Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosovë, vetëm mjeke për femrat me shami People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosovë, vetëm mjeke për femrat me shami People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovë, vetëm mjeke për femrat me shami

2 posters

Shko poshtë

Kosovë, vetëm mjeke për femrat me shami Empty Kosovë, vetëm mjeke për femrat me shami

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 5 Apr 2012 - 4:39

Kosovë, vetëm mjeke për femrat me shami Mjekeee-300x240Ministri i shëndetësisë Ferid Agani i ka kërkuar Qendrës Klinike Universitare të Prishtinë që të respektojë bindjet fetare të pacientëve. Përmes një shkrese ai i ka kërkuar drejtorit të QKUK-së Njazi Gashi, që femrat me shami në repartin e Gjinekologjisë të trajtohen vetëm nga ekipi mjekësor i përbërë prej femrave. Ky veprim i Ministrisë së Shëndetësisë nga drejtuesit e QKUK-së është pritur me befasi, pasi sipas tyre kjo bie ndesh me etikën mjekësore.

Abdullah Kliniaku, këshilltar për informim i Ministrit të Shëndetësisë, thotë se kjo është bërë për të zbatuar ligjin. “Kemi konsideruar se është i nevojshëm dërgimi i këtyre shkresave pas disa ankesave që kanë ardhur nga gra të caktuara që kanë ndier nevojën për shfrytëzimin e të drejtës ligjore që u siguron ligji përkatës”, theksoi ai.

Por për drejtorin e QKUK-së, Njazi Gashi, nuk është kështu. “Në aspektin e etikës shëndetësore kjo nuk është në rregull dhe nuk qëndron, por në aspektin e bindjeve fetare të dikujt kjo mund të qëndrojë. Unë po ju them që sa i përket QKUK-së ne nuk do të kemi probleme në zbatimin e kësaj kërkese”, citohet Gashi nga “Bota Sot”.

Shefja e sallave të lindjes, Sueda Latifi thotë ndërkaq se janë munduar që t’u përgjigjen kërkesave të pacienteve. “Këtë e bëjmë nga aspekti njerëzor për të pasur pacienten rehat,mos të bezdiset ajo, por të krijojmë komoditet. Mirëpo jo gjithmonë ka ekipe me mjeke femra, ngaqë kemi edhe shumë kolegë”- deklaroi ajo.

Gjinekologu Halil Kelmendi është i shqetësuar për shkresën e Ministrisë së Shëndetësisë. “Ka pasur raste kur pacientët kanë kërkuar doktoreshën, doktoresha ka ardhur por më pas ajo është dashur të konsultohet me kirurgun që t’ia shpëtojmë jetën. Në raste urgjente ku ta gjejmë kirurgun e gjinisë femërore që ta formojmë ekipin si kërkon pacientja? Po kur laboranti që është mashkull duhet të marrë gjakun për analiza aty për aty? Ku ta gjejmë laborantin femër?”, thotë Kelmendi.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosovë, vetëm mjeke për femrat me shami Empty Re: Kosovë, vetëm mjeke për femrat me shami

Mesazh nga Anakonda Sat 7 Apr 2012 - 23:37

te pakten dicka interesante e bekan,nuk qendrokan kot.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi