Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe
2 posters
Faqja 1 e 1
Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe
Krahas ngjarjeve të fundit që janë duke ndodhur me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, ushtarët virtualë shqiptarë mundohen që të mos rrinë duarkryq por ta shfrytëzojnë shkathtësinë e tyre në internet për të shprehur porosi për të treguar që qyteti i Mitrovicës është dhe do të mbetet qytet i shtetit të Kosovës.
Faqja që së fundi është sulmuar është sremaskamitrovica.org.rs e cila momentalisht nuk mund të hapet me IP adresa të Kosovës, por vetëm nga jashtë vendit. Kjo faqe tashmë është kthyer në gjendjen normale.
Në kohën kur kjo faqe ishte e sulmuar ishte paraqitur harta e të gjitha trojeve shqiptare në një tërësi të vetme, e njohur ndryshe edhe si Shqipëria etnike, dhe porosi që thonin se hakerët shqiptarë e zotërojnë sigurinë e tyre.
Gjatë ditëve të kaluara ishin të sulmuara disa uebfaqe serbe të cilat tashmë janë kthyer në gjendjen e mëparshme. Për ta parë gjendjen e dy faqeve nga shumë sosh të sulmuara gjatë kohës kur ishin të sulmuara klikoni këtu.
Këto sulme paraqesin vetëm një betejë nga shumë beteja të tilla virtuale të zhvilluara në mes të hakerëve shqiparë dhe atyre serbë, që paraqesin një luftë virtuale, me sulmet e bëra në uebfaqe të ndryshme, duke përfshirë edhe uebfaqe të institucioneve të të dyja vendeve.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe
aahaaaahahhaaha sa mir ja paskan bo
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Hakerët iranianë sulmojnë faqen e Zërit të Amerikës
» Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë
» Hakerat kosovarë sulmojnë faqet serbe, urojnë 28 Nëntorin
» Sulmojnë hakerat shqiptarë: Veç Shqipëri Etnike
» Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare
» Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë
» Hakerat kosovarë sulmojnë faqet serbe, urojnë 28 Nëntorin
» Sulmojnë hakerat shqiptarë: Veç Shqipëri Etnike
» Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi