Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Racizmi, nderi, nacionalizmi dhe homofobia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Racizmi, nderi, nacionalizmi dhe homofobia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Racizmi, nderi, nacionalizmi dhe homofobia

2 posters

Shko poshtë

Racizmi, nderi, nacionalizmi dhe homofobia Empty Racizmi, nderi, nacionalizmi dhe homofobia

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 28 Mar 2012 - 4:30

[You must be registered and logged in to see this image.]Më ngjan se ne ende nuk dimë në jemi apo jo racistë si komb. Së fundi, ka sosh që po duan të duken si nacionalistë të thekur, por edhe kjo nuk dihet saktësisht sa e njëmendtët është, d.m.th sa realisht janë nacionalistët e përbetuar kuqezinj dhe sa ndikim do të kenë ata në zgjedhjet e pritshme. Kemi pas besuar se në Ballkan ne shqiptarët kemi qenë më fanatikët, shoqëri konservatore, më saktë: Patriarkale, fobike, aq e prapambetur sa mund të merrte edhe gjak në vetull për një çikë nder e faqe të bardhë…Por ja që, si po duken bathët, nuk paskemi qenë si e kemi pas ditur veten…Liria, pasi na zbërtheu brinjët, na hodhi, bashkë me familjen shqiptare përballë trysnisë mediatike të konsumit të reklamave, të kulturës së çamçakëzit e spektaklit, pas të cilave me gjasë fshihet lumturia e munguar dhe e mohuar…Ishim të pambrojtur, të papërgatitur, të verbër. Pas përmbysjes ajo që quhej dje turp e faqezezë, sot quhet nder, meritë, leremosenga!
U bë zhurmë e madhe, që edhe në Tiranë do të zhvillohet gay-parade, që do të thotë se edhe tek ne paska homoseksualë, të cilët kanë kurajën e mjaftueshme të dalin hapur për të drejtat e tyre. Fakti që një zv/ministër e një ish-ministër i Jashtëm, deputet dhe ish-kryetar partie janë shprehur kundër, njëri me “hu” e tjetri në Komision të Ligjeve, i japin kësaj tabloje kontraversale ngjyresën tipike ballkanike, sipas së cilës: Tjetër je e tjetër shtiru, tjetër bëj e tjetër thuaj, pasi nuk ka pikë rëndësie çfarë je e çfarë bën, por si duhet të dukesh e të shfaqesh në rrugë, në ekran, në podium! Një gay paradë, pavarësisht “hunjve”, me siguri do të përcillej në Tiranë si një gallatë, më këndellshëm edhe se karnavalet e Korçës …Reagimi i zyrtarëve të lartë kundër ‘gay-parade’ më shumë se me dukurinë në fjalë ka lidhje me nevojën e tyre komerciale: “Dilni e shihni sa të ndershëm jemi ne!”…, si dhe me justifikimin politik: “Të mos na nxihet faqja e të mos bëhemi gaz i botës”…Etja për vota i shtyn disa të ashtuquajtura parti tradicionale të besojnë se kësisoj mund të tërheqin namuzlinjtë, homofobikët, patriarkalët, ashtu si “Ambasada Pink” shpreson se pas kësaj “egërsie hunjsh” mund të vjelë më shumë financime…Dikush e tha hapur: Homoseksualët le të bëjnë ç’të duan brenda shtëpive të tyre, po të mos dalin në rrugë! Nuk mënoi edhe kryeministri, i cili, për t’u dukur sa më “evropian” miratoi me ligj ndalimin e diskriminimit të tyre dhe, pse jo, edhe lejimin e martesave mes gey-ve, duke dalë në mbrojtje të demonstratës së gey-ve në Tiranë…Kush mund ta mendonte para ca vitesh një lajthitje të tillë të namuzit tonë kombëtar?!
***
Shembujt më të spikatur të tjetërsimit moral i jep përditë politika me protagonistët e saj më të zëshëm, të cilët gjithë suksesin dhe karrierën e tyre e kanë mbështetur mbi këtë parim, i cili tashmë e ka sofistikuar aftësinë e të qenit hipokrit, dyfytyrësh, faqezi, tjetër bëj e tjetër thuaj, si e vetmja rrugë për t’u transformuar nga hiç në i shquar, i pasur, i nderuar, i paprekshëm…Jetojmë në një kohë kur nuk ka mbetur asgjë që nuk mund të shitet e të blihet. Nacionalizmi, nderi, racizmi, homofobia, moda, partitizmi, morali, bindjet, lidhjet, besa, fjala e dhënë, përkatësia kombëtare, fetare, pse jo edhe gjinore…të gjitha këto tani janë vënë në shërbim të qëllimit sipëror: Si të përfitohet sa më shumë, si të kapet çasti, si të bëhesh pjesë e trafikut, e konsumizmit, duke u konvertuar, po qe e nevojshme, në tjetër fe, në tjetër kombësi, në tjetër parti, qoftë edhe duke prostituuar, duke u bërë kameleon, mercenar, homoseksual, vrasës, mashtrues, pa principe, pa nder, pa fytyrë vetjake…Ky është i vetmi modeli që garanton një sukses të sigurtë. Po dëgjojmë edhe për trafik të identitetit, të emrit e mbiemrit te kriminelët e kërkuar nga Interpoli…Në një shoqëri në tranzicion, kur njeriu lufton për mbijetesë e kur konsumizmi bëhet zot absolut, qenka e vështirë të ketë hierarki vlerash dhe kode morale të qëndrueshme.
Vitet e fundit kemi parë e dëgjuar që burri e jep gruan për prostitucion, por edhe që babai i vajzës t’i kërkojë tutorit të saj “përqindjen e fitimit”. Mos është më i përtypshim prostitucioni politik i “vipave” që dalin përnatë nëpër ekrane? Llapaqenëria e tyre ka bërë që lajmet për vrasjet, për pedofilët, për incestin, dhe, së fundi edhe për homoseksualët të mos na bëjnë më përshtypje, ashtu si çmimet e naftës, vjedhja e votave dhe vrasjet e përditshme në rrugë…Një shoqatë kundër diskriminimit deklaroi para ca ditësh se 10 për qind e shqiptarëve qenkan homoseksualë, ashtu sikundër një tjetër OJF kumtoi se një në katër vajza trafikohet, dhunohet ose prostituon nëpër Evropë…Dy prindër nga Vlora dolën në shtyp dhe deklaruan hapur se ata nuk do të kishin asnjë kundërshtim që vajza e tyre të bënte seks në “Big Brother”, mjaft që ajo të kënaqej…Martesa të vajzave me arabë, duke pranuar edhe perçet, pse jo, edhe me zezakë, kohët e fundit nuk janë as të rralla, as të jashtëzakonshme, as të habitshme. Nuk jemi më racistë, as homofobikë, sigurisht në këmbim të çmimit…Vështruar më këtë sy duket sikur shoqëria, brenda njëzet viteve, i hapi katekat kanatat, duke kapur të gjitha parametrat liberalë të një shoqërie perëndimore, të zhvilluar e të emancipuar, pa paragjykime e pa fobira…Po a është përnjëmend kështu dhe a jemi bërë perëndimorë? Apo mos ndoshta në këmbim të konsumit, jemi gati të humbasim edhe identitetin, duke u ngjizur në një shumësi individësh pa lidhje organike me njëri-tjetrin, pa frena, pa din e pa iman, pa skrupuj moralë? Lipset t’i kishim kushtuar më shumë vëmendje këtij “procesi” tjetërsues, se sa dukjes, duke përfshirë edhe gay-paradën…
Ashtu si në çështjet politike, sociale, morale, ekonomike, si p.sh të privatizimeve, të keqadministrimit të pronës publike, të dëmtimit e rrënimit të trashëgimisë kulturore, të edukimit në shkolla etj., si sipërfaqësorë të bindur ne vazhdojmë të sundohemi nga mendësia e kuturusë, nga hyrjabyrja e krerëve të politikës, nga vlerat e përkohshme e të çfarëdoshme të konsumizmit….Ndjekim njëlloj si në diktaturë ëndrrën, jo realitetin, gënjeshtrën e bukur, pak ose aspak të vërtetën e hidhur. Demokracia e cunguar nuk na ka ndërgjegjësuar t’u afrohemi sadopak pyetjeve: të çfartë jemi ne sot, homos albanicus? Ku po shkojmë kështu? Ç’ brez është ky që po rritet dhe a duhet që shoqëria, shkolla dhe familja të kultivojnë, të mbrojnë e të kenë disa shtylla morale të gjithëpranuara? Dihet mjeku, që të të kurojë, më së pari duhet të diagnostikojë sëmundjen, se po të dha ilaç të gabuar, shkon më shpejt në botën tjetër….E pra, kush e bën tek ne diagnostikimin e sëmundjeve sociale e morale? Një familje jo se jo, aq më pak individi nuk e përballon dot këtë trysni, edhe po të ndërgjegjësohet. Edhe në qofshin akademikë, figura publike, analistë e artistë të shquar, vipa, ata janë të pafuqishëm të ndryshojnë një shoqëri të pushtuar tejembanë nga ethet e makthet e konsumizmit. Jo rastësisht dramat më të rënda shpesh ndodhin te familjet rurale, por edhe në ato të vipave…Me sa duket, edhe vetë shoqëritë në tranzicion janë të paafta të kryejnë vetë diagnostikimin, profilaksinë, kurimin, aq më tepër kur vlerat morale shumëkush i quan antivlera dhe kur sëmundjet morale, të huazuara nga bota, quhen rëndom shëndet, modë, modernizëm, bashkëkohësi...Për këtë mision ekzistojnë qeveritë, klasa politike, përfaqësuesit, institucionet, shkollat, mediat…Po a po e kryejnë ata këtë mision dhe si? As që u bie ndër mend! Pa profilaksi, pa imunitet, pa mirëqenie, pa traditë, pa edukatë, pa kulturën e bashkëjetës në komunitet, me një besim të lëkundur te shteti-amë, e më kryesorja, pa një shkollë të fortë, ne jemi si një fëmijë i porsalindur i hedhur në rrugë të madhe!….
***
Në këtë valle të vështirë të rrënimit të moralit nuk guxojnë të futen as përfaqësuesit e lartë fetarë, të cilët jo vetëm që nuk ndihen për sëmundjet sociale, si p.sh për gjakmarrjen, për fëmijët e ngujuar, për drogën, për sidën, për krimin e shtuar te rinia, etj…, por befas bëhen të gjallë sa u shfaq “rreziku” i një gay-parade në Tiranë. Kështu, Dom Gjergj Meta, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvore theksoi: “Kisha katolike është kundër çdo lloj forme diskriminimi, përfshi edhe kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual, por, këto lloj prirjesh dëmtojnë rendin natyror apo moralin shoqëror dhe për Kishën katolike janë të gabuara”. Pas tij u shfaq Agron Hoxha i Komunitetit Musliman: “Shfaqje të tilla publike janë diametralisht të kundërta me normat bazë të moralit dhe traditës kulturore të shoqërisë shqiptare dhe janë një rrezik permanent për shëndetin mendor dhe fizik të rinisë në veçanti dhe të familjes shqiptare në përgjithësi”…Sipas tij, organizime të tilla janë abuzim me lirinë dhe të drejtat e njeriut. Për të na shpëtuar nga kjo rënie morale janë hedhur në sulm edhe partitë e traditës nacionaliste, si PBK, PR dhe PLL…Kjo e fundit, për të shpëtuar kryetar Spahinë lëshoi një deklaratë “nderi”: “PLL shpreh publikisht qëndrimin e saj se është kundër çdo aktiviteti që promovon antivlera, që cënon moralin shoqëror dhe fyen ndjenjat e kombit…Duke e konsideruar çdo devijim seksual si ves, fatkeqësi ose mallkim, PLL shprehet e vendosur për t’i prerë rrugën e qytetarisë këtij fenomeni me pasoja dekadente dhe shkatërruese për individin, vlerat tradicionale, shenjtërinë e familjes, moralin e shëndoshë dhe përcaktimin hyjnor.”
E pra, në të gjitha deklarimet publike të partive dhe institucioneve fetare rëndësi i jepet dukjes publike, rendit publik, imazhit publik, shenjtërisë së familjes, moralit si dogmë e ngurtë, por jo diagnostikimit dhe kurimit të sëmundjeve morale e sociale.
***
Dihet se komuniteti i LGTB në botë është tepër solidar, ndikues, i organizuar, aq i pasur sa investon pa u kursyer për të drejtat e veta…Kësisoj lind me të drejtë kjo pyetje: Po sikur (qoftëlarg!) pas këtij reagimi me “hu e mallkim” të derdhen në Tiranë, më 17 maj, te bulevardi “Zogu I”, ditën e paralajmëruar, gey-të e botës për të mbrojtur gey-të e diskriminuar të Shqipërisë, meqë po i diskriminon e kërcënon një zv.ministër? ( Rrezik ata të dyshojnë: mos vallë me fjalën “hu” shefi i ushtrisë nënkupton nxjerrjen e tankeve dhe të Gardës kundër gey-ve?!)… “Asnjë parti nuk e ka në program dajakun…”,- tha Berisha, për të qetësuar situatën, duke mbrojtur kësisoj jo Spahinë, as lirinë e gey-ve, por veten nga një ndëshkim i Brukselit. Megjithatë, kemi për të parë sa do t’i kushtojë kjo vogëlimë, habitërisht, Shqipërisë. Ndoshta më tepër edhe se të 12 pikat-kushte që na ka vënë Brukseli si detyrë. Gjithsesi ky është një tjetër shembull për të kuptuar se si gjërat më të parëndësishme bëhen të rëndësishme, se si dukja peshon më tepër se thelbi, se si shenjtëria ka vlerë sa për të larë gojën, se si standardet e Evropës vlejnë për t’i hedhur hi syve jo vetëm ndërkombëtarëve, po edhe njëri-tjetrit, madje edhe vetes, edhe të ardhmes tonë.
Prandaj sot, ndoshta më tepër se kurrë, vlen kjo pyetje: Quo vadis Shqipëri?

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Racizmi, nderi, nacionalizmi dhe homofobia Empty Re: Racizmi, nderi, nacionalizmi dhe homofobia

Mesazh nga Anakonda Wed 28 Mar 2012 - 18:21

Ne jemi nje popul i ndershem,te gjithe nga pak jemi rracista edhe pse mundohemi ta mohojme,por skemi frike nga homofobia sepse e kemi lejuar dicka te tille ne vendin tone.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi