Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Cili,cila je ti? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Cili,cila je ti? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cili,cila je ti?

2 posters

Shko poshtë

 Cili,cila je ti? Empty Cili,cila je ti?

Mesazh nga Emona Mon 2 Apr 2012 - 7:06

Njeriu gjatë jetës krijon personalitetin e tij me të cilin identifikohet kudo. Sa më i kompletuar të jetë ky personalitet, aq më i qëndrueshëm bëhet ky identitet. Dyshimet, pasiguria dhe mosbesimi në vetvete shpeshherë bëjnë që ky identitet të luhatet apo edhe të bëhet i dyfishtë. Besoj se të gjithëve na ka ndodhur të ndeshemi në jetë me persona që krijojnë një personalitet për veten e tyre të cilin në të vërtetë nuk e kanë. Njerëz të rinj në moshë, por që e paraqesin veten me një begraund të pasur artificialisht, me rezultate të shkëlqyera, të specializuar në universitete nga më të mirat. Njerëz që hiqen si profesorë të gjithë ditur, të ardhur nga familje intelektualësh, filozof të mençur, analistë të gjithanshëm etj. E paraqesin veten si njerëz me moral, virtyte dhe karakter.

Duan shpesh që në mënyrë të pavullnetshme të jenë në qendër të vëmendjes, duke sajuar historinë të cilat ato janë vetë protagonist, shpeshherë të sajuara por që në fund dhe ato vetë i besojnë si të vërteta. Të gjitha këto sepse në realitet këta individë kanë nevojë të madhe për garanci dhe konfirmim të cilin mund ta posedojnë vetëm duke tërhequr të tjerët drejt vetes e duke i kthyer ato në rolin e spektatorëve të magjepsur prej tyre. Pra, ato mund të kërkojnë vëmendje nga të tjerët sepse kërkojnë të admirohen, kërkojnë dhembshuri, ngushëllim keqardhje prej tyre.

Pra e thënë ndryshe kërkojnë interesimin e të tjerëve për ta. Këto persona karakterizohen nga ekzagjerimi, mendjemadhësia, fantazi delirante me sajime të paqena, kujtime të pavërteta ku protagonistë janë ato vetë. Karakteristikë tjetër e këtyre personave është se kur u ndodh ndonjë e mirë ato qetësohen në të kundërt nëse u ndodh ndonjë gjë e pakëndshme ato tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Bëhen të butë kur lavdërohen e nderohen, e agresiv kur qortohen e nuk respektohen.

Shpeshherë kur vërejnë që butësia fallco nuk shërben, ngrenë krye dhe bëhen agresiv sepse mendojnë se kanë të drejtë të rrëmbejnë gjithçka që dëshirojnë, qoftë ajo dhe e padrejtë. Këta njerëz e ndryshojnë personalitetin e tyre sipas rrethanave në të cilat ndodhen. Kur janë në prani të njerëzve të butë tregojnë butësi për tu përshtatur atyre, e nëse vërejnë dobësi tek ato menjëherë shndërrohen në agresiv dhe përpiqen të sundojnë mbi to. E kur janë në prani të njerëzve me karakter agresiv, bëhen si ata. Kur ndihen të dobët bëhen të butë. Këto njerëz janë ato të pavendosurit. Ato nuk dinë ç’është përkushtimi, durimi. Të rrëmbejnë atë që kërkojnë, dhe hiqen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Tronditen kur diçka e keqe i prek. Bërtasin e fajësojnë gjithkënd përveçse vetes së tyre, madje dhe kur i ndodh diçka e mirë, përsëri bëjnë zhurmë, por këtë herë duke u krenuar e përçmuar të tjerët. Edhe të dëgjuarit e kanë të programuar vetëm për ato gjëra që u interesojnë. Nga njëra anë hiqen si të respektueshëm nga ana tjetër ftohen dhe bëhen të papërfillshëm pa asnjë motiv. Nuk ikin nga vetvetja dhe as nuk shfajësohen nga paaftësia e tyre, por kur i trondit diçka që se përballojnë dot, ”përgjërohen”. Të falimentuar, asgjë të rëndësishme s’mund të bëjnë. E si mund të arrijnë këta njerëz të bëjë diçka, kur ajo “diçka” është diçka e humbur dhe pa emër. Ato dinë të jetojnë, të flasin e të mendojnë por vetëm për të ushqyer paqëndrueshmërinë e personalitetit të tyre. Këto persona përpiqen ta zëvendësojnë një realitet të brendshëm apo të jashtëm, të padurueshëm apo të papëlqyeshëm për ta, me një gënjeshtër. Baza e kësaj patologjie të imazhit të vetes është ai që do të donte të kishte individi për tu ndier mirë qoftë në realitetin shoqëror objektiv, qoftë edhe në sistemin subjektiv të vlerave dhe gjykimeve. Këta njerëz ose janë shumë të zgjuar dhe e përdorin atë për të arritur qëllimet e tyre ose duan më tepër vëmendje e sidomos dashuri nga njerëzit që ata i konsiderojnë të afërt.

Personalisht mendoj se është kjo e dyta. Por që të kërkosh diçka më shumë nga jeta duhet të dish dhe si ta fitosh dashurinë e këtyre njerëzve. Ndoshta gabohem por një trajtë e maskuar e këtyre personave gjendet tek ata njerëz që zotërojnë dije të shabllonizuar dhe që nëpërmjet arrogancës duan të vendosin dhe të mbrojnë superioritetin e tyre artificial. Këto persona klasifikohen si persona me personalitet të dyfishtë. Në fund të fundit është zgjedhje e gjithsecilit të krijojë ose jo personalitet të dyfishtë pasi mendoj se këto sjellje në të shumtën e rasteve janë të fituara gjatë jetës nga rrethana të ndryshme që kalon individi. Por për ata njerëz që nuk besojnë në personalitetin e dyfishtë, ose më mirë të them, nuk duan të përfaqësohen si të tillë, bëjnë mirë të dinë t'i identifikojnë ndër të tjerët këto persona e më pas të dinë si të ballafaqohen me to.

Të gjithë pa përjashtim gënjejmë në rrethana të caktuara. Disa për të bërë keq, ndërsa disa për tu shmangur përgjegjësive të ndryshme, situatave të sikletshme apo për tu dukur mirë para të tjerëve. Edhe po të vet ekzaminojmë veten tonë për një periudhë të caktuar do të vëmë re se diskutimet tona janë gjysmë të vërteta, pohime të modifikuara, episode të mbyllura me art ose sajime fund e krye. Problemi nuk qëndron këtu por lind kur kapërcen kufijtë e mbi 10 gënjeshtrave brenda ditës. Gënjeshtra në fund të fundit është mënyrë sjellje e nevojshme për të mbijetuar, por gjithçka ka një limit. Nuk duhet lejuar që ajo të kthehet në patologji dhe t'i bëjë keq atij që ia tregon.

Çdonjëri që konsiderohet i sinqertë e njeh atë zërin e ulët në brendësi të tij që e shtyn të bëjë të drejtën dhe e ngacmon kur gabon. Njeriu i sinqertë e njeh ndjenjën e sigurt të pafajësisë, kur dëgjon ndërgjegjen e tij, por njeh dhe shijen e hidhur të fajit kur ka bërë të kundërtën e asaj që ka udhëzuar ndërgjegjja duke krijuar kështu konflikte të brendshme ndoshta të panevojshme. Prandaj është e rëndësishme të njohësh vetveten që në fund të fundit të dish ta menaxhosh atë.

Paqen në shpirt e sjell vetëm drejtësia. Vendos ti ç’farë të duhet për jetën tënde; paqe, harmoni, dashuri apo mashtrim, zhgënjim, hidhërim.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Cili,cila je ti? Empty Re: Cili,cila je ti?

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 17:26

Jam nje vajz qe ka vuajtur,dhe ka gabuar dhe perpiqet qe te mos gaboj serish duke u treguar e sinqerte me lloj-lloj njerezish.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi