“Kam një problem me djalin tim…”
2 posters
Faqja 1 e 1
“Kam një problem me djalin tim…”
Kristi Pinderi
Monika Melyshi, 48 vjeç mund të jetë një nga ato nënat që beson se i kupton fëmijët, e respekton lirinë dhe jetën e tyre, por gjithmonë ka diçka te fëmijët e saj që ajo do donte të ishte ndryshe. “Do të doja që i madhi të mos ishte aq indiferent, ndërsa për të voglin do të doja të tregohej më i arsyeshëm”, thotë ajo. Kujton herën kur u kthye pas një vizite në Itali. Të voglit, që ka mbaruar shkollën e mesme tashmë, i kishte blerë disa dhurata, të cilat harroi t’ia jepte menjëherë në aeroport dhe i mori padashje me vete në Vlorë ku do të shkonte fill pas mbërritjes në Shqipëri. “Ai më telefonoi”, kujton Monika, “dhe më pyeti me indinjatë se pse harrova t’ia jepja në aeroport dhe pa pritur përgjigjen, ma mbylli telefonin. Besoj do të ishte më i denjë një falenderim, sepse harresa është njerëzore. Unë e respektoj jetën e tyre dhe i le të lirë, por ka disa kufij që nuk janë standart dhe varen nga prindi”.
Janë nëna që kanë sakrifikuar në çdo moment për mirëqenien e fëmijëve të tyre. Këta të fundit vazhdojnë të jenë motivi kryesor për jetën e tyre. E megjithatë, kanë gjithmonë diçka për të thënë, kanë gjithmonë ndonjë detaj që do të donin ta ndryshonin në jetën e fëmijëve të tyre.
Disi më ndryshe është për Lilianën, një 56 vjeçare e cila tashmë dy djemtë i ka të rritur. Jeton me të voglin, por pavarësisht se edhe ai është në moshë madhore dhe i pavaruar, ajo nuk rresht se besuari se “nëse do të pinte më pak alkool dhe nëse do të ishte më shumë i përgjegjshëm”, gjithçka do të shkonte më mirë. Përpos kësaj, ka detaje në përditshmërinë e të birit të cilat do të donte t’i ndryshonte. Duken të parëndësishme, krejt të parëndësishme por që jo pak herë shkaktojnë tension në marrëdhëniet mes tyre. “Fjala bie”, thotë ajo, “ne si familje korçare jemi shumë striktë për rregullin në shtëpi. Kështu jemi rritur, e kështu kemi tentuar t’i mësojmë fëmijët. Por hajdeni njëherë të shikoni dhomën e djalit tim dhe do vini duart në kokë nga gjithë ajo rrëmujë”…
Klodi, ndryshe nga dy të parat është nënë e re, 32 vjeç. Vajza e saj është vetëm 5 vjeçe. Në këtë moshë të falin vetëm dashuri dhe gëzim, sigurisht. Por diçka nuk shkon edhe në këtë rast… “Ka shumë gjëra që do donte nga unë t’ia dhuroja por sapo ia ble diçka, e shikoj që e do vetëm për dy orë, maksimumi tre dhe menjëherë e largon. Nuk e do më…”.
Monika, nëna 48 vjeçare duket se e kupton kollaj një sjellje të tillë. Të gjithë fëmijët kështu sillen, edhe të rriturit, beson ajo. Thotë: “E dëshirojmë një gjë, ne gratë zakonisht veshje dhe ngopemi sapo e kemi në garderobë. Eshtë normale, besoj unë, sepse është përvetësuar tashmë. Absolutisht të gjithë fëmijët humbasin kureshtjen, sapo përfitojnë diçka dhe janë në kërkim të gjërave të reja… Kjo është një spirale e pafundme”.
Klodi ka dhe një “ankesë” të dytë për fëmijën e saj, një zonjushë e vogël, e zgjuar dhe pafund e bukur. “Gjithë ditën është duke ngrënë ose ëmbëlsira, ose patatina. Sapo ulemi në tavolinë për të ngrënë drekë apo darkë, duket se është e ngopur dhe nuk do t’ia dijë më për ushqimin”… Problem i njëjtë ky, për pothuajse të gjitha nënat shqiptare…
B. Gj., 42 vjeç, preferon të mos e thotë identitetin e saj. Ka qenë për një kohë të gjatë e angazhuar në jetën politike të vendit. Ka 2 djem, më të madhin 19 vjeç dhe më të voglin 13 vjeç. “Shqetësimet e një nëne shqiptare në këtë kohë krize morale dhe shoqërore janë të shumta”, thotë ajo, “dhe janë të ndryshme nga shqetësimet që kish nëna ime në vitet ‘85-90-të për mua”. Shqetësimet janë në varësi dhe të karaktereve të djemve, pasi secili ka tipin e vet. Me djalin e madh i cili është natyrë e tërhequr, ka patur kryesisht merak njerëzit që rrinin pranë tij sidomos në një Gjimnaz si “Petro Nini Luarasi”. “Ai është natyrë paksa diplomatike dhe druaja se një cigare e ofruar nga shokë agresivë dhe… ai s’do i thoshte dot jo, ndaj jam përpjekur me takt dhe elegancë që ai të frekuentojë sporte si basketbolli dhe noti dhe tashmë me kënaqësi ja shoh rezultatet, si në karakter, por edhe në zënien e kohës”.
Djalin e vogël thotë se e ka të kundërtën e djalit të madh! “Eshtë natyrë e hapur dhe shumë mirëbesues ndaj botës çka përbën dhe merakun tim në këtë botë mos-besuese”. Ajo pohon se është përpjekur që të dy mos jenë diskriminues ndaj njerëzve të tjerë. “Djali i vogël ka shok të mirë një person me ngjyrë në lagje, jam përpjekur që të dy të jenë dashamirës me të shëmtuarën dhe mëshirues për të pafatët”. Dhe shton në fund se për të gjitha shqetësimet e saj nuk ka ndjerë kurrë në krah “faktorët e tjerë, si shkollën, ambientin etj, ndoshta ngaqë të gjithë luftojnë për mbijetesë”.
“Më mërzit fakti që nuk e duan shkollën”, shton më tej Monika, parukiere dhe estetiste, dhe pohon me sinqeritet: “Sepse as unë nuk e kam dashur, por i kam zili sot shoqet e mia të cilat shkollohen pafund. Unë e kam statusin tim dhe e kam venë me mund, por e kam peng që nuk kam marrë arsim të lartë edhe im atë e ka pasur merak, kështuqë insistoj kur qëndrojnë vonë natën. Asnjë prind nuk ka qejf por unë dua të di koordinatat, sepse nata sjell edhe rreziqe”.
Problem tjetër, nga ato që nuk të lenë të flesh qetë janë dhe joshjet e ndryshme që fëmijët mund të kenë për të provuar drogëra apo për të nisur vese që krijojnë varësi.
Psikologët pohojnë se marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës është një prej marrëdhënieve më të rëndësishme në të gjithë historinë e njerëzimit. Ata sugjerojnë se që të evitohen keqkuptimet apo situatat e papëlqyeshme mes të dy palëve, duhet ndërtuar një marrëdhënie e shëndetshme, marrëdhënie besimi mes njëri tjetrit. Por kjo është, në fakt, diçka që kërkon kohën e vet, është ndoshta një ndër investimet që nis që në fillim, e me gjasa, nuk mbaron asnjëherë…
Rasti konkret
Të voglit, që ka mbaruar shkollën e mesme tashmë, i kishte blerë disa dhurata, të cilat harroi t’ia jepte menjëherë në aeroport dhe i mori padashje me vete në Vlorë ku do të shkonte fill pas mbërritjes në Shqipëri. “Ai më telefonoi”, kujton Monika, “dhe më pyeti me indinjatë se pse harrova t’ia jepja në aeroport dhe pa pritur përgjigjen, ma mbylli telefonin. Besoj do të ishte më i denjë një falenderim, sepse harresa është njerëzore. Unë e respektoj jetën e tyre dhe i le të lirë, por ka disa kufij që nuk janë standart dhe varen nga prindi”.Shekulli

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: “Kam një problem me djalin tim…”
Cti bejsh eshte e veshtire ti kuptosh femijet e sotem.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» S´KA PROBLEM
» Mihrija, duet me djalin e saj
» Jolie “rrëmben” djalin e saj nga Vietnami
» Përdhunonte gruan dhe djalin, arrestohet
» Lindshmëria, problem i së ardhmes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi