Ish-banorët e BB preferojnë Liamin, Ermalin dhe Françeskën
2 posters
Faqja 1 e 1
Ish-banorët e BB preferojnë Liamin, Ermalin dhe Françeskën
Sipas Klodit, Emilios dhe Torosit, çmimi i parë luhet mes këtyre të treve.
U kemi dhënë rastin që të komentojnë banorët e rinj disa prej banorëve nga edicionet e kaluara dhe të shprehin
mendimin për ta. Në vazhdim lexoni për secilin opinion nga Klodian Çela i BB3, Emilio Zotka i BB4 dhe Toros Shahinajn e BB4.Në sytë e Klodit të “Big Brother 3” konkurentët paraqiten disi pasivë dhe jo shumë të vërtetë. Ja çfarë opinioni ka ai për secilin prej tyre:Genta: Genta ka shumë sens për aktore, është shumë dhelpër nga ato të fshatit, dhelpër e kuqe (qesh).Ermali: Sa për Ermalin, sinqerisht mund ta them se është i pashëm por jo mister, se ka djem shumë më të bukur për mistera. Dhe shumë i pakarakter, si mund ta tradhtosh të dashurën pa pikë turpi? Unë i quaj këta tipa meshkujsh bamboloto (kukulla).
Edgari: ‘Ky Edgari mirë do ishte të shkojë në një shtëpi pushimesh, se s’më thotë fare gjë aty brenda, e shoh shumë të lodhur.
Klaudia: Klaudia femër që s’i pushon goja kurrë, ka shumë fjalë.
Liami: Ky Liami bën shumë si tip, por s’e marr vesh se çfarë mesazhi jep aty brenda, më duket pak llafazan për të qenë djalë i pjekur.
Meti: Është djalë i bukur, me të vërtetë tip, e ka pak stil, është njeri i rezervuar dhe shoh që nga femrat që janë aty brenda asnjëra nuk është tipi i tij, mund të shohim më vonë se po rri shumë i urtë më duket, patjetër që vëllai i madh do organizojë ndonjë gjë për Metin që të shohim karakterin e vërtetë, por gjithsesi duhet zgjuar nga gjumi.
Vlashi: Vlashi bo! Më duket se ha bukë kot aty, as mish e as peshk njeri, e mos lini nam se ky nuk ka qenë model ndonjëherë këtej në Itali, se të paktën i njoh këtu kush është model profesionist. Nejse, mua s’më ka pëlqyer as jashtë bigut as brenda, më jep një ndjenjë që s’është i lirshëm me veten aty.
Anila: Atëherë, për Anilën- më pëlqen se është tip që flet çfarë ndien, mos shihni bukurinë se jo të gjithë jemi me fat të jemi të bukur, por ajo jep spektakël, edhe pse jo të gjithë e kuptojnë.
Arbri: Djalë normal si shumë djem në Kosovë e Shqipëri, dhe pse banorëve që janë aty u duket vetja si kinga, gjë pa kuptim. Por Arbri duhet të jetë aty.
Françeska: Françeska e re, por ndër vajzat që vishet më mirë aty brenda, i uroj fat në lidhjen e saj me Ermalin, por më mirë do ishte ta shihnim single aty brenda, sepse del më mirë karakteri i vërtetë i çdo njeriu.
Graciano: Graciano si fëmijë dinak më duket, edhe pse është ndër të preferuarit e mi dhe Erjoni më pëlqen shumë.
Torosi i BB4: Genta po me duket si teto OllgaAi e nxiti për t’u futur në “Big Brother 5”, por tani ndihet pak i zhgënjyer. E kemi fjalën për Torosin dhe Gentën. Gjithashtu Toros komenton edhe banorët e tjerë të këtij edicioni.
Genta: Genta, mikja ime, 2 javët e para ishte shumë aktive, tani nuk e shikoj më si konkurrente, por thjesht si një Teto Ollga e BB5. Fjala e saj nuk peshon më, qan kot, po më zhgënjen pak, më kishte premtuar që do u bënte cirk banorëve, por më duket se të tjerët ia arritën ta nxjerrin nga vetevetja, po e përdorin si xhol, futu këtu futu atje, bëj një rimë bëj një batutë dhe asgjë.
Françeska: Bukuria e BB5, e qeshura më e bukur, që mund të prezantojë në një të ardhme një program, sepse me të qeshurën e saj zbukuron televizionin, lojtare e shkëlyer, respektin në maksimum, shpresoj që nga vajzat ta fitojë ajo BB5 e, pse jo, për të 4-ën herë të shkoj në Vlorë çmimi!
Graciano: Graciano, hyrja e tij më ka pëlqyer shumë, emocionet që ka përcjellë, në BB5 i dëgjohet zëri.
Klaudia: Klaudia, shyqyr që e kemi në BB5, sepse Klaudja, Françeska të paktën po tërheqin vëmendjen, me një fjalë po luajnë.
Ermali & Liami: Ermal & Liam, uroj t’i shikoj në finale të dy, të paktën po e mbajnë gjallë BB5 këta, pastaj le të vendosë publiku se cilët do vazhdojnë më tej. Liam kam respekt për lojën tënde, por Ermali është i drejtë dhe i sinqertë.
Vlashi: Vlashit nga Durrësi i uroj suksese, po Durrësi vetëm një nxori, një Toros që mbahet mend.
Meti: Meti më pëlqen kur e bën të qajë Gentën, edhe pse ajo më kishte premtuar se nuk do të qante, por do t’u bënte cirk të gjithëve. Më kishte premtuar dhe papritmas shikoj Metin që i bën cirk. Kur të dalë Gentja, o çdo t’i bëj, ku vajtën premtimet e tua do i them?”.
Emilio i BB4: Liami-alegria e shtëpisë, e shoh fitues, Françeska si qershia mbi tortë.Emilio Zotka është ish-konkurrenti simpatik korçar i “Big Brother 3”. Ai mbetet në kujtesën tonë me batutat e këndshme. Edhe për banorët e “BB5” ai e ka gati nga një batutë.
Edgari: Pedagogu i filozofisë mes nxënësve.
Françeska: Qershia mbi tortë e shtëpisë, ka filluar të përshatet në lojë, konkurrente e fortë për seksin femër.
Ermali: Pak impulsiv, por i denjë për të ecur deri në fund.
Erioni: Shumë sentimental, duhet të bëhet pak më shumë zhurmues.
Anila: Edhe pse të gjithë i kundërvihen, them se është vajzë shumë pozitive.
Graciano: Adoleshent i lumtur.
Meti: Thjesht manekin butiku.
Lorena: Jeton jetën sikur çdo ditë të jetë e fundit e saj, pra rehat fare.
Vlashi: Jo shumë i aktivizuar.
Genta: Tip gallatë, shumë liberale, e hapur, e ndjeshme, origjinale.
Arbri: Personazh i këndshëm, më kujton pak veten time.
Liami: Alegria e shtëpisë, mbreti i batutave, tip europian, fitues i BB5 sipas këndvështrimit tim.
Klaudia: Miss ironia.
Tatiana e BB4: Më thanë që Genta më ngjan, u kuriozovaNjë tjetër ish-banore e BB është dhe Tatiana Sande, vajza italiane e cila jeton në Genova. Ishte një nga të përzgjedhurat tona për të komentuar banorët e rinj, por ajo nuk e ndiqte këtë edicion, por ama i kishin thënë se një konkurente aty brenda ngjante si tip shumë me atë, dhe është fjala për Gentën. ‘’Nuk njoh njeri përveç Gentës, sepse më thanë që më ngjan si tip, e vajta ta shoh për kuriozitet’’, thekson Tatiana, e cila vazhdon jetën e saj në shtetin italian, duke vijuar aty ku e kishte lënë pas mbarimit të spektaklit.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Ish-banorët e BB preferojnë Liamin, Ermalin dhe Françeskën
kot fare me eshte dukur big brother,dhe prandaj as qe e kam par hic
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5
» “Intimiteti i Ermalit me Françeskën bëhet thjesht për show”
» Rezarta, në poza hot me Ermalin
» Ate cfare femrat preferojne tek …
» Meshkujt nuk preferojnë femrat këmbëgjata?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi