Barazia Gjinore Dhe Të Drejta E Gruas Sot
2 posters
Faqja 1 e 1
Barazia Gjinore Dhe Të Drejta E Gruas Sot
“Thellë në zemër, unë e di se çdo grua ka vetëm dy zgjedhje: të bëhet feministe, ose të bëhet mazokiste”. Gloria Steinem
Megjithëse ne mund të kishim pritur që avancimi i shkencave teknologjike dhe informative në një shoqëri që kërkon përpjekje fizike në një numër gjithnjë e më të vogël të vendeve të punës do të sillte një përmirësim të ndjeshëm të të drejtave të grave, statistikat janë mjaft të qarta: që në vitet 1970, pabarazia ekonomike ndërmjet vet vendeve të botës, gjinisë dhe grupeve të tjera janë në një rritje konstante.
Edhe pse kanë kaluar 60 vjet nga deklarata botërore e të Drejtave të Njeriut dhe 31 vjet nga konferenca e parë e Kombeve të Bashkuara për gratë edhe pse gjatë këtyre viteve janë arshivuar përpjekje të pandalshme për emancipim real të shoqërisë në mbarë botën, sërish statusi dhe pjesëmarrja e gruas mbetet një ndër problemet që kërkon zgjidhje më efektive dhe një vëmendje të veçantë nga ana e çdo shoqërie dhe qeverie.
Disa rajone falë avancimeve të tyre që kanë në zhvillimin ekonomik kanë arritur rezultate të mira, por kjo nuk është në përgjithësi. Atë që sot e shohim në media atë formë të avancimit nëpërmjet shoqatave të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me problemet e grave të cilat kërkojnë të drejtat e tyre ne sfera të ndryshme të jetës, siç janë; e drejta e lirisë për të lëvizur, liria për tu shprehur, e drejta për edukim, e drejta për të pasur pronë, e drejta për të punuar dhe lufta për barazi të plotë gjinore në të gjitha shtresat e shoqërisë, a thua përkrahet nga dikush, apo thënë shkurt a ka gjetur vend të përshtatshëm apo ka hasur në vesh të shurdhur dhe nuk dëshiron dikush që të dëgjohet për te. Se sa është duke u punuar dhe mbështetur ky projekt i grave feminist në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni në vazhdim paraqesim statistikat, dhe do të nxjerrim një konkludim më të mirë rreth kësaj gjendje në të cilën po kalon gruaja e shekullit 21.
Kosova:
Përpara viteve 1990 praktikisht nuk kishte lëvizje të grave në Kosovë. Kur filluan bombardimet në 1999, sidoqoftë kishte rreth 10 organizata grash që ishin aktive. Pas luftës, numri i organizatave është rritur në mënyrë të ndjeshëm duke arritur 600 organizata dhe shoqata të regjistruara. Rritja e numrit të organizatave është gjithashtu një rezultat i ndihmës së huaj që është kanalizuar edhe në projekte për fuqizimin e grave në Kosovë. Shumë organizata sot punojnë me mbështetje psikologjike për gratë dhe me çështjet që lidhen me shëndetin e grave. Fokusi tjetër është mbi edukimin, mbi të drejtat e njeriut ose në përmirësimin e mundësive për gratë për të marrë një punë nëpërmjet trajnimeve të ndryshme profesionale.
S’këndejmi, të drejtat e grave në Kosovë njihen vetëm në bazë ligjore, në praktik ato nuk respektohen dhe janë shumë larg standardeve ndërkombëtare. Amide Latifi, udhëheqëse e organizatës joqeveritare “Gratë për gratë” pohon se ligjet janë të pamjaftueshme, nëse nuk zbatohen në praktikë. “Në mesin e krejt ligjeve të cilat janë shumë pozitive dhe janë ligje shumë të mira, është edhe ligji për barazi gjinore, i cili nënkupton dhënien e mundësive të barabarta të dy grupeve të shoqërisë, burrave dhe grave, pavarsishtë nga gjinia. Megjithëse ky ligj është në letër dhe i shkruar mirë, unë nuk jam e sigurt që edhe njerëzit të cilët e kanë merituar, e kuptojnë se çka është barazia gjinore”. Edhe Ibrahim Makolli nga këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se Kosova ka ndërtuar një infrastrukturë të kënaqshme ligjore për të mbrojtur dhe realizuar të drejta e grave, por, sipas tij, në realitet të drejtat e grave janë në gjendje diskriminuese.
Por akoma më keq dhe të fyera ndihen gratë kur kanë një ligj të miratuar dhe që ai, nuk vihet në praktik. S’do të duhej të habitemi sepse tek ne ende mbisundon fryma patriarkale dhe që nuk i ofron mundësi për të marrë këtë liri të saj. Nuk është ende matriarkati që do ta nxjerrë gruan nga kjo krizë.
Shqipëria:
Shqipëria ka qenë nën totalitarizmin komunist dhe duke u nisur nga kjo ka hasur shumë vështirësi. Me ardhjen e demokracisë në vendin tonë, shqiptarët filluan të ndryshonin mentalitetin sepse ato kishin mjetet për të parë botën e huaj dhe mundësi më të mira. Është ë vërtetë që ndryshimet politike influencuan në ndryshimin e sjelljes ndaj çështjeve të grave. Gjatë viteve të fundit gratë shqiptare filluan gradualisht të fitonin kontrollin e jetës së tyre dhe gjithashtu filluan të jenë të pavarura ekonomikisht.
Sipas kësaj reference të fundit shohim se gruaja në Shqipëri ka parë dritën, atë që e kërkon prej kohësh, por në referimet që posedojë unë, hasi në kundërthënie më këtë që është paraqitur më lartë, edhe kjo nga vet udhheqësia e Shqipërisë. Në një seance debatesh parlamentare, pas vitit 1997, ish presidenti, lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua nga podiumi një zonje kundërshtare se nuk e lejonte respekti për nënat dhe gratë shqiptare që ta etiketonte atë me epitetin që ajo meritonte.
Gjithashtu, sipas një artikulli të gazetës “Panorama”, me titull “Barazia gjinore”. Shohim se Dekreti i Presidentit për projektligj“për barazinë gjinore”nuk ka gjetur miratimin e komisionit të ligjeve. Deputet e këtij komisioni kanë dalë kundër kërkesës së kreut të shtetit për të ndryshuar projektligjin, pas një votimi pesë më katër. Edhe këshilli BE-së përfundon se Shqipëria s’ka barazi gjinore Barazia gjinore nuk mbrohet sa duhet ne shoqërinë shqiptare. Kjo ka qen një kritik e Këshillit Evropian e shprehur në raportin e fundit të tij. Ngritja e komuniteti për mundësi të barabarta dhe miratimi nga ana e qeverisë e platformës gjinore për gratë bazuar ne platformën për veprime te Pekinit (1995), nuk janë të mjaftueshme sipas zyrtarëve të Brukselit
Pra edhe pse barazia gjinore (apo shanset e barabarta, që do të duhej të quhej për trendin e kohës) dhe fuqizimi i grave konsiderohet si një çështje e rëndësishme sociale në Shqipëri, kjo prapë se prapë nuk ka hasur në mirëkuptimin e ndonjë institucioni vendor. Sepse nga ajo që unë dëgjojë në media, lexojë në revista të shumta, rreth mundësive për punësim, grat kërkohen në këto profesione, si; pastruese, kameriere, shumë rrallë sekretare apo ndonjë profesion që do të mund ta tërhiqte femrën për punë.
Maqedonia:
Gratë në Maqedoni kanë një pozicion të barazisë gjinore, megjithëse barazia është më shumë de jure sesa de facto. Megjithatë për sa i përket çështjes së barazisë gjinore, Maqedonia mund të listohet ndërmjet vendeve me traditë “të gjatë” në barazinë gjinore. Sidoqoftë, ashtu si edhe në vendet e tjera të rajonit nivelet e arritura të barazisë i kushtohen avancimeve të shpejta të emancipimit të grave gjatë periudhës socialiste e cila ka garantuar më shumë në mënyrë deklarative se sa praktike të drejtat e grave maqedonase.
Në qoftë se gratë dhe burrat janë të barabartë, atëherë atë që bën mashkulli detyrimisht duhet ta bëjë edhe gruaja si rivale e pashmangshme. Si fjala vije, ajo duhet të jetë e pashmangshme në të gjitha detyrimet dhe obligimet e jetës. Burri duhet të jetë një mjek gjinekolog i suksesshëm i suksesshëm, gruaja duhet të jetë e suksesshme si muratore e një ndërtese, gjithashtu ajo duhet të jetë edhe një roje burgu, por edhe një komandante lufte. Por shembulli i komandantit të ushtrisë është mjaftë shembull i mirë. Kjo pozitë gjithmonë u është besuar meshkujve, edhe pse ka raste kur edhe femrat i kanë prirë luftërave. Është fakt medicinal se gjatë kohës së menstruacioneve dhe gjatë kohës së shtatzënisë, gruaja përjeton ndryshime të rëndësishme fiziologjike dhe psikologjike. Ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin në kohën e situatave të mëdha mjeruese, prandaj vendimi i saj mund të jetë nën ndikimin e tronditjes. Shtrëngimi i tepërt gjatë kohës së këtyre cikleve do të ketë efekt tjetër nga ai që dëshirohet. Por, disa vendime kërkojnë mençuri maksimale, nevojë kjo që nuk mund të përputhet me instinktin natyror të gruas.
Duke e përfunduar këtë temë paraqes konkludimin nga Dragosh Kalajiç në librin e tij “Islamski ustanak protiv modernog svijeta”, që të bëhet sa më e qartë se a ka mundësi apo jo që ajo të jetë a barabartë me mashkullin, apo kjo është vetë një parullë ç’orientuese. “Po ashtu, edhe çështja e barazimit absolut ndërmjet mashkullit dhe femrës është absurde. Barazia është e pakuptimtë, po në atë mënyrë sikurse edhe diskutimi mbi barazinë e trëndafilit dhe jaseminit. Çdonjëri ka aromën e vet, formën e vet, dhe bukurin e vet. Mashkulli dhe femra nuk janë të njëjtë; çdonjëri ka funksione dhe karakteristika të ndryshme. Femrat nuk janë të barabarta me meshkujt pikërisht për atë shkak që as meshkujt nuk janë të barabartë me femrat. Islami i koncepton funksionet e tyre në shoqërinë myslimane jo si antagoniste, por si komplementariste. Çdonjëri ka detyrat e caktuara që janë në pajtim me natyrat dhe konstitucionet specifike.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Barazia Gjinore Dhe Të Drejta E Gruas Sot
Shume e bukur kjo teme!Do perqendrohem vetem te grate tona ,ato shqiptare!Kemi eksperiencen e dy sistemeve...Sistemi i asaj kohe ku diskriminimi dhe dhuna ndaj gruas ishte ne shkallen siperore...mundoheshe udheheqja e asaj kohe qe nen logon " Emancipimi i gruas shqiptare" te leviste dicka duke e ngritur pak personalitetin e gruas shqiptare ne raport me disa vende te dhena ne kuvend ,disa vende dretuesesh si drejtoresha ndermarrjesh te vogla, drejtoresha institucionesh me numur te vogel punonjesish etj.Sado qe ishin ne keto vende drejtuese pa tjeter qe ne miniature do ishte n/drejtori apo dikush tjeter qe patjeter do te nderhynte ne vendim-marrjet qe do i duheshin gruas te merrte...pra me gjithe potencialet qe ka femra ne vetvete nuk e le egoja mashkullore qe ajo te jete e qete dhe te arrije ne menyre te pavarur ate qe ka ne mendje apo ne realitet!
Ja u permbys ai sistem dhe erdhi 'DEMOKRACIJA"Prape gruaja shqiptare ndihet e diskriminuar dhe sigurisht e menjanuar si nga proceset demokratike ashtu edhe nga barazia gjinore...asnje burre nuk i jep te drejten gruas per te vendosur qofte edhe njehere te vetme ,vete pa marre pelqimin e burrit sepse fare thjesht do quhej budallaqe ,apo me ndonje epitet tjeter...Gruaja eshte force e madhe levizese e shoqerise...Ajo eshte nene, moter, grua, ajo eshte riprodhimi i jetes ...lereni ate te qete te punoje ,gezoje, vrapoje, te perqafoje te ardhmet dhe te ndihet e barabarte ashtu si i madhi Zot e solli ne jete...

qershicka- Princeshë
- Vendbanimi : Ku ka diell
Postime : 1560
Gjinia :
Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha : 72
Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi
Re: Barazia Gjinore Dhe Të Drejta E Gruas Sot
Pergezimet e mia per shkrimin tuaj e nderuara Qershicka edhe eshte koha ta shohin e pranojne te gjithe qe edhe pse ne 2012-en femra Shqiptare nuk respektohet e as mund te flitet se ka perfituar te drejten gjinore...Shume pak ndryshime kane ndodhur ne drejtim te kesaj ceshtje qe pothuajse jane aq te vogla sa shpesh s'dallohen fare...Nuk mund te pretendojme se ka barazi gjinore per aq kohe sa dikush ka me shume autoritet se sa tjetri...
Ndoshta do behet dhe ne Shqiperi...por duhet te kaloj kohe qe te ndryshoje mentaliteti..Duhet njehere mashkulli te mesoje te shohi femren si nje njeri te barabart me te...dhe femra te mesoje te kerkoje respektin qe meriton, te imponohet dhe te emancipohet dhe me shume...
Ndoshta do behet dhe ne Shqiperi...por duhet te kaloj kohe qe te ndryshoje mentaliteti..Duhet njehere mashkulli te mesoje te shohi femren si nje njeri te barabart me te...dhe femra te mesoje te kerkoje respektin qe meriton, te imponohet dhe te emancipohet dhe me shume...
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Similar topics
» A është barazia gjinore një grusht i hekurt i traditës?
» Perkatesia gjinore
» DALLIMET GJINORE TË TË MENDUARIT
» Aleanca Gjinore për Zhvillim
» E drejta natyrore..
» Perkatesia gjinore
» DALLIMET GJINORE TË TË MENDUARIT
» Aleanca Gjinore për Zhvillim
» E drejta natyrore..
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi