Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbretëresha e shqiptarëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbretëresha e shqiptarëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbretëresha e shqiptarëve

2 posters

Shko poshtë

Mbretëresha e shqiptarëve Empty Mbretëresha e shqiptarëve

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 30 Mar 2012 - 13:49

Mbretëresha e shqiptarëve Tema,_foto_2_664551Në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Paris u prezantua edhe botimi i titulluar "Xheraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve" i autores franceze Josephine Dedet, botuar nga shtëpia botuese ‘Belfond’ në Francë.
Në Panairin Ndërkombëtar të Librit, i cili u zhvillua gjatë muajit mars në Paris, ndërmjet stendave të shumta të mbushura me libra, albume, enciklopedi, e periodikë nga e gjithë bota, 2000 shkrimtarëve dhe 1200 shtëpive botuese, ishte i pranishëm edhe një botim, i cili hedh dritë mbi historinë e figurave të shquara të Shqipërisë. Është fjala pikërisht për autoren franceze Josephine Dedet, e cila prezantohej me ribotimin e librit ‘Xheraldina, Mbretëresha e shqiptarëve’, botuar në shtëpinë botuese ‘Belfond’ në Francë.
Autorja e librit, Josephine Dedet, shpjegon se kjo është hera e parë që shkruan një temë mbi Shqipërinë. “Këtë libër, në formën e një biografie e kisha përfunduar qysh në vitin 1996, dhe ky është ribotimi i tij më i pasuruar, e më i plotë. Kam dashur të shtoj shumë dëshmi interesante, fakte të tjera, dhe kapituj me informacione të reja e të rralla, prej njerëzve që sot fatkeqësisht nuk jetojnë më. Për hartimin e këtij libri më shtyu më së shumti vetë personazhi kryesor, Mbretëresha Xheraldinë, e cila ishte një grua e shquar, që pata fatin ta njihja nga afër personalisht. Me të kam pasur një korrespondencë të bollshme prej disa vjetësh. Përmes personazhit të Mbretëreshës Xheraldinë, unë po tregoj në një këndvështrim të veçantë edhe historinë e Evropës e marrëdhëniet e saj me rajonin e Ballkanit”, tha Dedet, transmeton Deutsche Welle.
Mbretëresha Xheraldinë ishte njëkohësisht një grua e shquar dhe shumë e bukur. Ajo karakterizohej edhe nga një shpirt i madh, një zgjuarsi dhe një zemërgjerësi e spikatur. Të gjitha dokumentet tregojnë se ajo e dashuroi menjëherë Shqipërinë, ndonëse nuk pati shumë kohë që të qëndronte aty, veçse një vit. Në këtë kohë ajo filloi të mësonte edhe gjuhën shqipe. Më pas, në 63 vitet e ekzilit të saj jashtë vendit, ajo u përpoq me të gjitha forcat që t'i ndihmonte shqiptarët e diasporës.
Më në fund, në vitin 2002, ajo arriti të realizonte ëndrrën e saj dhe të kthehej në Shqipëri deri sa vdiq si një shqiptare në tokën që e kishte adoptuar dhe siç kishte dëshiruar.
Magali Brenon, drejtuese në shtëpinë botuese ‘Belfond’, thekson se do të kishte qenë më mirë nëse në këtë panair do të kishte edhe libra apo tema të tjera që tregonin historinë e Shqipërisë apo të figurave të tjera të spikatura të saj në marrëdhënie me Ballkanin apo me botën.
“Lidhur me botimet tona mund të them se kjo ishte hera e parë që botonim një libër mbi Shqipërinë, mbi historinë apo mbi personalitetet e spikatura e të veçanta të Shqipërisë. Dëshiroj të vlerësoj edhe punën e bërë nga autorja e librit si një punë tepër serioze e të bazuar mbi dokumente e dorëshkrime të shumta me një cilësi tepër të lartë. Ne si shtëpi botuese ‘Belfond’ jemi të hapur të presim edhe autorë të tjerë që dëshirojnë të botojnë mbi tema të tilla për Shqipërinë apo edhe për Ballkanin të cilat nuk kanë qenë shumë të njohura për lexuesit frëngjishtfolës”, tha Brenon.
Ndihmesa nga familja mbretërore
Skënder Zogu, anëtar i familjes mbretërore në Francë, është njëkohësisht edhe njëri prej protagonistëve që i ka ofruar materialin bazë shkrimtares franceze për të shkruar këtë libër. Ai kujton se shkrimtarja Josephine Dedet, përpara disa viteve kishte kërkuar kontakt për të mbledhur informacione mbi jetën dhe aktivitetin e Mbretëreshës Xheraldinë.
“Unë më parë kam jetuar së bashku me Nënën Mbretëreshë dhe me mbretin Zog dhe kisha shumë materiale, dokumente, e relikte për t'i ofruar. Autorja e librit nuk u mjaftua vetëm me kaq, ajo shkoi deri në Afrikën e Jugut për ta takuar direkt Nënën Mbretëreshë, Xheraldinë. Aty Josephine Dedet konsultoi të gjitha arkivat e saj dhe nxori këtë libër të dobishëm. Mund të them se ky botim ka plotësuar informacionin mbi jetën dhe veprën e saj. Nëna Mbretëreshë gjithmonë ishte shprehur se kishte vetëm një ëndërr, të qëndronte në Shqipëri, pranë shqiptarëve, dhe aty të prehej përjetësisht. Kjo vërtetohet edhe në këtë botim”, tha Zogu.
Historikisht Franca ka qenë një vend që ka koleksionuar dorëshkrime, relikte të vjetra, dokumente autentike, të cilat në një farë mënyre shërbejnë si bazë për hartimin e botimeve të ndryshme. Tomi Frashëri, i diplomuar në Francë në fushën e drejtësisë, sjell eksperiencën e vet: "Një nga aktivitetet që familja mbretërore ka pasur në Francë, sidomos nën përkujdesjen e Mbretëreshës Xheraldinë, ka qenë themelimi i një fondacioni mbretëror shqiptar”.
Larg formave tradicionale në Edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Paris, një vend të posaçëm zinte interesimi i publikut për format e reja të përdorimit të teknikave elektronike e digjitale për pasqyrimin e të gjithë kësaj letërsie. Të ftuarit e nderit në këtë edicion të 32-të të këtij evenimenti ishin Letërsia Japoneze në përgjithësi, dhe autorët e ardhur nga kryeqyteti rus, Moska.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbretëresha e shqiptarëve Empty Re: Mbretëresha e shqiptarëve

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 16:51

Me shkruajt autorja franceze nje liber me ket titull;po me vjen shum habi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi