Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

3 posters

Shko poshtë

Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj Empty Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Mesazh nga Emona Wed 18 Apr 2012 - 8:40

Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj Fatma-Naci-1-300x203Emanuela Sako

Gratë myslimane që mbajnë perçe nuk pranojnë mjekët meshkuj gjatë lindjes së fëmijëve. Për disa kjo mund të duket e çuditshme, por për besimin mysliman është një sjellje që duhet ta ketë çdo femër. Mjekët shprehen se shpeshherë e kanë të vështirë që të përballen me dëshirat e pacienteve, pasi jo gjithmonë mund të mundësohet që ekipi i mjekëve që duhet të asistojnë në lindje të jetë i përbërë nga meshkuj. Përtej këtyre problemeve, Fatma Naçi rrëfen historinë e saj dhe shpjegon shkaqet se përse nuk ka dashur që gjatë lindjes së fëmijëve të asistojë me mjek meshkuj.

Fatma është një ndër ato gra që besimin në zot e ka në zemër dhe për këtë arsye ndjek ritet fetare. Përveçse e përkushtuar ndaj fesë ajo është bashkëshorte dhe nënë e dy djemve të vegjël, të cilët i ka sjellë në jetë nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale. Gjatë dy shtatzënive ajo ka pasur probleme shëndetësore që i kanë rrezikuar jetën asaj dhe fëmijës. Fatma tregon se nga ana fetare mospranimi i mjekut është çështje morale. Sipas saj, përderisa një mjeke femër është më e moralshme dhe profesioniste përse do të duhet të jetë një mjek mashkull dhe jo femër.

Meshkujt nuk pranohen për çështje morali, pasi vetë burri dhe gruaja janë bërë në mënyrë të tillë, që të kenë tërheqje ndaj njëri- tjetrit. Kjo është edhe arsyeja e refuzimit të mjekëve meshkuj në vizitat e ndjekjes së shtatzënisë dhe gjatë lindjes. Fatma gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë është konsultuar me mjeke femra. Por në momentin që ajo pati komplikacione sepse shtatzënia u shty më shumë se 9 muaj, ajo u detyrua të kërkonte kryerjen e operacionit nga një mjek mashkull. “Kam kërkuar asistimin e mjekut kur kam pasur vështirësi në lindje. Sepse besimi në fe të jep të drejtën që të jetosh, domethënë e para është jeta dhe e dyta është mbrojtja e moralit. Unë pranova të kem besim tek një mjek specialist që të shpëtonte jetën time dhe të fëmijës që po sillja në jetë. Sikur mjekja më e mirë të ishte femër do të ishte diçka e jashtëzakonshme.

Por në fund të fundit më e rëndësishme është jeta ime dhe e fëmijës. Vetëm në këto raste mund të jetë prezenca e një mashkulli në sallën e lindjes. Ndërsa në raste të tjera të gjitha gratë duhet të zgjedhin mjeke gra”- shprehet Fatma Naçi. Ajo shpjegon raportin me mjekët meshkuj dhe me ato femra. Duke pasur parasysh që komunikimi femër me femër është më i çlirët dhe do të ishte më mirë sepse sipas besimit, kjo do të ishte dhe më e moralshme.

Ndërsa mjekët meshkuj në përgjithësi janë pa etikë, komunikimi me ta është më i vëshirë. Sipas saj, shumica e tyre nuk drejtohen as me terma mjekësore, në mënyrë që të krijohet një diskutim sa më normal, por flasin me zhargon. Fatma rrëfen se nuk do kishte dashur që në lindjen e fëmijës të kishte një burrë, por duke e ndjekur shtatëzëninë me mjeke femra, gjatë së cilës ka pasur shumë probleme, pa tek disa nga ato mungesën e profesionalizmit. Njëkohësisht, shumica e mjekeve femra e hallakatën me kurime dhe këshilla të ndryshme.

Shtatzënia e saj shkoi deri në 10 muaj, gjendja shëndetësore e saj dhe e fëmijës ishte në rrezik dhe në këto kushte i duhej të zgjidhte mes jetës dhe vdekjes. Sipas saj, jeta është dhuratë nga Zoti dhe sigurisht që zgjodhi të jetonte, ku me ndihmën e një mjeku mashkull dhe profesionist solli në jetë fëmijët. Ajo shpjegon se zgjedhja e mjekut në këto kushte është një domosdoshmëri. Fatma shprehet se të gjitha femrat duhet të jenë të kujdesshme dhe të bëjnë një zgjedhje të tillë për të qenë sa më të moralshme, por në momentet kur rrezikohet jeta, atëherë pranimi i mjekut në sallën e lindjes do të ishte një domosdoshmëri.





Maternitet shkëmbejnë pacientet për staf mjekësor me femra

Nëse për gratë me shami mosprania e mjekut mashkull në sallën e lindjes është një kërkesë, për ekipin mjekësor kjo është një pengesë në punë. Kjo nuk vjen për faktin se ata kërkojnë të kundërshtojnë apo të ndërhyjnë në kërkesat dhe zgjedhjet e grave apo familjeve të tyre, por sepse ndodh që shpeshherë ta kenë të pamundur të plotësojnë stafin vetëm me mjeke femra. Mjeku gjinekolog, pranë maternitetit “Mretëresha Geraldinë” shprehet se e kanë të pamundur që t’u plotësojnë dëshirën në të gjitha rastet. Madje, ai tregon se kur gratë nuk kanë pranuar gjinekologun në sallën e lindjes, atëherë ata janë deryruar që ta çojnë pranë maternitetit “Koço Glozheni”. E njëjta gjë ndodh edhe me maternitetin “Koço Glozheni”, ku mjekët e të cilit i nisin për në maternitet tjetër, pasi aty ka mjeke femra. Mjeku Maksim Gjoni shprehet se mjekët e maternitetit e respektojnë dëshirën e grave me shami dhe dërgimi në një maternitet tjetër ndodh kur stafi nuk plotësohet me mjeke femra. Ndërkohë që tregon gratë pranojnë vetëm në rastet kur mjeku i vë në dijeni se jeta e tyre dhe e fëmijës është në rrezik. Në të tilla raste gratë ndërgjegjësohen dhe kërkojnë të mbrojnë jetën. “Me të tilla raste na ka rënë puna që të ndeshemi. Po ju tregoj një rast të një gruaje shtazënë me shami dhe besimtare myslimane, e cila nuk pranonte në mënyrë kategorike mjekët meshkuj. Gjendja e saj shëndetësore u ndërlikua aq shumë sa jeta e saj dhe e fëmijës ishte në rrezik. Koha kalonte dhe gjendja vështirësohej, ndërsa nuk pranonte mjekun, ndërsa në pavijon nuk kishte mjeke femra. Atëherë, bashkëshorti i saj duke parë gjendjen shëndetësore më kërkoi me ngulm që të ndërhyja’,- shprehet Maksim Gjoni.

Prania e mjekut mashkull, nxitje për një marëdhënie

Elvis Naçi, drejtor i Mesazhit Islam, pranë Komunitetit Mysliman, sqaron anën fetare të kësaj çështjeje. Sipas shpjegimit të tij, duke qenë se mjeku gjinekolog është mashkull ka nxitje për një marëdhënie që nuk është e ligjshme. Prandaj ky veprim i grave me shami është për të mos krijuar një raport të padëshiruar që prek familjet në të dyja rastet. “Islami në thelbin e tij ka çështjen morale dhe çdo çështje që presupozohet që është kundër dhe do të dëmtojë moralin e shoqërisë, islami e ndalon për këtë arsye. Pa dashur të krijoj keqkuptime, dua të sqaroj se kur është e mundur që të ketë mjeke femra dhe gratë me shami kanë mundësi të vizitohen tek ato, nuk është e nevojshme që të mjekohet tek një mjek gjinekolog mashkull”,- shprehet Elvis Naçi. /shekulli/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj Empty Re: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 18 Apr 2012 - 8:49

Sa mire ja bojn.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj Empty Re: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:06

e pra tdrejt kan
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj Empty Re: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi