Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Natyra e njeriut dhe disa të vërteta të pakundërshtueshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Natyra e njeriut dhe disa të vërteta të pakundërshtueshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Natyra e njeriut dhe disa të vërteta të pakundërshtueshme

2 posters

Shko poshtë

Natyra e njeriut dhe disa të vërteta të pakundërshtueshme Empty Natyra e njeriut dhe disa të vërteta të pakundërshtueshme

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 1 Apr 2012 - 2:59

Këto ditë ka shpërthyer një epidemi e vërtetë në shtypin tonë lidhur me homoseksualët dhe ekzistencën e tyre. Janë përfshirë të gjithë në dhënien e mendimeve dhe gjykimeve. Nuk e di nëse meriton një vëmendje kq të madhe një problem i tillë që edhe në botë duket se kalon normalisht. Po ta marrim këtë problem dhe ta analizojmë nga disa koncepte filozofie dhe etike që na lindja e njeriut, atëherë do të theksonim se njeriu lind si qënie e natyrshme dhe pa asnjë lloj njohje për botën që e rrethon. Gjithçka në jetë mësohet dhe vetëm mësohet. Ata që e pranojnë faktin se njeriu lind me predispozita, mohojnë karakterin neutral të asja që theksova pak më lart. Pra, duke lindur pa asnjë lloj njohje nuk mund të mendojmë se që në lindje paska prirje heteroseksuale apo homoseksuale. Një gjë është e qartë se këto lloj prirjesh nuk janë të lindura, por mësohen, pranohen edhe në bazë të traditave të kaluara. Dikush mund të mendojë se në këtë pikë ka disa gabime, por filozofia nuk bën dot asnjë hap prapa. Nëse do të pranonim faktin se njeriu lind me të tilla predispozita, atëherë, e thënë qartë, në gene, atëherë në kohën e sotme mund të ndërhyjmë dhe ta ndryshojmë prirjen që tek genet. Po a mund ta dijë njeriu se është i llojit të parë dhe të dytë nëse nuk jeton në një shoqëri? Natyrisht që këto gjëra mësohen gjatë jetës. Kur mëson se sekset e kundërta janë të bekuara edhe nga fetë, atëherë çfarë janë këto lloj shmangiesh apo çrregullimesh? Të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veç ndikime të psiqikës që në jetë pëson ndryshime, hapje, mbyllje, tkurrje. A mund ta dijë një individ se do të jetë homosksual që në hapat e parë? Përgjigjia është përsëri negative. Por gjatë etapave dhe epokave të jetës njeriu ndryshon dhe nga një lloj konservatorizmi që lidhet me seksualitetin si tabu', arrijmë në ditët e sotme që kanë thyer çdo tabu'. Prirja apo tendenca e sotme e botës drejt një lloji përzjerjesh seksualitetesh nuk është e re, pasi ka patur episode të hapura dhe të fshehura, por në karakterin e pashtershëm dhe të pandashëm të kohës, gjykimi njerëzor duke qënë në një raport pamundësie të përballet me të, koha nuk ndalet, nuk kthehet, nuk ndryshohet, nuk avancohet, nuk bën veç konstatime të dokumentuara ose jo lidhur me këtë aspekt. Kur dëgjojmë jetojmë një kohë plot absurditete apo plot me kontradikta, nuk është koha që i përmban në vetvete ato, por është faktori human që i mbart ato, si një faktor jashtë saj. Po i referohemi edhe vetë së shkuarës së dokumentuar që lidhet me konceptin e seksualitetit që nga lashtësia. Safik rrjedh nga emri Safo, poete greke e ishullit të Lezbos. Safoja ishte drejtore dhe mësuese e një kolegji ku vajzat e familjeve fisnike edukoheshin. Sipas traditës, midis mësueses dhe vajzave lindnin raporte familjare të mëdha, edhe seksuale. Ndoshta fakti duhet vendosur si zakon i epokës, si formulë prodromal të një dashurie heteroseksuale, d.m.th një fazë fillestare për jetën e ardhshme martesore. Safo kompozoi epitalame, këngë dashurie sfilitëse për nxënëset e saj të destinuara për martesë dhe kjo nënkupton një dashuri edhe me komponente seksuale. Në realitet ka mundësi që Safoja, e dashuruar me vajzat e saj, i shkroi sepse i shikonte të destinuara ndaj një fati të trishtë : braktisnin ishullin ku ndodheshin, ku gjenin kujdesin dhe lumturinë për të shkuar në shtëpitë e burrave të tyre pa dalë kurrë, aty do të ishin përjetësisht të mbyllura sipas zakonit grek.

Shkrimtari i shquar italian Bevilakua në një artikull të shkruar në një të përditshme italiane lidhur me seksualitetin thotë : Safizmi, është homoseksualiteti tek gruaja, pra vetë lezbizmi. Seksualiteti sot luan fshehtazi. Lëviz shpesh në errësirë dhe injorancë. Në festivalin e Kanës shkaktoi një pëshpëritje tronditëse puthja safike e Beluçit në ekran. Safoja e gjorë duhet dëmshpërblyer nga Historia, pasi nuk ishte katërkëndësh pararendës i lezbizmit që besojnë të gjithë. Ishte viktimë e kohës së saj, ose një mjeshtëre e shkollave të torturës ku zotërinjtë e ishullit i dërgonin vajzat e tyre që të fillonin artin e dashurisë. Vajza të palumtura që pësonin një fat të kq, të turpëruara në mënyrat më mizore. Safoja ikte nga këto llahtare. U dashurua me një marinar të ri me emrin Faon që e përbuzte. Cila është natyra e vërtetë e femrës? Kësaj pyetje përpiqet që t'i përgjigjet porf. Kaprio, studiues i universitetit të Uashingtonit, duke marrë shtysë prej saj, pohon se gratë janë më shpesh biseksuale sesa burrat. A ka baza të vërtetash në këtë mendim të studiuesit? Ka studime që lidhen me këtë mendim, por do të duhen shumë të tjera që do të provojnë natyrën e femrës në lidhje me këtë veçori të karakterit të saj. A mund të ketë karakter të përgjithshëm ky fenomen apo janë raste të veçanta? Mos vallë shoqëritë, koha ia kanë ndryshuar natyrën universit femëror? Bevilakua vazhdon më tej me një tjetër film, Thw L. Word, që u transmetua në një kanal në vitin 2004 dhe fillonte me një vajzë të bukur të dashuruar lumturisht me të fejuarin e saj. Ishin gati për martesë, por më pas lindi dashuria me shikim të parë për një vajzë dhe i tha lamtumirë pasioni hetero. Audienca thehu rekordet. Me çfarë ushqehet kjo audiencë? Sigurisht thotë Bevilakua jo me kulturën dhe respektin e homoseksualitetit femëror, por me një çudi dhe kërshëri të sëmurë. Ushqehet me sjelljen e çuditshme të pritjes, i shfrytëzuar për rritjen e audiencës. Sa na shërben të qënët plateal, spektakolar që nuk e trondit pozitivisht opinionin publik? Thelbi i safizmit i rrëshqet seksologjisë edhe sot dhe ruan karakterin enigmatik pavarësisht përpjekjeve për analiza që nga Frojdi tek Adleri, tek Wolfi. Ndërkohë regjistrohen paradokse anësorë për feminilitetin. Në Danimarkë simbolet e meshkujve për kalimtarët kthehen në femërorë. Kopenhageni ndahet nga propozimi i kryebashkiakut që kërkon t'i ndryshojë seksin shenjave rrugore të semaforëve. Kush e di se çfarë mendojnë njerëzit e kuq të Amazonës? Anëtarët e kësaj popullsie gjuajnë me shigjeta avjonët që kalojnë në hapësirën e tyre ajrore. Janë gati 200 tribu' që jetojnë në botë të izoluara. Si do të jenë netët e tyre? Do të jenë tepër të nxehta në lidhjet e kundërta apo të njëjta? A e pranojnë "konceptin modern" të lidhjeve të njëjta gjinore? Mjafton të studiohen apo vështrohen sjelljet e tyre që t'u japim përgjigje shumë pyetjeve se shoqëria e sotme është në regres apo në progres me konceptin e seksualitetit.

Arjan Th. Kallço Pedagog i Gjuhës italiane
Universiteti Fan S. Noli, Korçë
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Natyra e njeriut dhe disa të vërteta të pakundërshtueshme Empty Re: Natyra e njeriut dhe disa të vërteta të pakundërshtueshme

Mesazh nga Anakonda Sat 7 Apr 2012 - 23:28

Jan shum te verteta keto qe ke shkruar ti.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi