Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?!

3 posters

Shko poshtë

Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?! Empty Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?!

Mesazh nga Emona Sun 15 Apr 2012 - 3:52

Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?! KarrieraNjë studim i ri, që mund të konsiderohet gjithashtu edhe shumë i diskutueshëm, sugjeron se vajzat zgjedhin t’i përkushtohen karrierës kur mendojnë se nuk janë në gjendje të tërheqin një mashkull.

Sipas studimit në fjalë, nuk janë dëshira për karrierë apo për përfitime financiare ato që e shtyjnë një femër që t’i përkushtohet totalisht karrierës. Arsyeja e vërtetë që i shtyn gratë të ndjekin karrierën, sipas të dhënave të disa studiuesve, është frika dhe pasiguria që kanë ato se ndoshta janë jo shumë tërheqëse për t'u martuar.

Në qendër të argumentit të studimit është ideja se gratë kanë evoluar nga stadi i të qenët thjesht shtëpiake dhe sot ato i gjen në poste të rëndësishme pune. Hulumtuesit kryen disa eksperimente për të dalë në argumentin e tyre befasues
Pasi mblodhën të dhëna rreth meshkujve dhe femrave nga e gjithë SHBA, ata zbuluan se numri i meshkujve të privilegjuar në poste të mira pune kishte rënë, ndërsa përqindja e grave në karrierë dhe të paguara shumë ishte rritur. Përveç kësaj, gratë e kësaj kategorie ishin bërë nëna në një moshë të madhe dhe kishin më pak fëmijë.

Kur u pyetën gratë në lidhje me këtë ndryshim të proporcionit burrë-grua në postet e privilegjuara në punë, ato u shprehën se nuk besonin që mungesa e burrave do të çonte në hapje të më shumë vendeve të punës për gratë. Në vend të kësaj, ato mendonin se kjo do të bënte që të kishte më shumë konkurrencë për të gjetur një burrë.

Eksperimenti përfundimtar testoi dyshimin e studiuesve se femrat më pak tërheqëse do të ishin më të interesuara të ndiqnin karrierën, për shkak se atyre u duket e vështirë për të siguruar një partner. 87 gra të reja u pyetën në lidhje me pikëpamjet e tyre mbi familjen dhe karrierën. Ata u pyetën gjithashtu për faktin se sa tërheqëse e besonin veten për njerëzit e tjerë. Ato gra të cilat e shikonin veten si më pak të dëshirueshme se mesatarja, ishin kryesisht të orientuara nga karriera.

Hulumtuesja Kristina Durante, nga Universiteti i Teksasit në San Antonio, e cila udhëhoqi studimin tha: "A ka ndikim raporti i burrave ndaj grave në aspiratat për karrierë të grave? Të dhënat e arkivuara nga një seri eksperimentesh laboratorike sugjerojnë se përgjigja ndaj këtij dyshimi është po".

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?! Empty Re: Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?!

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:16

po normal qe dun karrieren,se meshkujt dun gocat e bukra kur nfund ata i nxjerin dificit nga leket
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?! Empty Re: Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?!

Mesazh nga Arabela Sat 10 Nov 2012 - 1:51

t ebukurat i kapin shpejt meshkujt dhe i perpunojne sic duan,,,,ato qe ngelen bejne karriere,,, je farewww je farewww ,,bej shaka se sesh e vertete,,, :p
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?! Empty Re: Femrat më pak tërheqëse zgjedhin karrierën?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi