Fobitë e Vipa-ve shqiptarë
2 posters
Faqja 1 e 1
Fobitë e Vipa-ve shqiptarë
Fobitë e personazheve tanë publikë, këngëtarë, aktorë apo prezantues. Nga çfarë tmerrohen Vip-at shqiptarë?! Për të shuar kuriozitetin, tuaj më poshtë do të gjeni rrëfimet e tyre interesante, të çuditshme e shpesh për të qeshur, por që ata i kanë vërtet tmerr. Megjithatë, duhet të shtojmë se shumë prej tyre, të cilët i pyetëm për këtë temë, nuk kanë asnjë fobi.Sonila Meço: “Kam fobi errësirën dhe vendet e mbyllura, nëse mund t’i quaj kështu”, ka thënë Sonila Meço, gazetarja e njohur e televizioneve tona. Sonila ka shpjeguar se, nëse është vetëm dhe ka errësirë, atëherë kjo e fundit i kthehet në fobi edhe pse, shton ajo, më produktive në ide është natën. “Fakti është që unë në dhomë kam fjetur gjithmonë me motrën dhe e kisha si një garanci, kështu që, nëse ngel vetëm, përbën problem”, tregon Sonila. Ndërsa sa u përket vendeve të mbyllura ajo thotë se nuk duron dot që në ashensor të ketë më shumë se dy persona. “Atëherë unë nuk e marr ashensorin, se më duket sikur nuk ka ajër”, përfundon gazetarja e njohur, e cila tani është nënë e një vajze të bukur 5-muajshe.
Arjan Çani: “Kam fobi nga merimangat, sepse nuk ua shoh asnjëherë fytyrën”, kështu ka thënë për ‘Mapo’-n moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani. Prezenca e tyre siç kuptohet nga përgjigjja, e tmerron Çanin. Në këtë rast mund të themi se nëse në “Zonë e lirë” ka hapësirë për çdo personazh, merimangat janë kategorikisht të ndaluara.
Albana Osmani
Prezantuesja e njohur Albana Osmani, të cilën tani e shihni çdo të diel në Fan Club, ka treguar se çfarë e tmerron atë. “Kam fobi karkalecat. I kam aq fobi, sa më bie të fikët nëse ndonjëri prej tyre më hidhet, sidomos ata me ngjyrë jeshile… bahh tmerrr! Ndërsa se pse i ka pikërisht karkalecat kaq fobi, Albana ka shpjeguar: ”Para disa vitesh këta karkaleca pushtuan Tiranën në mes të verës dhe unë nuk dilja nga shtëpia (qesh). Shokët e mi ma bënë për shaka surprizë njërin prej tyre, ma hodhën sipër dhe nuk fola, më ra të fikët direkt, ngaqë nuk e prisja fare. Këtu më duket se i mora tamam fobi”, pohon Osmani dhe vërtet duket çudi sesi një karkalec i vogël i padëmshëm mund të të kthehet në fobi.
Devis Xherahu: Këngëtari i baladave, Devis Xherahu, i cili aktualisht po jeton një histori dashuri me ish-misin Ertemiona Mejdani, ka pohuar se nuk ka asnjë fobi. “I trembem vetëm Zotit”, na ka thënë Devisi, ndërsa ka shtuar se “të gjithë i kam shokë të mirë.Nuk kam probleme me fobitë, mikja ime me çdo gjë është ok…
Genta Ismaili: Edhe pse fluturon shpesh nëpër botë për koncertet të ndryshme, Genta Ismaili ka fobi lartësitë, por jo vetëm. “Kam fobi lartësitë dhe insektet” është shprehur ajo kohë më parë lidhur me frikërat dhe fobitë që ka në jetë. Një femër me aq energji si Genta nuk mund ta mendosh kurrë që të ketë fobi një insekt apo lartësitë, sidomos duke pasur parasysh udhëtimet e saj të shumta me avion.
Erion Korini:
Këngëtari, i cili njëkohësisht njihet edhe si një dublues mjaft i mirë i dokumentarëve, ka treguar se ka të njëjtën fobi me Adriano Çelentanon. Erioni ka fobi avionët. “Është e vetmja gjë që kam fobi” thotë Korini, për këtë frikë që njihet ndryshe edhe me termin “aviofobia”. Në fakt, ata që kanë fobi avionët, sipas studiuesve nuk kanë frikë të fluturojnë apo lartësinë, por fobia qëndron te fakti që mendojnë gjithmonë çastin e rrëzimit.
Almeda Abazi: Ish-misi shqiptar, e cila aktualisht po zhvillon një karrierë të suksesshme në Turqi, ka pohuar se ka fobi insektet në përgjithësi, por sidomos merimangat. Këto janë fobitë e Almeda Abazit, e cila pas Dancing with the Star në Turqi po merr pjesë në një tjetër format të suksesshëm siç është “Survivor”. Në këtë reality-show Almeda është së bashku me të tjerë personazhe VIP turq, si këngëtarja Nez, këngëtari Sibel Tuzun, i cili ka përfaqësuar Turqinë në Eurosong, Bayanlarda Nez, Sibel Tüzün, Merve Büyüksaraç ve Almeda, Erkeklerde ise Mustafa Topaloğlu etj…
Dafina Zeqiri: Këngëtarja shumë e komentuar së fundi, sidomos për një lidhje me Ledri Vulën, Dafina Zeqiri duket se ka frikë vetëm karrierën e saj muzikore. Madje kjo frikë për të qenë përherë në super formë, po i krijon asaj fobinë e humbjes së zërit. Duffy këtë fobi e pati pas shqetësimeve dhe problemeve që pati këngëtarja britanike Adele. Kjo frikë së fundmi iu kthye në fobi edhe këngëtares sonë, po besojmë se meqë Adele u bë mirë edhe Dafina do ta ketë hequr mendjen nga kjo gjë, ndërkohë që po shijon disa ditë në Amerikë e shoqëruar nga Ledri.
Era Rusi: Këngëtarja bionde me sy blu, e cila po zhvillon një karrierë të suksesshme në Shqipëri këto vitet e fundit, Era Rusi, na ka treguar fobinë e saj. Era është fobike ndaj tërmeteve. “Tërmetet i kam fobi… Kur e mendoj më duket e tmerrshme se e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe mendoj gjithmonë që nëse bie tërmet s’do arrij të zbres poshtë”, ka thënë Era. E vetmja gjë që ne mund t’i themi Erës është që të mos e mendojë farë këtë gjë, pasi edhe fundi i botës që do vinte nga katastrofa të tilla natyrore, është shtyrë sipas kalendarit Maja.
Ronela Hajati: Këngëtarja, e cila së fundmi ka marrë pjesë në Top-Fest 9 me një baladë shumë të klikuar, pohon se fobia e saj janë shpirtrat apo fantazmat. “Kam frikë nga shpirtrat. Në përgjithësi nga gjërat që nuk mund t’i shoh, ndërsa nga ato që shoh nuk kam frikë fare”, thotë Ronela. Sipas saj, kjo lloj fobie asaj i është krijuar dhe i krijohet nga filmat e frikshëm që mund të qëllojë të shohë. Ne e këshillojmë Ronelën që filma të tillë mos t’i shohë më, sidomos në darkë.
MAPO

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Fobitë e Vipa-ve shqiptarë
Vetem Duffy,qe doli me e vecanta se keto te tjeret sa per numer.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Letersia shqiptare
» Monumente Shqiptare
» Letërsia Shqiptare
» Fotografia Shqiptare
» Letersia shqiptare
» Monumente Shqiptare
» Letërsia Shqiptare
» Fotografia Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi