Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria shqiptare për American Style People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria shqiptare për American Style People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria shqiptare për American Style

Shko poshtë

Dashuria shqiptare për American Style Empty Dashuria shqiptare për American Style

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 8:20

Dashuria shqiptare për American Style Dyqan-rrobash-American-Style-12-292x300Magdalena Alla

Sidomos për Nju-Jorkun thuhet se është qyteti ku lindin tendencat e para në modë, që më pas shpërndahen në të gjithë botën. Ndërkohë që në Nju Jork nuk ka pak ditë që ka përfunduar java amerikane e modës, moda amerikane në Tiranë përforcon e shton gjithmonë e më shumë butikët me veshje ‘nga Amerika’. Jo prej sfilatave më të fundit të gjigandëve si Marc Jacobs, Donna Karan apo Calvin Clein, që me stilin e tyre ofrojnë shprehjet më intime personale të një gjendjeje shpirtërore a sjelljeje.

Por që e mbartin dhe tregtojnë stilin tipik amerikan prej afërsisht dhjetë vjetësh, të shtuar sidomos këto dy-tre vitet e fundit në rrugët më kryesore të kryeqytetit. “Në tërësi nuk janë veshje të sezonit të fundit. Janë zakonisht të një sezoni më parë, por nuk mungojnë as veshjet më të reja, më të fundit”, shpjegon Monika Meta, menaxhere në një nga dyqanet tetëvjeçare me veshje amerikane në Tiranë në zonën e Bllokut. Në Tiranën ku Made in Italy është shtruar këmbëkryq që pas hapjes së kufijve.

Si më e pëlqyera, e pakonkurrueshmja, e paarritshmja nga gjithë ata që me hir apo me pahir i drejtohen tregut çam apo atij te Medreseja për të blerë e për t’u veshur me Made in Turkey apo Made in China, meqë këto kushtojnë më lirë. Por dhe nga ata që synojnë, por arrijnë të blejnë e vishen me markat më të mëdha të modës italiane në Tiranë. ‘Në fakt, rrallëkush e di që moda italiane për femra renditet e shtata në botë dhe ajo mashkullore renditet e para”, përkufizon stilisti italian, Luigino Gastaldon, i pranishëm në tregun e modës në Tiranë me veshjet e tij.

“‘Eh, Amerika është dy vjet para Europës në modë!” Veshjet amerikane dallojnë nga ato europiane. Pasi të parat janë më praktike, funksionale, të thjeshta, serioze, aspak të sofistikuara e ngarkuara, janë shumë të përshtatshme për në punë, zyrë”, shpjegon Brunilda Musa, shitëse në një prej dyqaneve që ofron prej dhjetë vjetësh modë amerikane në Tiranë. ‘Shqiptarët, pavarësisht se jo të gjithë, pjesërisht po kthehen tek ‘e thjeshta’.

Thonë që veshjet amerikane pëlqehen, pasi kanë masa të mëdha. Por nuk është vetëm çshtje masash. Veshjet amerikane pëlqehen jo vetëm prej thjehstësisë, përkundrejt klasikes dhe chic-ut europian, por edhe prej prerjeve më femërore”, shton Monika Meta. Stilistët amerikanë njihen për përdorimin e shumë detajeve femërore si fjongot, jakat shall, jakat bebe, rrumbullake, prerjet me bel dhe penca e fryrje poshtë, që japin një imazh aristokratik, klasik. Të pangarkuara me shumë aksesorë ato mbeten shumë të bukura dhe të përshtatshme për syrin estetik edhe të përditshmërisë.

Kostumet, fustanet Made in USA, janë dhe shumë të rehatshme edhe në materialet e përzgjedhura, që nuk të lënë të rrish si ‘i ngrirë’. Vishen edhe me taka të ulta dhe me to mund të rrihet fare mirë në çdo ambient, qoftë zyrë, qoftë punë, qoftë dalje mbrëmjesh me komoditetin maksimal për qëndrime të shkujdesura dhe pozicione trupi nga më të ndryshmet.

“Klientela është e qëndrueshme dhe rritet. I blejnë të gjitha llojet e veshjeve. Që nga fustanet e mbrëmjejve, që hera-herës spikasin për përdorimin e gurëve, por më shumë kostumet dhe veshjet për përditë. Dhe klientet shprehen se mbi të gjitha ndihen shumë femra dhe shumë rehat. Janë veshje edhe shumë të bukura, edhe shumë praktike”, shprehet Linda Nezaj, një tjetër tregtuese e fustaneve Made in USA.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi