Presidenca e Kosovës “zyrtarizon” kombin kosovar
2 posters
Faqja 1 e 1
Presidenca e Kosovës “zyrtarizon” kombin kosovar
Prishtinë, 14 prill – Kombi kosovar është zyrtarizuar nga Presidenca e Kosovës qysh në kohën kur ky institucion udhëhiqej nga Fatmir Sejdiu. Zyrtarizimin në letër të kombit kosovar e ka respektuar edhe presidentja Atifete Jahjaga.
Nëse ndonjë qytetar vendës vlerësohet se ka dhënë kontribut të shquar për ta përfaqësuar Kosovën, ai mund të nderohet me dekoratën “Ambasador i Kombit të Kosovës”, dekoratë kjo që deri të premten pasdite ka figuruar në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës, në rubrikën “te dekoratat”. Aty thuhej se “dekorata ‘Ambasador i Kombit të Kosovës’ u jepet personaliteteve të shquara të Kosovës, që kanë merita të veçanta në lartësimin e imazhit të Kosovës në botë”.
“Zyrtarizimin” e kombit kosovar përmes kësaj dekorate që Presidenca e Kosovës nuk e ka ndarë asnjëherë, zyrtari në Departamentin e Informacionit të Zyrës së Presidencës, Safet Zejnullahu, e ka arsyetuar duke thënë se emri i kësaj dekorate është “Ambasador i Kosovës”, me përshkrimin se kjo dekoratë “u jepet personaliteteve të shquara të Kosovës, të cilët kanë merita të veçanta në lartësimin e imazhit të Kosovës në botë”.
Mirëpo, sipas Zejnullahut, ky është një lëshim teknik pasi që faqja zyrtare e Presidencës ishte hakuar kohë më parë.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Presidenca e Kosovës “zyrtarizon” kombin kosovar
Interesante qenkan nderruar vendet dmth
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Lauka: Nuk ka komb kosovar
» EMIGRIMI “SHARRË” QË PO E PRETË KOMBIN SHQIPTAR!
» Konfiskohen 27 kg. marihuanë në kufirin serbo-kosovar
» Kombi i papërfytyrueshëm kosovar
» Poezi ne gjuhen angleze!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi