Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E drejta natyrore.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E drejta natyrore.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E drejta natyrore..

2 posters

Shko poshtë

E drejta natyrore.. Empty E drejta natyrore..

Mesazh nga WebMaster Wed 30 Nov 2011 - 8:52

E drejta natyrore rrjedh nga ideja e një të drejte, e cila nuk është rezultat i autoritetit njerëzor, vjen para të drejtës pozitive të vendosur nga njeriu, dhe legjitimon të parën. Ajo kërkon nga çdo instancë shtetërore dhe nga çdo individ detyrime të pakushtëzuara. Le të shikojmë në vazhdim dy përkufizime tipike fjalori:


Përkufizim fjalori "E drejta natyrore"

E drejta natyrore (I) (lat. jus naturale) Në filozofinë juridike, e drejta mbishtetërore dhe mbipozitive, e cila nuk mbështetet në ligjet e nxjerra dhe formuara nga njeriu, dhe që në rrethana të caktuara mund të jetë në kundërshtim me të drejtën shtetërore (e drejta e vërtetë, e drejta natyrore).
(...) E drejta natyrore, si e drejtë e arsyeshme (...) haset qysh në filozofinë antike, pastaj përsëri në Epokën e Re (Rilindje, Barok dhe Iluminizëm). E drejta natyrore, sot është bërë fushë e veçantë akademike, duke synuar të bëhet filozofi juridike, madje si bazë për sisteme të mëdha juridike (Grocius, Pufendorf), për teorinë e marrëveshjes shtetërore dhe shoqërore, e në këtë mënyrë edhe e shtetit kushtetues, për humanizimin e të drejtës penale (...) si dhe për pozitivimin e të drejtave të njeriut dhe në këtë mënyrë për shtetin liberal.
(...) Keqpërdorimi i së drejtës pozitive shtetërore në shek. XX pas vitit 1945, ka çuar në ringjalljen e antropologjisë filozofike dhe "rikthimit të së drejtës natyrore".

nxjerrë nga: Bertelsmann Discovery Lexikon]

E drejta natyrore (II) Tërësia e të drejtave të lindura dhe të bazuara në qenien dhe natyrën e çdo njeriu. Çdo njeri ka të drejta të barabarta natyrore (p.sh. të drejtën për jetë dhe pacenueshmëri fizike apo për liri personale), pavarësisht nga gjinia dhe mosha e tij, qëndrimi i tij në shoqëri, koha, vendi dhe rendi shtetëror në të cilin jeton ai. Të drejtat natyrore janë të drejta para- dhe mbishtetërore, dhe për këtë arsye të drejta të patjetërsueshme, të "përhershme"; ato ndryshojnë nga ligjet dhe normat e tjera juridike, historikisht të ndryshueshme, të vendosura nga shteti (e drejta pozitive), dhe kërkojnë një cilësi më të lartë juridike se këto të fundit.
Rrënjët e idesë së të drejtave natyrore gjenden në antikitetin grek; ajo gjendet psh. qysh në filozofinë e disa sofistëve (shek. V dhe IV p.l.K.), nga Platoni (427-347 p.l.K.) dhe Aristoteli (384-322 p.l.K.), është zhvilluar veçanërisht nga Stoa (që nga shek. III p.l.K.) dhe përkrahësit e tyre grekë dhe romakë, si dhe nga Ciceroni (106-43 p.l.K.), Seneca (viti 4. p.l.K. deri në vitin 65. p.K.) dhe nga Epikteti (50-138 p.K.).
Në filozofinë e krishterë dhe teologjinë mesjetare, veçanërisht në atë të Shën Thoma Akuinit (1225-74) dhe skolastikëve të tjerë, të drejtat natyrore konsideroheshin si rrjedhojë e të drejtës së Zotit që ndikon te njeriu.
Domethënien politike, të drejtat natyrore e fituan në kohën e iluminizmit (shek. XVII/XVIII). Teoria mbi të drejtat natyrore, e zhvilluar nga J. Altusius(1557-1638) dhe H. Grocius (1583-1645), dhe e plotësuar si teori e të drejtave natyrore, të cilat bazohen në natyrën e arsyeshme të njeriut (të drjtat e arsyes) nga S. Pufendorf (1632-94), K. Tomasius (1655-1728), K. Volf (1679-1754), Zh.Zh.Ruso (1712-78), I. Kant (1724-1804) etj., shërbente për argumentimin filozofik të Revolucionit Francez (1789) dhe revolucioneve të tjera "borgjeze" të shek. XVIII dhe XVIII. Ajo u bë mjet mbrojtjeje i borgjezisë në luftën e saj kundër sistemit shoqëror feudal (Feudalizmit) dhe shtetit absolutist (Absolutizmit), si dhe mbrojtëse e shtetit juridik. Të drejtat natyrore fitojnë formën e tyre konkrete në të drejtat themelore njerëzore dhe civile, në të cilat bazohet shteti juridik i kohës së re.

[nxjerrë nga: Beck, Reinhard: Sachwërterbuch der Politik, Kröner Verlag, Stuttgart 1986, S. 637]



Bëhet e qartë se të drejtat e njeriut rrjedhin nga kjo traditë. Teoria racionaliste dhe iluministe e të drejtave natyrore, kulmin e saj e përjetoi në shek. XVII dhe XVIII. Në shek. XIX dominonte lëvizja e kundërt e teorisë së të drejtave natyrore, pozitivizmi juridik, i cili thotë, se vlen vetëm e drejta pozitive (ligjore), pavarësisht nga domethënia e saj. Për të dyja drejtimet flasin argumente të mjaftueshme. Megjithatë, ato fshehin edhe rreziqe në vetvete. Përafërsisht, ato mund të paraqiten si më poshtë:

Teoria e së drejtës natyrore

Pozitivizmi juridik

Ekziston një e drejtë e mbirenditur dhe gjitmonë e vlefshme natyrore, e cila qëndron mbi normat e legjitimuara.

E drejta rrjedh nga normat e legjitimuara, pa marrë parasysh përmbatjen e tyre.

Teoria klasike e të drejtave natyrore absolutizon përmbajtjen juridike.

Pozitivizmi klasik juridik absolutizon formën juridike.

"Ekzistojnë pra parime juridike, të cilat janë më të forta se çdo vendim juridik, kështu që ligjet që i kundërshtojnë ato, janë të pavlefshme. Këto parime, ndryshe quhen e drejta natyrore apo e drejta e arsyes. Natyrisht se edhe këto parime, nganjëherë përmbajnë në vetvete dyshime. Megjithatë, nëpërmjet angazhimeve disashekullore, është arritur të përpunohet me një pajtueshmëri të gjerë një pjesë përbërëse e qëndrueshme, dhe të përmblidhet në të ashtuquajturën: Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat Civile."

[Gustav Radbruch, Rechtsphilosophie, 1950]

Mbi përmbajtjet e së drejtës qëndron politika.

"Edhe e drejta më e ulët ligjore duhet të njihet si e detyrueshme, me kusht që ajo formalisht të jetë krijuar në mënyrë korrekte."

[Karl Bergbohm, Jurisprudenz und Rechtsphilosophie, 1892]

"Është e paanulueshme e vërteta, sipas së cilës, çdo pushtet juridik mund të vendosë çdo përmbajtje juridike të dëshirueshme".

[Felix Somló, Juristische Grundlehre, 1927]

Gjykatësi ka të drejtë t'i japë përparësi gjykimit të tij të arsyeshëm para ligjit të shkruar.

Gjykatësi është i lidhur ngushtë me ligjet e vendosura nga shteti.

Rrezik: Pasiguria juridike, veprimet arbitrare

Rrezik: Zbatimi tekstual i ligjeve të "padrejta" të një diktatori.

Një vështrim grafik të këtij krahasimi ofron fotografia ekspozuese në temën shtjelluese E drejta natyrore

Pozitivizmi juridik i shek. XIX e konsideronte si hipotetik rastin ekstrem, të quajtur e drejta "perverse". Por, pikërisht ky rast u shfaq në diktaturat totalitare dhe fashiste të shek. XX. Kjo solli edhe rikthimin e së drejtës natyrore pas Luftës së Dytë Botërore. Në kuadrin e Kombeve të Bashkuara u bë përpjekja për pozitivimin e së drejtës natyrore në formën e të drejtave të njeriut. Kjo do të thotë se u ruajt ideja e ekzistencës së një të drejte të mbirenditur, e cila duhet të vlejë për të gjithë njerëzit.

Bëhet fjalë për kompromisin mes pozicioneve ekstreme të paraqitura më lart: Natyrisht që në radhë të parë vlejnë ligjet e shkruara. Por zbatimi me çdo kusht i ligjeve duhej gjithashtu të pengohej. Është detyrë e secilit mosrespektimi i ligjeve, të cilat janë në kundërshtim me drejtësinë. Çfarë duhet nënkuptuar me fjalën "drejtësi", kjo vjen para së gjithash nga dokumentet e njohura ndërkombëtare, e sidomos nga "

Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut".
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E drejta natyrore.. Empty Re: E drejta natyrore..

Mesazh nga Anakonda Wed 15 Feb 2012 - 1:29

E drejta natyrore eshte e drejte e natyres.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi