Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Meshkujt: gjërat të cilat nuk mund t’ua ndryshoni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Meshkujt: gjërat të cilat nuk mund t’ua ndryshoni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt: gjërat të cilat nuk mund t’ua ndryshoni

2 posters

Shko poshtë

Meshkujt: gjërat të cilat nuk mund t’ua ndryshoni Empty Meshkujt: gjërat të cilat nuk mund t’ua ndryshoni

Mesazh nga Emona Sat 14 Apr 2012 - 8:02

Meshkujt: gjërat të cilat nuk mund t’ua ndryshoni 55usb_8Njeriu juaj i parapëlqyer gjithkund nëpër shtëpi lë parapa vetes së tij rroba të palara. Ju shikon në sy dhe ju gënjen se nuk keni shtuar në peshë, e kjo në xhinset tuaja vërehet nga aeroplani. Zonja të dashura, mos shpresoni se do të mund t'i ndryshoni. Ju paraqesim shtatë gjëra, të cilat kurrë nuk do të mund t'i ndryshoni te meshkujt.



1. Gënjeshtrat e imëta

Ai nuk heziton ta thotë ndonjë gënjeshtër të vogël edhe atëherë kur kjo do të ju lëndonte. Ai thjesht nuk mund ta pranojë se keni shtuar pakëz në peshë, apo se tashmë po kalon një kohë paksa më të gjatë në vendin e tij të punës, përderisa gjatë gjithë kohës ishte me shokët duke konsumuar ndonjë birrë, apo duke shikuar ndonjë ndeshje futbolli. Provoni të mësoheni me gjëra të tilla, në të kundërtën vetëm sa do të nervozoheni.



2. I shikon femrat e tjera

Se mashkulli i shikon femrat e tjera nuk do të thotë se tashmë ai nuk është fare i interesuar për ju. Një gjë të tillë meshkujt e kanë në gjak dhe thuajse nuk mund të jetojnë pa këtë shprehi.



3. Higjiena

Nëse një mashkull është pedant dhe i rregulluar, kjo do të thotë se ashtu do të mbetet deri në fund të jetës së tij. Për fat të keq, e njëjta vlen edhe për ata meshkuj që nuk e kanë problem baltën në rrobat e tyre, apo flokët e parregulluara. Këtu mund të bëni edhe diçka nëse ia caktoni disa obligime të shtëpisë, të cilat duhet t'i kryejë. Kjo nuk do të thotë se pasi ju të keni shkuar në ndonjë udhëtim zyrtar, ai do të qëndrojë ashtu siç e keni lënë ju.



4. Stili

Nëse ai dëshiron ta veshë një këmishë me motive nga Havai dhe një palë pantallona të shkurtra të një modeli krejt tjetër, ju aty nuk mund të bëni asgjë. Ai thjesht nuk mund t'i kombinojë ngjyrat, modelet dhe materialet, e të mos flasim në përshtatjen apo kombinimin e gardërobës për ndonjë rast më të veçantë. E vetmja gjë që mund të bëni është ta merrni dhe së bashku të shkoni për blerje dhe të jeni ju ajo që do të zgjidhni se çfarë do të veshë ai.

5. Sporti

Disa meshkujt thjesht janë të "çmendur" pas sportit dhe ju nuk keni fare të drejtë të ankoheni për një gjë të tillë, sidomos atëherë kur mashkulli juaj ua ka bërë me dije që në fillim një gjë të tillë.



6. Shmangia e grindjeve

Shumica e meshkujve do ta përdorë secilin mjet të mundshëm që t'i evitojë grindjet dhe çdo lloj fjalosje me juve. Pasi një gjë të tillë nuk mund ta ndryshoni, më së miri do të ishte të pritni që të kalojë zemërimi, e më pas të uleni të qetë dhe të bisedoni.



7. Qëndrimi rreth seksit

Mënyra se si ai e paramendon seksin natyrisht se do të jetë krejt ndryshe në krahasim me ju. Natyrisht, nëse ai ju dashuron dhe respekton, gjithnjë do të jetë në disponim që dëshirat që i keni në shtrat të jua përmbushë, me kusht që edhe ju ta bëni po të njëjtën gjë edhe për të.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt: gjërat të cilat nuk mund t’ua ndryshoni Empty Re: Meshkujt: gjërat të cilat nuk mund t’ua ndryshoni

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:25

2. I shikon femrat e tjera

Se mashkulli i shikon femrat e tjera nuk do të thotë se tashmë ai nuk është fare i interesuar për ju. Një gjë të tillë meshkujt e kanë në gjak dhe thuajse nuk mund të jetojnë pa këtë shprehi.(ti shohi pasi un sjom kshu tip xhelozje)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi