Varfëria e të pasurve të Shqipërisë
2 posters
Faqja 1 e 1
Varfëria e të pasurve të Shqipërisë
[You must be registered and logged in to see this image.]Adri Nurellari - Një ndër arsyet pse gjërat nuk shkojnë mirë në Shqipëri është papërgjegjshmëria ndaj komunitetit dhe kombit që kanë përfaqësuesit e elitës së vendit, pra atyre që kontrollojnë ekonominë dhe politikën dhe që kanë në dorë levat që mund të sjellin përmirësimin.
Vështirë që të gjesh në vendin tonë njerëz të këtij segmenti të shoqërisë që të kenë ndjeshmëri solidariteti apo keqardhje për të tjerët apo të kenë një ndjesi përgjegjshmërie për statusin dhe impaktin që kanë në shoqëri. Shprehja e famshme noblesse oblige (të qenët fisnik të vë para detyrimit) është pothuajse inekzistente në vendin tonë, ku më të pasurit s’para kanë ndonjë përgjegjësi qytetare, ndjesi empatie, altruizmi, solidariteti apo dell bamirësie. Mirëpo një tjetër problem që i karakterizon është iluzioni se të qenët të pasur në një vend të varfër si Shqipëria i pajis me imunitet ndaj problemeve që prekin qytetarët e thjeshtë me të ardhura modeste. Pra, ata ndihen të paprekshëm dhe për rrjedhojë mospërfillës ndaj fateve të vendit dhe kombit të tyre, sepse pandehin se pasuria që kanë dhe pushteti politik u mjafton që të kompensojnë apo shmangin problemet që hasin “vdekatarët e thjeshtë”.
Mirëpo studiues të shquar të politikave zhvillimore si Dani Rodrick pretendojnë se shpesh është më mirë që të jesh me të ardhura modeste në një vend të pasur sesa të jesh i pasur në një vend të varfër. Këtu bëhet fjalë për konceptin novator të varfërisë së të pasurve të një vendi të varfër dhe këtu nuk bëhet fjalë thjesht për varfëri shpirtërore e kulturore, por edhe varfëri konkrete që vjen si pasojë e dëmeve që u shkakton në jetën e përditshme këtyre të pasurve fakti që jetojnë në një vend të varfër. Bëhet fjalë për probleme të një vendi të varfër si i yni, nga të cilët nuk shpëton dot sado i pasur të jesh, për sa kohë jeton e punon në Shqipëri.
Pikësëpari, elementi i parë që i prek është mungesa e infrastrukturës, për shembull mund të kesh një “Ferrari” apo “Bentley” luksoz në Shqipëri, por rrugët ku mund ta përdorësh pa dëmtuar makinën janë të pakta. Shumë prej shërbimeve dhe të mirave që konsumohen nga të gjithë janë pjesë e investimeve makro që lidhen drejtpërdrejt me begatinë e një vendi dhe jo thjesht me kamjen personale. Një ndër elementet nga të cilat të pasurit shqiptarë nuk janë të imunizuar është ndotja ambientale, e cila njësoj na kalb mushkëritë e shkurton jetën të gjithëve që thithim të njëjtin ajër, të pasur e të varfër bashkë.
Në një vend të pazhvilluar mund të mos kesh në ofertë diçka që të nevojitet edhe po të kesh boll para për ta paguar dhe jo më kot për shumë sende apo shërbime të pasurit shqiptarë detyrohen që të shkojnë jashtë vendit, duke shpenzuar më shumë para e kohë. Shumë kompani, produkte e shërbime ndërkombëtare nuk preferojnë të vijnë në Shqipëri, pikërisht sepse nuk u leverdis të ofrohen vetëm për një grusht njerëzish të pasur. Shërbimi shëndetësor është një tjetër element thelbësor, i cili lidhet drejtpërdrejt me gjendjen e një vendi. Mjafton të shihet se çfarë ndodhi me të ndjerin gjykatës Konomi për të kuptuar që të qenët i pushtetshëm prej statusit të gjykatësit dhe të qenët i pasur falë pronave të trashëguara, nuk mjaftuan që ai të imunizohej e të mos përballej në mënyrë fatale me pasojat e varfërisë e mungesës së zhvillimit të vendit tonë. Nëse do të kishim një shërbim efikas emergjence ai do të mund të shpëtonte. Është e vërtetë që shumë qeveritarë e pasanikë mund ta anashkalojnë shërbimin publik vendas duke shkuar për ndërhyrje kirurgjikale, kurim apo terapi në spitale private jashtë vendit nëse kanë luksin e kohës për të bërë parapërgatitje, ama shërbimi i emergjencës është i domosdoshëm të jetë cilësor apriori. Mjafton të kujtohet fati tragjik i Gramoz Pashkos, të birit të tij dhe ekipit mjekësor dhe të pilotëve që e shoqëruan për të kuptuar se te ne asnjë nuk është i sigurt.
E njëjta gjë mund të thuhet për shërbimin inefikas zjarrfikës, ku sikurse u pa nga televizionet, përveçse erdhi vonë pas shpërthimit, makina e zjarrfikëses pati defekte dhe flakët u shuan me legenë të banorëve që rastisën afër. Që shërbimi i zjarrfikësve është një katastrofë konstante e dëshmon fakti që çdo behar në vendin tonë përhapen zjarre të panumërt që shndërrojnë në shkrumb e hi dhjetëra milionë euro pronë publike e private pa u kontrolluar dot nga shërbimi ynë zjarrfikës, i cili është i pajisur me makina të marra si lëmoshë nga vendet perëndimore. Madje mungesa e shërbimit efikas të zjarrfikësve është edhe një njollë turpi për vetë vendin, sepse vetëm sivjet për të fikur zjarret e vendit tonë kanë ardhur avionë e helikopterë të specializuar jo vetëm nga Italia, Greqia e Turqia, por edhe nga një vend më të vogël e me ekonomi më të dobët se i yni nga Mali i Zi.
Mungesa e kapaciteteve materiale dhe njerëzore cilësore të kërkim-shpëtimit në vendin tonë është një tjetër dëshmi e asaj infrastrukture shtetërore që është e nevojshme edhe për më të pasurit. Shteti italian vjen e shpëton çdo anije që rrezikohet nga stuhia apo defektet në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, duke nxjerrë në pah se sa shumë arna ka shteti ynë. Kjo do të thotë që edhe po të kesh një jaht luksoz, vështirë se mund të të vijë dikush në ndihmë nga shteti yt nëse gjendesh në telashe në det të hapur.
Sundimi i ligjit pastaj është një tjetër gjë që i prek edhe të pasurit përveçse të varfrit. Është e vërtetë që kur je i pushtetshëm apo i pasur ke mundësi të ndërhysh në sistemin e drejtësisë, por gjithsesi mund të gjendet një tjetër më i pushtetshëm apo i pasur që është më i “barabartë” se të tjerët kur bëhet fjalë për ligjin. Krimi në vende të varfra me institucione të dobëta nuk kursen kënd dhe pabarazia e thellë ekonomike që vihet re brenda Shqipërisë të lë të mendosh se gradualisht na rrezikon të shndërrohemi në një vend amerikano-latin ku gëlojnë grabitjet, vrasjet e pengmarrjet që kryesisht kanë për target të pasurit.
Arsimi po ashtu është një ndër mangësitë e mëdha të vendeve të varfra, që prek edhe fëmijët e njerëzve të pasur. Një vend vështirë se mund të ketë jetë shkencore, artistike, kulturore e sportive nëse nuk është mjaftueshëm i zhvilluar sa të ketë një masivizim të këtyre veprimtarive. Nëse vetëm një grusht njerëzish brenda një vendi kanë luksin që të merren me këto aktivitete, atëherë pa dyshim mungon masa kritike që do të bënte që këto fusha të ishin të zhvilluara në këtë vend. Ndërveprimi social brenda komunitetit gjithashtu bën që dashur pa dashur edhe familjarët e pushtetarëve apo të biznesmenëve të preken nga atmosfera apo klima e përgjithshme në vend. Zymtësia, depresioni e agresiviteti janë shpesh epidemike në një shoqëri dhe vështirë se elitarët mund të krijojnë një oaz të izoluar lumturie kur gjithkush që i rrethon është në dëshpërim.
Me pak fjalë, edhe pse në mënyrë më të kufizuar, të pushtetshmit e një vendi të varfër si i yni, mund të jenë deri në njëfarë mase më të mbrojtur nga problemet që shqetësojnë shumicën e shoqërisë. Ata nuk janë krejtësisht të imunizuar dhe kanë risk të lartë që të bien edhe ata viktima apo të dëmtohen prej një sistemi oligarkik që ata vetë kanë ndërtuar dhe që e mban vendin tonë të prapambetur. Prandaj do të ishte e arsyeshme që ata vetë të bënin kthesë e të merrnin masa konkrete për ta zhvilluar Shqipërinë, sepse edhe atyre vetë u leverdis të jetojnë në një vend të zhvilluar. Ata duhet ta bëjnë këtë gjë jo thjesht për atdhedashuri, ndershmëri apo altruizëm, por sepse në fund të fundit edhe ata vetë janë më pak të sigurt, më pak të shëndetshëm, më pak të arsimuar e kulturuar, më pak të kënaqur e të lumtur kur janë banorë të një vendi të pazhvilluar. Varfëria nuk kursen as të pasurit e një vendi të varfër.
Gazeta "Shqip"

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Varfëria e të pasurve të Shqipërisë
Jan mese te verteta keto fjale qe jan shkruar ketu siper.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dallimi mes të varfërve dhe të pasurve në një seri të goditur fotosh
» Varfëria “këmbëkryq”
» Varferia Ne Kosove..
» Varfëria dhe mizerja.
» Varferia, burimi i veshtiresive te femijeve ne Shqiperi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi