Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5

5 posters

Shko poshtë

Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5 Empty Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5

Mesazh nga WebMaster Mon 14 May 2012 - 12:43

Ndonëse mendonte se mund të shkonte deri në finale, Gerta e ka mbyllur aventurën e saj në “Big Brother”. Ajo ka qenë e eliminuara e dytë e javës, pas largimit të Dritanit. Pas daljes nga shtëpia, po mendon për pushimet, pa bërë plane konkrete.
Për Arbrin thotë se nuk ushqen asnjë ndjenjë, ndërsa Liamin e pëlqen si person, por jo të dashur. Gerta i është rikthyer jetës së përditshme, pas gati një muaj e gjysmë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Beson se fakti që hyri kur grupet ishin krijuar e pengoi të bënte lojë më të fortë, ndërsa nga banorët e mbetur sheh si fitues Liamin. Duke komentuar marrëdhënien e Françeskës me Ermalin thotë se mes tyre ka vetëm tërheqje fizike dhe se lidhja e tyre nuk mund të vazhdojë gjatë. Për sa i përket një lidhjeje të përfolur të saj jashtë shtëpisë, Gerta thotë se është totalisht beqare.Shumë pranë finales, por pa mundur dot ta arrinit. Ishte i papritur ky eliminim për ju pas largimit të Dritanit?
Ne e kishim analizuar situatën dhe e kishim menduar që mund të bëhej një eliminim i dyfishtë, megjithatë mendova se do të dilte Genta e jo unë. Më vjen keq që dola, sepse e kisha menduar se mund të shkoja në finale. Unë hyra më vonë në shtëpi, por nuk e konsiderova të rëndësishëm këtë fakt, pasi çdo gjë varet se çfarë jep dhe për atë kohë që ndjenja dhashë goxha. Mund të kisha bërë edhe më shumë, por nuk m’u dha mundësia.
Nëse do ta kishit kaluar këtë fazë, cila ishte loja që do të bënit për të siguruar finalen?
E kam sqaruar dhe e përsëris, se në shtëpi nuk kisha hyrë me plane. Gjithçka më vinte spontanisht, qoftë edhe një lojë apo shaka që bëja. Në momentin e parë që shikoja diçka që nuk më pëlqente, një mënyrë të vepruari apo të foluri, thjesht e bëja të dukshme dhe situatat rridhnin normalisht. Strategjia e vetme që kam përdorur, ka qenë vetja ime.
Ju u afruat me Arbrin dhe Liamin që në javën e parë. Kjo për shkak se u ndiet e sulmuar nga grupi tjetër?
Ishin djemtë ata që më afruan. Duke qenë se isha shumë e sulmuar nga banorët e tjerë, kur dy persona të vijnë e të mbështesin, të vjen mirë. Kjo gjë më ka bërë që të afrohem më tepër, plus që kishim edhe gjëra të përbashkëta, bisedonim, luanim, bënim strategji, gjë që ishte shumë e dukshme. Kisha goxha gjëra të përbashkëta me ta, por asnjëri nga ne nuk ishte ushtar.
Pse mendoni se të sulmoi grupi tjetër?
Banorët bien në një kontradiktë që është mbresëlënëse. Gjatë spektaklit Ermali deklaroi se i pëlqente më shumë Geri që ishte në fillim, ndërkohë që më parë thoshte se nuk i pëlqeja ashtu si isha. Banorët i kishin krijuar grupet kur hyra unë brenda dhe ndoshta i trembeshin idesë se dija diçka nga jashtë dhe do ta shfrytëzoja kundër tyre, gjë që unë nuk e bëra. Ishte edhe frika e 100 milionëve që të gjithë i duam.
Arbri ju dedikoi disa vargje pasi kishit dalë nga shtëpia. Si e komentoni këtë veprim të tijin?
Arbri mbase atë moment e përdori si ironi, nuk e di me saktësi, por unë dua të marr pozitivitetin. Më preku mënyra se si e bëri, por nuk kanë lidhje ndjenjat mes meje dhe Arbrit, është thjesht shoqëri nga ana ime. Nëse Arbri e ka bërë me qëllim tjetër, besoj se është kuptuar dhe nuk jam unë ajo që rrezikoj.
Arbri e shprehu që në fillim simpatinë ndaj jush, por pastaj patët mjaft debate. Mendoni se e ka bërë për lojë gjithë këtë?
Arbri e ka shprehur simpatinë që në fillim dhe e mohoi të shtunën. Deri diku e ka bërë për lojë.
Banorët e kanë diskutuar shumë afrimitetin tuaj me Liamin. Kishit simpati për të?
Liami është çun shumë i mirë, unë kam simpati si njeri. Për sa i përket lojës aty brenda më pëlqen si lojtar. Kuptoheshim me sy dhe kishim bashkëveprim loje.
Liami e ka shprehur hapur simpatinë për ju…
Liami më ka thënë aty brenda: “Po të mos kisha të dashur, do të tentoja të provoja diçka me ty”, por këtë e thonë të gjithë meshkujt dhe unë nuk është se i jap shumë rëndësi. Pastaj kur ke tre muaj aty brenda dhe kur hyn një femër e re, bëhen edhe këto gjëra.
Do të ishit e hapur për një lidhje me të?
Jo, nuk do të më pëlqente për lidhje dhe këtë e kam thënë.
Disa nga banorët që kanë dalë e kanë cilësuar Liamin si tinëzar. Si e shihni ju si konkurrent?
Liami është dinak jo tinëzar, por më pëlqen, sepse ka një lloj diplomacie, tërhiqe mos e këput, dhe ashtu duhet të jesh aty brenda. Ka gjëra që duhet t’i thuash, në momente të caktuara edhe të zmbrapsesh dhe duhet që të dalësh edhe pak nga natyra për hir të lojës.
E shihni fitues?
Personalisht po. Mendoj se e meriton. Arbri dhe Ermali kanë gjithashtu kapacitet, por ata të dy kanë më shumë teori aty brenda, janë të lodhshëm, sidomos për dikë që i provon aty brenda.
Marrëdhënia juaj me Françeskën ka qenë pak e dyshimtë. Në fillim keni debatuar shumë, ndërsa dy javët e fundit keni qenë shumë afër. Cilat ishin marrëdhëniet e vërteta mes jush?
Nuk kam pasur asgjë me Françeskën, kanë qenë banorët e tjerë që më kanë sulmuar. Kur Françeska më sulmoi, e pa që nuk i dilte gjë në këtë pikë dhe pastaj u përpoq të më njihte. Pastaj ishte edhe një organizim i yni si femra për të organizuar surpriza për meshkujt e shtëpisë.
Si e shihni marrëdhënien e saj me Ermalin?
Tërheqje fizike. Ermali ndoshta më i dhënë, por nga Françeska vetëm një tërheqje fizike, nuk besoj se do të shkojë gjatë.
Nga gazetat është përfolur edhe për një lidhjen tuaj jashtë shtëpisë. A është e vërtetë?
Jam beqare, po beqare fare. Nuk kam asnjë lidhje.
Si ka qenë për ju eksperienca “Big Brother”?
Shumë e bukur, një kënaqësi e madhe. Mëson shumë nga të tjerët dhe mbi të gjitha provon veten. Ndihem e lumtur që kam marrë pjesë.
Do të ndryshonit gjë po ta ribënit?
Te vetja asgjë. Mund të jepja më shumë po të kisha më shumë kohë.
Cilat janë planet tani që dolët nga shtëpia?
Mendoj se po vjen vera dhe jam për pushime, pastaj të shoh, nuk dua të bëj plane. O. Lila Gazeta Shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5 Empty Re: Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:13

epo mi gerta mos dil ne konkluzione te kota
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5 Empty Re: Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5

Mesazh nga Alberti Wed 16 May 2012 - 5:40

e sinqerta shkruajti:epo mi gerta mos dil ne konkluzione te kota


Arbri fitues haha.. :A

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5 Empty Re: Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5

Mesazh nga Free spirit Thu 17 May 2012 - 5:20

pse nuk e fiton arbana kete edicion?? hahahhaa [excited] je farewww
nuk e kam ndjek fare sivjet dhe nuk me intereson se kush e fiton
Free spirit
Free spirit
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : In my world
Postime Postime : 4803
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/08/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5 Empty Re: Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 17 May 2012 - 5:21

Sa gje degjeneruse ky bigu...
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5 Empty Re: Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi