Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Cfare ndodh me trupin tone kur biem ne dashuri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Cfare ndodh me trupin tone kur biem ne dashuri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare ndodh me trupin tone kur biem ne dashuri

2 posters

Shko poshtë

 Cfare ndodh me trupin tone kur biem ne dashuri Empty Cfare ndodh me trupin tone kur biem ne dashuri

Mesazh nga Emona Tue 27 Mar 2012 - 0:44

 Cfare ndodh me trupin tone kur biem ne dashuri DashuriaPer dashurine jane thurur shume kenge, jane shkruar shume libra, jane bere shume beteja dhe jane kryer shume krime. Dhe kjo nuk ndodh pa arsye. Dashuria me te vertete ndikon ne trup, personi ndihet ndryshe. Shkencetaret kane gjetur disa nga pergjigjet ne sjelljet e caktuara ne dashuri. Ekzistojne materie te caktuara te cilat sekretohen ne menyre te shtuar gjate kohes se renies ne dashuri dhe gjate dashurise. Ato materie shpjegojne disa sjellje tipike te personave te dashuruar dhe te cifteve ne lidhjet e gjata.

Dopamina
Dopamina eshte materie kimike e cila sherben si neurotransmetues, ndersa ne sasi te shtuar prodhohet kur trupi eshte i kenaqur. Po ashtu dopamina ne menyre te shtuar sekretohet te varesia dhe te dashuria. Kur dashuroheni lirohet dopamina, per kete arsye personi ndihet i ngazellyer dhe energjik. Sekretimi i shtuar i dopamines mund te jete i pranishem gjithmone, si ne fillim te lidhjes, ashtu edhe pas disa viteve te kaluara ne lidhje. Dopamina eshte stimulans natyral, e jep ndjenjen e ekstazes, ndihmon perqendrimin ne veprime individuale dhe motivon. Kur ndieni nivel te larte eksitimi do te thote qe dopamina sekretohet ne menyre te shtuar. Ajo po ashtu eshte e lidhur me ndjenjen e lehte te shqetesimit dhe ankthit. Dopamina eshte e lidhur me te gjitha varesite sic jane varesia nga kokaina, alkooli, heroina dhe nikotina.

Oksitocina
Shkembimi i puthjeve dhe i prekjeve nxit sekretimin e oksitocines, per kete arsye ciftet ndiejne afersi dhe lidhje. Niveli i oksitocines rritet te femrat shtatzene dhe te nenat, sepse shfaqet ndjenja e lidhjes me foshnjen. Duke iu falenderuar oksitocines, ndiejme afersi dhe lidhje. Oksitocina ka merite per aftesine e mbajtjes se raporteve te shendetshme ndermjet njerezve dhe lidhjes se shendetshme psikologjike me njerezit e tjere. Lirohet gjate kohes se orgazmes dhe gjate lindjes. Oksitocina nxit sekretimin e vazopresinit, hormon i cili eshte i lidhur me krijimin e marredhenieve afatgjate dhe monogamike. Shkencetaret pohojne qe oksitocina dhe vazopresini pengojne sekretimin e dopamines dhe norepinefrines, per c’arsye vjen deri te zvogelimi i pasionit ne lidhjet e gjata.

Estrogjeni dhe testosteroni
Estrogjeni eshte hormon seksual femeror, por eshte i pranishem te te dy gjinite. Niveli i ulet eshte i lidhur me depresionin dhe ndryshimet e shpeshta te humorit. Gjate ovulimit femrat kane nxitje me te madhe seksuale, ndersa partneret e tyre paraqesin deshire me te madhe per seks, me shume vemendje, por edhe me shume xhelozi. Edhe pse per testosteronin mendohet qe eshte vetem hormon mashkullor, gjendet edhe te femrat. Testosteroni shkakton ndjenjen e pasionit dhe rregullon deshiren seksuale te te dy gjinite. Meshkujt, sigurisht kane nivel me te larte te testosteronit, ndersa gjendet edhe ne peshtyme. Testosteroni eshte ai qe na jep libido dhe deshire seksuale. Niveli i ulet i testosteronit mund te shkaktoje libido te zvogeluar te te dy gjinite.

Norepinefrina
Belbezimi shkaktohet me sekretimin e norepinefrines, neurotransmetuesit, i cili nxit sekretimin e adrenalines, hormonit te stresit per shkak te te cilit rritet niveli i rrahjeve te zemres, ndersa mund te shkaktoje ndjenjen e ngrohtesise, por edhe te konfuzionit kur personi i caktuar ju shikon. Niveli i larte i norepinefrines shkakton reduktimin e apetitit dhe ndjenjen e lumturise. Per kete arsye kemi nevoje me te vogel per ushqim derisa jemi te dashuruar. Norepinefrina shkakton zgjerimin e bebezes, perqendrimin e forcuar te vemendjes dhe rritjen e fuqise se zemres. Po ashtu ndikon edhe ne rregullimin e gjumit dhe te humorit, per c’arsye na ndode qe te mos kemi nevoje per gjume derisa jemi te dashuruar.

Feniltilamina
Shpesh quhet molekula e dashurise. Vepron si ndermjetes ne mes norepinefrines dhe dopamines. Terheqja shkakton prodhimin e shtuar te feniltilamines, per kete arsye vjen deri te rritja e energjise fizike dhe emocionale. Gjendet ne cokollate, prandaj nuk eshte e cuditshme pse cokollata shkakton permiresimin e humorit. Kur kombinohen feniltilamina, dopamina dhe norepinefrina vjen deri te krijimi i ndjenjes se dashurise se vertete. Partneret atehere ndihen euforike dhe energjike.

Endorfina
Endorfina eshte hormon i lumturise. Ky eshte ilac natyror kunder dhimbjeve qe po ashtu luan rol kyc ne lidhjet afatgjata. Endorfina nxit krijimin e ndjenjes se mireqenies dhe sigurise. Endorfina po ashtu lirohet gjate stresit, vecanerisht gjate orgazmes. Shpesh quhet edhe narkotik natyral, per kete arsye vjen deri te ndjenja e madhe e pasionit per partnerin. Konsumimi i droges nxit lirimin e endorfines dhe krijimin e ndjenjes se lumturise. Endorfina eshte ajo qe na nxit qe perseri t’i kthehemi dashurise. Per shkak te saj na lumturon dashuria. Me ndihmen e saj trupi ne nje menyre e shperblen veten. Sekretohet gjate kohes se te qeshurave, seksit, ushtrimeve dhe renies ne dashuri. Endorfina na ben te lumtur, energjike dhe na jep ndjenjen e forces dhe gjallerise.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Cfare ndodh me trupin tone kur biem ne dashuri Empty Re: Cfare ndodh me trupin tone kur biem ne dashuri

Mesazh nga Anakonda Mon 27 May 2013 - 19:32

dashnia o gjoja ma koti e me e tmerrshme qe i ndodh dikujt nket jet pfff o kot kot
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi