhen përrenjë pyjeve e maleve
Kater galope Egjeun e mbrin
E thellë zhytet në detin e kristaltë
Te seli e motshme shkëlqimartë
Mbren me ngut kuajt patkoj bakërtë
Të shpejt si era krifartët çajnë detin
Ngjesh për vete gjerdanin e arte
Në dorën e majtë tridhëmbëshin e artë mban
E mbi koçi mire vend po ze
E vrullshëm hidhet përmbi dallgë
Peshq e bisha lodrojnë gëzueshem
Nën hijen e hyut mbi dallgë
I hareshëm deti udhën ia hap të kalojë
Iliada 23


.. Bashkë me Apolonin dhe Aiakun(Ai- akun) ndërtuan muret e Trojës . Pelazgu qe biri i Poseidonit me Larisën .

Poseidoni qe jo vetëm ati i Auosit(Vjosës).por edhe i të 18 lumenjeve të tjerë,bijët e tij , që derdhen në detet Adriatik ,Jon,Egje dhe në Detin e Zi nëpërmjet Danubit.

Duke nisur nga skaji jugor , në ujrat e të birit , Akelout hyjnor (Akellos,Aspropotamos,lumi i Bardhë) Tetisi pagëzoi të birin e saj Akil hyjnorin e më pas rrjedh Arahti(Arahtos,që të le të kuptosh që rrjedh nga malet) ; Luri (Luros); Akeroni(Është kë roni),Aheros afër Pargës;Thyami (Çami,Kallamas;Bistrica (Syri I kaltër dhe shumë syresh të vegjël që derdhen në Jon përgjat Rivjerës deri në Karaburun,
Aty ku Joni takon me Adriatikun ,që përball Shëngjinit me Neapolin arrin thellësinë 1585 m.

E më tej vazhdon Aosi(Vjosa dhe Drino);Semani ,meEordaikun (Devollin)dhe Aspi(Osumi);Shkumbini (Genus);Erzeni (burimet e Shëngjergjit);Ishmi (Tërkuzi dhe lumi i Drojit);Ardaksani (Mati dhe Fani);Drili (Drini i Bardhë dhe i Zi);Buni (Buna)
Poseidoni i çon ujë dhe Detit të Zi nëpërmjet Danubit, me Drinën dhe Moravën në veri.Deti Egje pi ujin e Vardarit ,Vistricës dhe të Pinos.

Konfigurimi gjeografik i tëtë këtyre lumenjëve ,si një piktogramë hidrografike , nga burimi deri ne grykëderdhje , krijon imazhin e një kupe 5 këndëshe të stërmadhe me fundkonik në grykëderdhjen e Akelout në jugë që zgjeron bazën drejt veriut ,në verilindje Selaniku deri në pikëtakimin e meridianit 22,5 oo me Danubin dhe në veriperëndim në vijën Akelou ishulli i Sazanit deri në pikëtakimin e meridianit 19.oo me Danubin .Krijohet kështu imazhi i një kupe gjigande e denjë për tu kujdesur nga një hyjni si Posejdoni.,andaj po e quaj thjeshtë Kupa e Poseidonit.

Burimet e këtyre lumenjëve , që rrjedhin pandalimisht , shpien çdo ditë ujë të fresket në detet Jon , Adriatik , Egje dhe Detin e Zi e formojnë , përbashkësinë e kupës jetëdhënëse të Poseionit .Kjo piktogramë përbëhet nga një rrjet i dendur lumenjsh që arrin një gjatësi 60323 km.

Pjertësia mesatare e gjithë këtij territori është 28%.Rezervat ujore të Kupës jetëdhënëse të Poseidonit,qe përfshinë Shqipërinë,Malin e ZI,Serbinë ,Kosovën ,Maqedoninë ,Bullgarinë dhe Greqinë në kuadratin gjeografik Veri (paraleli 45oo)Jugë(Paraleli 38.5oo)Perëndim (Meridiani 19oo) dhe në Lindje (meridiani 22.5oo) e matur sipas gjeo-hidrografëve me vëllim mesatar të prurjeve te lumenjve në km3 ështëhqipëri 41,2;Serbi,Kosovë,Maqedoni së bashku 126,Greqi 67,3,Bullgari 17,9 ,pra vëllimi mesatar për të gjithë këtë rrjet hidrik është 252,4 km 3 ( kur Suedia dhe Islanda së bashku e kanë 263,8 Km 3)
Lumenjtë e Kupës së Posejdonit 31% të ushqimit të tyre e kanë nga ujrat nëntokësore që do të thotë 78.2 km 3 ujë.

Mbulesa e gjelbërt karakteristike nga 400 deri 1250 m mbi nivelin e detit është Dushkaja (Klimaksi) në shumëllojshmërinë e saj(Bunga,Shparthi,Bungëbuta ,Qarri,Valanidhi,Bulgëri,Ilqja ) ,si dhe ahishte,pishnaja dhe bredhnajat etj që natyrisht është dhe filtri natyror i pa zëvendësueshëm i ujrave të ndotura mbitokësore. .

Kjo mbulesë e gjelbërt (ajo e dushkajës) favorizon bashkëjetesën edhe rritjen e një shumëllojshmërie tejet të konsiderueshme bimësie tjetër e që dallohet për cilësinë e bimësisë eterovajore ,mjekësore etjerë.Interesi për bimët dhe rrënjët mjekësore është tejet i lashtë , dhe për më tepër hobin për njohjen e bimëve e kanë pasur edhe mbretër si Mbreti Genti i Ilirisë të cilit i atribohet dhe zbulimi i vlerave kurative të Gentianës

Në Pesëkendëshin grykëderdhja e Akelout(Aspropotamo)lumi i Bardhë,Selanik (Thesaloniqi), Ohër ,Shkumbin Vlorë (Aulonë ,A – Uli – Onë; A Ylli Jonë) biologët njoftojnë te kenë numëruar rreth 3200 llojë bimësh dhe prej tyre rreth 386 lule dhe rrënjë mjeksore një shumëlushmëri mahnitese ,që banoret e këtyra krahinave në veçanti gratë i përdorin që së lashti në praktika shëruese me mjaft sukses ,i edhe sot e gjithë ditën , e që për këtë arësye , pa hezitim do ta quajmë shëronjëtorja e POSEIDONIT.

Adhurimi i të lashtëve për Poseidonit është transmetuar ndër gjithë ballkanasit edhe si mesazh hyjnor jetëmbrojtës

Misteri i Kupës së Posejdonit ka detyruar gjithkënd,anekënd këtij areali ,për ta bekuar dhe ruajtur ujin dhe mburojën e gjelbër të tij në emër të jetës. Askush nuk ka guxuar te matet me Poseidonin ,nga që me guximtarët, në jetë të jetëve ,e kanë përjetuar fatalisht fuqinë e hyjnisë së Ujrave dhe të Detit .

Por është edhe mjë fakt tjetër ,shumëkuptimplotë. Poseidoni na kujton ujin : si pëbërësi ,si lënda më e qënësishme ;si 70% e gjendjes në cilën do gjallesë a dukuri e jetës , që ekziston në tokë , në të gjithë shumëllojshmërinë e shfaqjes së saj.

Në ciklin e jetës, Poseidoni ,si personifikim i ujit ,është lënda kryesose e trupëzimit të gjithëçkaje që ekziston në planetin tone.Uji, si përbërës i gjithçkaje ,që ripërtërihet e jeton në planetin tone, është elementi përbashkuese i mistershëm, që realizon qarkullimin e e lëndës organike ,që u siguron harmoninë e sigurine e jetës ,zhvillim dhe jetëgjatësi të gjitha llojeve të gjallesave.

Adhurimi për Poseidonin në këtë kuptim , nuk qënka thjeshtë një ndjenjë dhe besim pagan,mistik , por është thirrje e ndërgjegjes ,një kujtesë për të Mirin e cilësisë së jetës.

Ai u martua me Amfitrian motra e madhe e Titonit Oqean, si për të treguar zgjerimin e pushtetit të tij drejt Oqeanit.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poseidoni - Hyu i jetes Empty Re: Poseidoni - Hyu i jetes

Mesazh nga Anakonda Mon 9 Apr 2012 - 4:53

e kam ber ne 9-vjecare,e pata harruar ndersa tashi mu kujtua serish
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi