Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë

4 posters

Shko poshtë

Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë Empty Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë

Mesazh nga Emona Sun 15 Apr 2012 - 4:11

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë padis kutim një ndër çiftet më të bukur të showbiz- it shqiptar. Si të tillë ata kanë tërhequr gjithmonë vëmendje, duke u bërë pjesë e faqeve rozë me thashetheme të qena e të paqena. Edhe në “Bluetooth” është shkruar jo rrallë herë për to. Së fundmi, ekzaktësisht dy javë më parë shkruam për ditëlindjen e Norës dhe për festën surprizë që Roberti i kishte bërë, ndërsa sot kemi vendosur t’i kemi në një rrëfim të dy. Siç rrallë herë ndodh.Kush është Robert Berisha, djali që i vodhi zemrën këtu e gjashtë vite më parë bukuroshes kosovare. Si janë njohur dhe hallkat në të cilat kaloi lidhja e tyre deri sot, kur kanë vendosur edhe të martohen. A do të ndryshojë jeta e tyre pas dasmës. Marrëdhënia që ka Nora Istrefi me punët e shtëpisë dhe kush është gruaja që Roberti e quan shoqe të ngushtë, madje e paralelizon me të ëmën. Të gjitha këto, në një rrëfim të veçantë për faqet e suplementit të së shtunës…

Si po kaloni çifti?

Nora: Shumë mirë, më mirë se çdo herë tjetër.

Jeni gjatë gjithë kohës bashkë, Roberti të ndjek edhe në koncerte nuk keni frikë nga konsumimi?

Nora: Sa i takon konsumimit nuk frikësohemi fare, madje përkundrazi sa më shumë të rrimë bashkë aq më mirë na duket, por mua më shoqëron motra në koncertet që mbahen jashtë vendit pasi edhe Roberti është i zënë çdo fundjavë.Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë Noraistrefi-560x746Ziheni shpesh gjatë ditës?

Roberti: Është normale të zihet një çift, por falë Zotit shumë rrallë ndodh të zihemi.

Për çfarë grindeni zakonisht?

Nora: Roberti është më i saktë në orare, kurse unë e marr avash dhe nuk nxitoj. E kam veti të kemi kaluar shumë mirë bashkë.

Si vazhduan më tej takimet?

Nora: Na mbeti muhabeti i mirë dhe për shkak të profesionit të njëjtë kishim shumë gjëra të përbashkëta, kështu vazhduam të shoqëroheshim.

Çfarë ju tërhoqi fillimisht tek njëri- tjetri?

Nora: Tek Roberti sensi i humorit që ka më pëlqeu shumë.

Roberti: Më pëlqeu muhabeti i saj i ëmbël, natyrisht edhe paraqitja.

Sa javë pasi u takuat e dhatë puthjen e parë?

Roberti: Jemi puthur katër muaj pasi jemi njohur. Ishte e vështirë Nora.Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë Nora1-560x420Po familjeve kur treguat?

Të dy: Në momentin që vendosëm të ishim bashkë.

Si reaguan miqtë Robert kur mësuan që ke zënë të dashur Nora Istrefin, megjithëse ti ke pasur edhe të tjera lidhje me personazhe publike?

Roberti: Më thanë: Ki kujdes me këtë vajzë, sepse është shumë e mirë dhe e sjellshme. Kemi frikë mos bën ndonjë gabim… Për këtë arsye më mori katër muaj, deri sa vendosa të kem një lidhje serioze me të.

Po familja?

Roberti: Njësoj si miqtë, u gëzuan shumë natyrisht.

Cili është kujtimi më i bukur në këto vite lidhje?

Nora: Kemi shumë kujtime të mira, nuk do veçoja ndonjë.

Po dhurata më e bukur që i keni bërë njëri- tjetrit?

Roberti: Çdo javë ka dhurata nga unë, pasi udhëtoj shumë shpesh jashtë vendit, por do të veçoja party-ia një mashkull për Norën?Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë Nora2-560x420Roberti: Jo. Po ti Nora je ‘ sqaruar’ me ndonjë femër për Robertin?

Nora: Edhe unë asnjëherë.

Cila është ajo gjë që pëlqeni më shumë tek njëri- tjetri?

Të dy: Ka shumë gjëra, për ato arsye edhe jemi bashkë prej 6 vitesh.

Çfarë s’pëlqeni?

Roberti: Vonesat e Norës nuk më pëlqejnë aspak.

Si po shkon bashkëjetesa?

Nora: Shumë mirë.

Si i ndani punët në shtëpi?

Të dy: Nuk kemi punë shtëpie, ka tjetër kush merret me to.

Kush kujdeset për financat?

Roberti: Që të dy.

Merret Nora me punë shtëpie, gatuan, merr pluhurat?

Nora: Për shkak punës sonë, që jemi thuajse gjatë gjithë kohës në udhëtime, kemi punësuar një vajzë, e cila kujdeset për të gjitha punët e shtëpisë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë Empty Re: Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë

Mesazh nga Anakonda Sun 15 Apr 2012 - 18:39

ne te tjerat ne fakt jo;epo duhet me i bo e dashur se perndryshe ste merr burri.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë Empty Re: Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë

Mesazh nga dajti modh Sun 15 Apr 2012 - 18:42

ku ta vesh me bo pune shpije ate ere ,,
ajo qenka si yll ..YLLAT sbojn pune shpie je farewww
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë Empty Re: Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë

Mesazh nga Arabela Mon 16 Apr 2012 - 1:07

zonje e madhe kjo,,,, Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë 2457041204 fluturojne me mend te kokes keto Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë 2457041204
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë Empty Re: Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi