Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Për një frigorifer të pastër People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Për një frigorifer të pastër People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për një frigorifer të pastër

2 posters

Shko poshtë

Për një frigorifer të pastër Empty Për një frigorifer të pastër

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 6 Apr 2012 - 1:50

Për një frigorifer të pastër 45181_1TIRANE-Shëndeti juaj është i lidhur ngushtë me pastërtinë e frigoriferit. Pavarësisht se çfarë lloj frigoriferi keni blerë, kini kujdes që të mos e vendosni pranë spinave elektrike, radiatorit ose pranë dritares, ku mund t’i ekspozohet diellit.

Po ashtu rregulluesin e ftohtësisë në frigorifer mos e vendosni në temperaturën më të ulët (numri më i lartë në rregullues), sepse do të shpenzoni pa nevojë energji elektrike, kurse ushqimi do të ftohej tepër pa ndonjë arsye.

Ushqimin e përgatitur që e lini në frigorifer, mbulojeni ose vendoseni nëpër kuti. Në këtë mënyrë, ushqimi do të qëndrojë më gjatë i freskët, ndërsa në frigorifer nuk do të përhapen erëra.

Për pastrimin e frigoriferit gjithmonë përdorni detergjente të buta, preparate të posaçme për pastrim ose ujë të vakët në të cilin do të hidhi pakëz uthull. Para larjes, frigoriferin duhet ta zbrazni, ta hiqni nga rryma dhe ta lini që të shkrihet deri në fund.

Nëse dëshironi ta shpejtoni shkrirjen, në frigoriferin e zbrazët vendosni një enë me ujë të ngrohtë dhe mbylleni derën. Brendësinë e frigoriferit lajeni vetëm atëherë kur të shkrihet në tërësi.

Frigoriferi duhet pastruar çdo javë ose më së largu çdo dy javë të gjitha sipërfaqet pastroni me ujë me sapun ose me ujë të përzier me uthull (që do të largojë aromat e pakëndshme), ndërsa pas shpëlarjes me ujë të pastër fshijeni me leckë të lagur tw shtrydhur mirw.

Nëse muret e frigoriferit tuaj janë të mbuluara me një shtresë të hollë të ujit (si vesa), kjo është shenjë se dera nuk mbyllet mirë.

Prandaj duhet t’i kushtoni kujdes kornizës së gomës ose nyjës lëvizëse të derës.

(d.b/BalkanWeb)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për një frigorifer të pastër Empty Re: Për një frigorifer të pastër

Mesazh nga Anakonda Fri 6 Apr 2012 - 3:56

teper interesante keto keshilla
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi