Vaji i ullirit, formula e shëndetit dhe bukurisë
3 posters
Faqja 1 e 1
Vaji i ullirit, formula e shëndetit dhe bukurisë
Ulliri është një bimë mjekësore e mrekullueshme. Çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera. Ditologia Blerina Bombaj na shpjegon për vetitë e këtij produkti.
Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatiten me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegie të lëkurës, duke ndihmuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.
Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese.
Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.
Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishëm kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegieve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.
Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore. / A. Hoxha

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Vaji i ullirit, formula e shëndetit dhe bukurisë
kot nuk thone ,paske humb si voj ullini :541221:
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Vaji i ullirit, formula e shëndetit dhe bukurisë
Vaji i ullirit, përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh
pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin. Sot
kemi një motiv më shumë për të mos e ndarë nga tavolina: një përbërës i
tij i quajtur oleocanthale na mbron kundër demencës dhe Alzhaimerit. Me
këtë studim arrihet në përfundimin se vaji i pastër i ullirit ndihmon
në parandalimin e pothuajse pjesës më të madhe të sëmundjeve të
organizmit. Një grup shkencëtarësh amerikanë të "Monell Center" në
Universitetin e Çikagos ka zbuluar se oleocanthale ndryshon strukturën e
proteinave neurotoksike, që mendohet se ndikojnë në efektet
shkatërruese të Alzhaimerit. Ky ndryshim thelbësor strukturor pengon
proteinat ADDL në procesin për të dëmtuar qelizat nervore të trurit.
Oleocanthale,
në këtë rast, ndryshon strukturën e ADDL, në mënyrë që këto të mos
lidhen me sinapset (elementë që mundësojnë komunikimin mes qelizave të
indit nervor). Duke e ditur këtë shkencëtarët kanë dashur të ekzaminojnë se si ndodh ky proces dhe cilat janë efektet tij në tru,
më specifikisht në disa zona të caktuara, sidomos ajo e kuptimit dhe
memories, që ishte një prej të parave zona të goditura nga Alzhaimer.
Përmes qelizave, shkencëtarët verifikuan sjelljet e proteinave ADDL me
dhe pa shtimin e oleocanthales, duke zbuluar se mjaftonin pak molekula
të këtyre substancave që gjendeshin te vaji i ullirit për të reduktuar
lidhjen mes ADDL dhe sinapseve. "Rezultatet mund të na ndihmojnë të
identifikojmë dhe të marrim masa mbrojtëse, që mund të çojnë në
përmirësimin e terapive në luftën kundër sëmundjes së Alzhaimerit", ka
deklaruar doktor Paul Breslin, bashkautori i studimit. Testet e mëvonshme treguan se oleocanthale ndihmon sinapset nga dëmtimet
strukturore të shkaktuara nga ADDL. Studimet e ndryshme kanë treguar se
vaji i ullirit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj shumë
sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave
mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet
kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh,
sidomos atij të gjirit. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në SHBA kanë
gjetur se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30 për
qind nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Acidi oleik
që gjendet tek ai, ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, që është
origjinë e kancerit, duke ulur në mënyrë drastike rastet e tumorit në
gji. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky
lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të
përdorimit të vajit të ullirit. Vitamina E që përmban ai, ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore,
që do të çonin në shfaqjen e kancerit dhe në këtë aspekt janë duke u
bërë studime të shumta. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të
pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e
zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL) që grumbullohet
nëpër arterie. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë dy lugë
gjellë vaj ulliri në ditë për një javë kishin një ulje të nivelit të
kolesterolit të keq dhe nivele të larta të përbërësve antioksidues, në
veçanti fenolëve në gjak. Vaji i papërfunduar, që nxirret direkt nga
ulliri, përmban një numër më të madh antioksiduesish, veçanërisht
Vitaminë E dhe fenole.
Ai konsiderohet si një ushqim i tretshëm
dhe i pranueshëm nga stomaku, që luan rol të rëndësishëm mbrojtës edhe
te personat që vuajnë nga ulcera dhe gastriti. Vaji i ullirit aktivizon
hormonet e pankreasit në mënyrë shumë herë më natyrale se sa ilaçet. Po
ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një
jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Që në lashtësi, popujt
rreth brigjeve të Mesdheut, e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam
për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin
e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e
rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky "ilaç" është i
njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te
fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre
gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga
përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë
arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm
te fëmijët. Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si
ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj
shkëlqim.Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan ato nga thinja e
parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila
në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç
janë: sapunët, shampot, kremrat, locionet. Po ashtu, shumë maska
bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga
përbërësit kryesorë të tyre. Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga
çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe
medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në
këmbim. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e
produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por
vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim
edhe me organet shtetërore për kujdesjen e konsumatorit, kanë menduar që
në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: "Një ose dy lugë vaj
ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të
zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja". Efektet e tij pozitive mbi
organizmin lidhen ngushtë me përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore dhe
substancave antioksiduese.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Vaji i ullirit dhe përbërësit e tij të dobishëm
» Vaji i ullirit e zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru
» Vaji i bajames, sekreti i bukurisë femërore
» Vetitë e vajit të ullirit
» Moda e bukurise se kembes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi