Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lufta e parë ballkanike 1912 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lufta e parë ballkanike 1912 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufta e parë ballkanike 1912

2 posters

Shko poshtë

Lufta e parë ballkanike 1912 Empty Lufta e parë ballkanike 1912

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 1 Apr 2012 - 3:18

Lufta e parë ballkanike 1912 -luftë kundër Perandorisë Otomane apo luftë pushtuese të tokave shqiptare!?

Ukshin Zajmi

Historia serbe, ajo në përgjithësi, madje edhe ajo shqiptare, Luften e Parë Ballkanike e njef si luftë të aleancës ballkanike kundër Perandorisë Otomane. A është vertetë kështu!? Në këtë pyetje duhet të përgjigjen historianët e posaçërisht institucionet që merren me histori dhe sektorët e historisë të Akademive të Shkencave. Kundër përkufizimit të këtillë të kësaj lufte mund të gjendet literaturë autentike shqiptare, otomane e posaçërisht serbe me bollëk, madje edhe në çarqet arkivore bullgare, malaziase, greke e gjetiu. Pse heshtët në këtë sferë nuk dihet, por historianët dhe punonjësit e sektorëve përkatës të institutiteve e të Akademive, sikur veprojnë në stilin "më mirë të heshtet se sa të punohet drejt e të konfrontohet me historianët serb apo ballkanas"!?
Historia shqiptare njef përpjekjet e mëdha shqiptare për të vetëdijësuar popullatën vendore por edhe qarqet ndërkombëtare për shpalljen e pavarësisë se trojeve shqiptare nga Perandoria Otomane. Kjo është bërë përmes kongreseve e tubimeve të shumta, përmes letrave e memorandumeve të ndryshme në adresë të fuqive të mëdha, përmes kërkesave, ultimatumeve e besa edhe të luftërave të shumta kundër kësaj Perandorie. E gjithë kjo është bërë falë zgjuarsisë dhe strategjisë së rilindasve shqiptarë, të cilët, jo vetëm që inicuan e cyten këto veprime, por ishin edhe në ballë të këtyre bëmave duke vepruar drejtëpërdrejtë, por edhe duke parashikuar rreziqet që mund të vijnë nga apetitet territoriale të popujve fqinj. Të përkujtojmë me këtë rast Lidhjen Shqiptare të Prizrenit karshi Kongresit të Berlinit dhe të gjitha bëmave në Gadishullin Ilirik deri në vitin 1912, kur filloi Lufta e Parë Ballkanike (Ilirike).
Për të arsyetuar këtë qëndrim, se lufta e aleatëve serb, malasiaz, bullgar e grekë nuk ishte luftë kundër Perandorisë Otomane por Luftë për të okupuar trojet shqiptare, po e përmendi shkrimin e Jovan Cvijiqit "Lufta ballkanike dhe Serbia" (Review of Reviews, Nëntor 1912) në të cilin, ai përmend rajonin gjeografik për të cilin është e interesuar Serbia: "Serbia e vjetër" në të cilin gravitojnë Sanxhaku i Novipazarit, Fusha e Kosovës, Dukagjini dhe disa krahina në jug të bjeshkëve të Sharrit me kufirin e marrur vesh me Bullgarinë në vijen: Ohër-Veles-Kriva Pallankë, qytete këto që do t'i takojnë Bullgarisë. Ndërsa sa i përket "Stara Srbisë" thuhet se ajo" del me një rrip të ngushtë në Detin Adriatik rreth Shkodrës, Lezhës madje sigurisht edhe Durrësit". Këtë përkufizim territorial ai e përshkruan në bazë të "hulumtimeve përsonale shkencore" gjatë viteve 1900-1912, duke e cilësuar si " vend me anarki dhe presion më të madh, jo vetëm në Gadishullin ballkanik, por si i vetmi madje edhe në botë". Për t'i ndihmuar kësaj ideje Vlladan Gjorgjeviqit i duhet një libër i tërë për të treguar se "Shqiptarët nuk kanë aftësi për të zhvilluar jetë shtetërore" (Gjorgjeviq 1913:181) andaj edhe qeveria serbe qëndron në konstatimin se "Shqiptarët nuk janë popull, por fise të ndara dhe të hasmuara në mes vete: pa gjuhë, shkrim e fe të përbashkët". E gjithë kjo u bë për të propoganduar popullsinë vetanake dhe ate ndërkombëtare, dhe pikërisht këtu lindi edhe termi "Serbi e vjetër" sepse këtu, në Kosovë, u zhvillua Beteja e Kosovës në vitin 1389. Andaj përgatitjet për të realizuar aspiratat e tyre okupuese filluan në kohen kur shqiptarët patën bërë punën e vet për çlirim nga Perandoria Otomane. Qeveria serbe prej vitit 1904 në mënyrë të organizuar dërgoi njësi të çetnikëve në Kosovë (Damjan Pavlica: http://pescanik.net/2011/09/savremena-istorija-kos ova/). Aleatët të cytur nga Rusia, filluan bisedime sekrete gjatë vitit 1911 deri në shtator të vitit 1912. Mali i Zi, në shtator të vitit 1912 lidhi marëveshtje gojore me Bullgarinë, ndërsa me Serbinë me 6 tetor 1912 lidhi konventë ushtarake me Serbinë në Lucern të Zvicrës (http://www.montenegrina.net/pages/pages1/istorija/c g_od_20vij_do_1_svj_rata/balkanski_ratovi1912_1913 _istorijski_leksikon1.htm). Marëveshtjen në mes të Bullgarisë e Serbisë e përgatitën Rizov dhe Teodorov (Bullgari) dhe Millovanoviq (kryetar i qeverisë serbe), ndërsa mareveshtja u arrit në një udhtim tri orësh me tren në mes të Goshevit e Millovanoviqit, nga Beogradi për në Nish me 13 mars 1912.
(http://www.mfa.gov.rs/History/fba_s.html).
Popullsia e disa qyteteve të Kosovës në atë kohë (viti 1912) sipas gjermanit Gustav Vajgand ishte: Prishtina-67% shqiptarë, 30% serb, Prizreni- 63% shqiptarë 36% serb, Vushtria- 90% shqiptarë 10% serb, Ferizaji -70% shqiptarë 30 % serb, Gjilani -75% shqiptarë 23% serb, kurse Dukagjini me Gjakoven janë definuar me banorë ekskluzivisht shqiptarë (http://web245.login47.hoststar.ch/forum/viewtopic. php?t=1947&sid=5750e2bbbd2431b0d4f616dd7decafd9). Sipas një dokumenti të Ministrisë së punëve të jashtme të Italisë, Shkupi në vitin 1912 kishte 50.000 banorë prej të cilëve 40 mijë ishin shqiptarë, 4 mijë bullgar dhe vetëm 150 serbë, shkruan historiani Skënder Hasani (http://www.albeu.com/dossier/ne-vitin-1912-shkupi- ka-qene-me-80-per-qind-shqiptare/53379).
Populli shqiptar u organizua, luftoi me kërkesa e armë dhe siç dihet hynë në Shkup, kryeqytetin e Vilajeit të Kosovës, me 12 gusht 1912 pasi ai ishte çliruar nga çetat e Ali Efendi Topallit. Nga Shkupi i dërguan edhe një ultimatum Perandorisë Otomane, dhe sipas disa të dhënave krerët shqiptar u shpërndanë, me të vetmin gabim, që aty nuk e shpallën pavarësinë. Disa u kthyen nëpër vendet e veta, e sipas disa të dhënave, disa të tjerë shkuan duke luftuar edhe në drejtim të Selanikut. Se në gusht të këtij viti shqiptarët çliruan edhe Shkupin shkruajnë edhe historianët tjerë. Për këtë shih, Peter Batrl: Albanien (Vom Mitteralter bis zur Gegenwart),Verlag Friedrich Pustet, Regensburg, 1995 dhe i përkthyer edhe në gjuhen serbe: Peter Bartl: Albanci (od srednjeg veka do danas) CLIO, 2001 përkthyer nga Lubinka Milenkoviq, Pasthenia dhe ekspert redaktimi, Dr. Dushan T. Batakoviq, faqe 137.
Në këto rrethana, kur në trojet shqiptare nuk kishte pushtet të organizuar otoman, kur shqiptarët ishin lodhur e raskapitur nga luftërat me këtë perandori, soldateska serbe, pikërisht me armatën e tretë të saj ia mësuni këtyre trojeve, armatë me numër të njejtë si në luftën e fundit, dhe bëri kërdi, e cila e tronditi edhe botën. Shqiptarët iu kundërvunë gjithandej ku mundën e patën fuqi. Forcat serbe ndaj Kosovës u vërsulën me 63.000 trupa kurse Mali i Zi në këto ekspedita angazhoi 35 mijë veta, e në këtë luftë u angazhuan edhe çetat çetnike të Gjilanit, Lisicës, Lukovës e të Llapit, që u futen e organizuan më herët. Shqiptarët të pa organizuar aq sa duhet, me mungesë të madhe të mjeteve luftarake e posaçërisht të municionit, të ushqimit për ushtarë e popullësi nuk mundën t'i përballën këtij sulmi shkatërrues, andaj kufinjt u thyen dhe hordhitë serbe e malazeze u futën në territorin e Kosovës duke bërë masakra brutale. Shtabi serb atbotë pat dhënë urdhër që çdo vendbanim ku shkrepët një plumb nga shqiptarët të shkatrrohet, e pas kësaj të bëhet masakër pa kursyer të sëmurët, të plagosurit, gratë dhe fëmijët ( Lav Trotsky, The Balkan War, 1912-13: The War Correspondence of Leon Trotsky, New York: Monad Press, 1980, faqe. 293). Në kohën e nënshkrimit të marëveshtjes paqësore të Londrës (30.05.1913) vendet ballkanike mbanin territoret e pushtuara: Bullgaria-Trakinë dhe Maqedonin Jugore; Greqia- Maqedonin jugore me Selanikun dhe pjesë të Epirit; Serbia- Maqedonin qendrore dhe perendimore, Sanxhakun, Kosovën me një pjesë të Dukagjinit, dhe Mali i Zi –një pjesë të Sanxhakut dhe një pjesë të Dukagjinit (marrë nga Leksikoni Historik i Malit të Zi) (http://www.montenegrina.net/pages/pages1/istorija/cg_od_20vij_do_1_svj_rata/balkanski_ratovi1912_1913_istorijski_leksikon1.htm). Bilanci i kësaj lufte pushtuese për Serbinë ishte se ajo shtoi territorin e vet për 81% dhe rriti numrin e banorëve për 1.3-1.4 milion banorë të rinj. Nga kjo pjesë e banorëve ¾ flasin gjuhën shqipe. Mendohet se gjatë kësaj lufte më tepër se 20 mijë shqiptarë humbën jetën dhe se mbi 60.000 banorë musliman u shpërngulen.(Dubravka Stojanoviq: U spirali zloqina: balkanski ratovi http://www.pescanik.info/content/view/3092/143/) Për të përkujtuar këtë fitore të Serbisë Krali Petër i Parë, me 31 tetor të vitit 1913 themeloi Medalen "Përkujtimorja për Çlirimin e Kosovës 1912" e cila iu nda eprorëve dhe ushtarëve që morën pjesë në këtë kasaphane të shqiptarëve.
Nga e gjithë kjo që u tha, shihet qartë se kjo luftë nuk ishte luftë kundër Perandorisë Otomane por Luftë për okupimin e Kosovës, andaj edhe Medalja e themeluar e dëshmon këtë të dhënë, andaj tash e tutje, në mos të tjerët, atëherë shqiptarët këtë luftë nuk duhet ta quajnë Lufta e parë ballkanike kundër Perandorisë Otomane, por Luftë për pushtimin e Kosovës apo të trojeve shqiptare.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lufta e parë ballkanike 1912 Empty Re: Lufta e parë ballkanike 1912

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 19:25

shqiperia ne qender te lufterave ka qen gjithmone
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi