Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Opozita: Seanca e jashtëzakonshme për veriun e ka humbur urgjencën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Opozita: Seanca e jashtëzakonshme për veriun e ka humbur urgjencën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita: Seanca e jashtëzakonshme për veriun e ka humbur urgjencën

2 posters

Shko poshtë

Opozita: Seanca e jashtëzakonshme për veriun e ka humbur urgjencën Empty Opozita: Seanca e jashtëzakonshme për veriun e ka humbur urgjencën

Mesazh nga Emona Sat 14 Apr 2012 - 8:26

Opozita: Seanca e jashtëzakonshme për veriun e ka humbur urgjencën F1_14seanca-jpg1334423443Prishtinë, 14 prill - Seanca e jashtëzakonshme për veriun, për disa parti opozitare e ka humbur urgjencën, që e kishte më herët, ndërsa grumbullimi i nënshkrimeve nga grupi parlamentar i PDK-së, pas dështimit të “Vetëvendosjes”, ishte lojë politike. Pa një rezolutë të gatshme, grupi parlamentar i PDK-së, ka bërë nënshkrimet e nevojshme për seancën e jashtëzakonshme, që pritet të mbahet të mërkurën, raporton KTV.

E mërkura e javës së ardhshme kur është paraparë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për veriun, nuk e ka kuptimin e urgjencës.

Lëvizja “Vetëvendosje” që pati kërkuar me ngulm një seancë të tillë për këtë javë, por që nuk ia doli t’i mblidhte nënshkrimet e nevojshme, thotë se seanca e së mërkurës është e vonuar.

Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, shprehet se ajo që bëri PDK-ja dje me nënshkrimet për një seancë është lojë politike, duke kujtuar përvojat e mëhershme me partinë më të madhe në pushtet.

Ndërkaq, e sheh si papërgjegjshmëri të kryeministrit Thaçi, faktin që nuk e ndërpreu vizitën në SHBA.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që kishin vënë si kusht praninë e kryeministrit Thaçi për të përkrahur kërkesën, thonë do jenë prezentë në seancë, por s’do nënshkruhen në listën e PDK-së.

Ismet Beqiri, shef i Grupit parlamentar, thotë se megjithatë, nuk është mungesa e kompetencave, ajo që e ka penguar Qeverinë të ndërmerrte veprime për veriun e Kosovës, por janë treguar të papërgjegjshëm.



Grupi parlamentar i AAK-së, që pa kryeministrin Thaçi nuk kanë dashur të mbanin seancën, pret që të ketë rezultate konkrete nga seanca.

Iniciativa për një seancë të jashtëzakonshme ishte marrë gjatë javës nga lëvizja “Vetëvendosje”, e cila pasi që nuk arriti të mblidhte nënshkrimet edhe protestoi në Kuvend, duke kërkuar me çdo kusht mbajtjen e seancës.

Ndërkohë, 2 ditë pas kësaj partia në pushtet, PDK-ja mblodhi nënshkrimet e nevojshme për të konvokuar një seancë të jashtëzakonshme.

Ajo do mbahet javën e ardhshme.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opozita: Seanca e jashtëzakonshme për veriun e ka humbur urgjencën Empty Re: Opozita: Seanca e jashtëzakonshme për veriun e ka humbur urgjencën

Mesazh nga Anakonda Mon 7 May 2012 - 23:28

veriun e shkrete e mori lumi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi