Rëndësia e të qenit i ndershëm
3 posters
Faqja 1 e 1
Rëndësia e të qenit i ndershëm
Nuk përbën ndonjë lajm, por është baza e çdo komuniteti njerëzor. Ja nga se lind vlera e ndershmërisë dhe si mbrohet ajo
Është baza e çdo shoqërie, nga ajo më e vogla e indianëve që popullojnë pyllin e Amazonës, tek ajo e qyteteve të mëdha, ku dominojnë gjigantët e financës. Të ndihmon të kesh besim te të tjerët, jo vetëm në çështjet e biznesit, por edhe në marrëdhëniet në çift, mes prindërve dhe fëmijëve, vëllezërve, motrave, miqve dhe kolegëve. Po flasim për ndershmërisë, themeli i “kontratës shoqërore” që karakterizon komunitetet njerëzore, një vlerë universale që qeniet njerëzore (por jo vetëm ato), duhet ta respektojnë në çdo lloj shoqërie. Natyrisht që sjelljet e pandershme nuk mungojnë: përveç vjedhjeve dhe dhunimeve, ekzistojnë edhe skandalet financiare, korrupsioni, mashtrimi, evazioni fiskal dhe shumë krime të tjera.
Lista e zezë
Ajo që na e kujton çdo vit është klasifikimi special i “Transparency International”, mbi përqindjen e korrupsionit, me 178 vende të anketuara. Në zbulimin e fundit, që përkon në vitin 2010, Danimarka figuronte si vendi më i ndershëm, së bashku me Singaporin dhe Zelandën e Re, të ndjekur më pas nga Finlanda, Suedia, Kanadaja, Holanda dhe Austria. Me fjalë të tjera ndershmëria është shumë e rëndësishme, por duhet mbrojtur gjithmonë në çdo shoqëri përmes ligjeve, recetave fetare dhe përgjegjësisë së qytetarëve. Në Egjiptin e Lashtë për shembull, të pandershmit mund edhe t’ia dilnin mbanë në jetë, por nuk mund ta kalonin “peshimin e shpirtit”, një provë hyjnore që vendoste se kush do të ndiqte rrugën e mirë edhe në botën e përtejme dhe kush do të ishte mizor. Edhe sot në Afrikë, pandershmëria, sidomos drejt të afërmve dhe paraardhësve, është dekurajuar nga besimi në forcat magjike ndëshkuese.
Por ndershmëria dhe besimi reciprok nuk mbahen vetëm falë ndëshkimit njerëzor ose hyjnor: forca e tyre është se garantojnë avantazhe të mëdha. Ato janë supozimet kryesore të çdo aleance politike, çdo kontrate dhe çdo biznesi. Për të jetuar dhe për të pasur sukses në një strukturë shoqërore, duhet të jeni të besueshëm. Pandershmëria nuk zgjat për shumë kohë, të paktën për shumicën e “maskarenjve”. Sociologët dhe antropologët janë dakord me një fakt: pandershmëria është një lajm, ndërsa për ndershmërinë, që është tepër e përhapur, flitet pak, sepse është diçka normale, baza e marrëveshjes sociale.
Kërkimet
Por prej nga vjen kjo vlerë kaq e rëndësishme? Është e lindur apo mësohet me kulturën dhe respektohet me kontrollin social? Për ta zbuluar, një grup studiuesish, i drejtuar nga Marco Piovesan, “Harvard Business School”, dhe Alessandro Bucciol nga Universiteti i Veronës dhe Amsterdamit, kryen një eksperiment, ku u përpoqën të vlerësonin nivelin e ndershmërisë te një grup fëmijësh, të cilët ishin vendosur në një situatë që ishte në favorin e tyre të gënjenin. Fëmijët duhet të rrokullisnin një monedhë, e cila ishte në njërën anë e bardhë dhe, nga ana tjetër, e zezë dhe shpërbleheshin vetëm ata që thoshin se kishin parë anën e bardhë të binte.
Gënjeshtarët
“Në eksperimentin tonë, fëmijët nga mosha 5 deri në 15 vjeç, gënjyen në mënyrë sistematike dhe uniforme (pra pa dallim grupmoshash). 85% e tyre deklaroi daljen e palës fituese (të bardhën). Pastaj e përsëritëm eksperimentin me fëmijë të tjerë, por nuk u thamë atyre që është e gabuar të gënjeni, duke i lënë ata të lirë të bënin si të donin. Edhe pse fëmijët gënjyen në mënyrë uniforme, përqindja e atyre që thanë ngjyrën e bardhë u zvogëlua, pra arriti vetëm 69%, kundrejt një probabiliteti statistikor 50%. Megjithatë një paralajmërim i bindi shumë fëmijë të silleshin me ndershmëri”. Studiuesit zbuluan gjithashtu se paralajmërimi ishte më efikas për femrat. Një përfundim në përputhje me punën shkencore, sipas të cilit gratë janë më të ndikueshme gjenetikisht nga parimet etike dhe ndjenja e fajit.
Përfundime: “Fëmijët tregojnë një pandershmëri të lindur, por që mund të kundërshtohet nga jeta në grup, shembulli dhe kontrolli social”, shpjegon Bucciol.
Kufij të paqartë
Te njeriu dallimi mes asaj që është e lindur dhe asaj që mësohet duket gjithnjë e më e paqartë, të paktën sipas hulumtimeve të fundit, aq sa të flasësh për “natyrën njerëzore” ka një kuptim relativ. Sipas antropologëve, ndryshe nga kafshët, meshkujt dhe femrat lindin para kohe, pa një identitet të përcaktuar biologjik të llojit. Më pas marrin nga kulturat e tyre të ndryshme, duke u diferencuar. Pra njeriu është gjithnjë fryt i bashkëveprimit mes natyrës (predispozitave gjenetike) dhe kulturës së veçantë në të cilën ai jeton, e më vonë plotësohet. Gjithsesi një gjë është e sigurt: ndershmëria dhe besimi te të tjerët janë vlera të tjera universale, gjë gjenden në brendësi të çdo kulture. Pra janë vlera kaq të rrënjosura në kulturën tonë, saqë janë vënë re edhe te paraardhësit tanë, majmunët.
Në hijen e njeriut
“Edhe te majmunët grupi shoqëror kontrollon sjelljet egoiste dhe të pandershme, ndërkohë që vlerëson besimin reciprok dhe ndershmërinë, rregulla të dobishme për të gjithë”, shpjegon një docent psikologjie nga Universiteti i Parmës. “Për shembull mes majmunëve nuk pranohet sjellja e gabuar e një individi që, pasi ka gjetur një burim ushqimi, ua fsheh të tjerëve. Kjo sjellje mbahet mend për shumë kohë. Kjo do të thotë se majmunët dinë të bëjnë një lloj gjykimi moral për njëri-tjetrin, duke izoluar të pandershmit”. Mes “Bonobo”-ve (njihen si shimpanze-derrkucë, për shkak të pjesës së turirit që e kanë si të derrit) ekziston një raport i ngushtë mes ofertës së ushqimit të meshkujve dhe femrave me gatishmërinë e tyre për të bërë seks. Kush nuk merr dhe jep me të tjerët ka më pak sukses social. “Eksperimentet mbi majmunët kapuçinë tregojnë se këto kafshë shpesh lënë dhurata ushqimore për shokët më me pak fat. Dhe në role të kundërta është zbuluar se sasia e ushqimit që u mbetet të tjerëve nga një majmun fatlum krahasohet me sasinë e ushqimit të marrë, një shpërblim i quajtur ndryshe si ‘mirënjohje’”.
Çështje truri
Nëse ndershmëria shpërblen grupin siç ka ndodhur konkretisht me paraardhësit tanë majmunët, ashtu siç ndjenja e dashurisë shpërblen çiftin njerëzor, duhet të ekzistojë një mekanizëm te ne që na bën të zgjedhim ndershmërinë në vend të pandershmërisë. Psikologjikisht ky mekanizëm mund të jetë pjesë e ndjeshmërisë (aftësia për ta vendosur veten në vend të të tjerëve). Përmes rezonancës manjetike, fiziologjikisht janë venë re disa ndryshime në tru: sjellje të pandershme aktivizojnë, sidomos te personat e testuar, zona të trurit që lidhen me stresin. Sjelljet e ndershme aktivizojnë pjesë të tjera të trurit, të cilat lidhen me kënaqësinë.
Përfundime: të jesh i ndershëm i bën mirë shoqërisë, por edhe vetes.
Po sikur të pandershmit të zhdukeshin sa hap e mbyll sytë?
Minimumi do të zhdukej menjëherë evazioni fiskal: brenda pak vitesh do të zerohej borxhi i madh publik dhe taksat do të uleshin ndjeshëm. Por si mund të arrihet ky rezultat? Duke imituar për shembull vendet skandinave, ku një sjellje e pandershme shkakton dënimin e menjëhershëm të përgjegjësve. Me fjalë të tjera duke zhvilluar “gjenet e ndershmërisë”, që sipas Universitetit të Oksfordit propagandojnë përmes komunikimit dhe shembujve. Ja se si:
1) mos jini kurrë indiferentë nëse bëhet fjalë për një rast mashtrimi;
2) duke i ftuar gjithmonë miqtë dhe të afërmit të kërkojnë biletë ose faturë;
3) t’i inkurajoni dëshmitarët e një aksidenti rrugor të dëshmojnë dhe të mos tërhiqen pas;
4) të kritikoni ata që marrin punonjës në të zezë;
5) të mos e mbuloni kolegun që mungon;
6) të mos mbështesni ata që refuzojnë të paguajnë taksat;
7) të mos pajtoheni me ata që kërkojnë rekomandime nën dorë për të afërmit dhe miqtë;
8) të votoni nëpër zgjedhje kandidatët e ndershëm, duke refuzuar mosparaqitjen tuaj, e kështu me radhë.
/BotaSot/

Re: Rëndësia e të qenit i ndershëm
Po,shpeshere te qenit i ndershem na e marrin per sobesi.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Rëndësia e të qenit i ndershëm
ti respektojsh edhe te tjeret qe se meriton ahahhahah
era85- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Zürich
Postime : 594
Anëtarësuar : 17/02/2012
Hobi : Me Pelqen ta Jetoj Jeten ashtu si me vin, Kam Luftu per GJerat qe i kam dash Nderi Dhe Respekti , Dy Nga Vlerat Kryesore Ne Jete , Asgje me SHum Ja Lem Kohe GJerat Tjera
Similar topics
» Rëndësia e të qenit i ndershëm
» Ndershmeria, ç'do te thote per ju te jesh i ndershem?
» I sinqerti është edhe i ndershëm???
» Falët dhe (pa)rëndësia e tyre
» Specat dhe rendesia e tyre

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi