“Pulitzer” për letërsi fiktive nuk gjen fitues
2 posters
“Pulitzer” për letërsi fiktive nuk gjen fitues
Londër, 18 prill - Bordi i “The Pulitzer Prize” ka dështuar në përzgjedhjen e fituesit të çmimit për letërsi fiktive për herë të parë në 35 vjetët e fundit. Pasi është ngushtuar lista në tri romane, administratori i “Pulitzer Prize”, Sig Gissler, ka thënë se asnjëra nga veprat nuk ka fituar shumicën e pikëve nga paneli. “Pas shqyrtimit të gjatë, çmimi nuk iu nda asnjërit”, ka thënë ai. Në listën e ngushtë kanë qenë romanet “The Pale King” i David Foster Wallace, “Swamplandia” e Karen Russell dhe “Train Dreams” e Denis Johnson. “Ka pasur faktorë të shumtë të përfshirë për këtë vendim dhe ne nuk e diskutojmë në detaje përse një çmim jepet apo nuk jepet”, ka shtuar Gissler. Paul Bogaards, udhëheqës i shtëpisë botuese në “Alfred A Knopf”, që është botues i veprës “Swamplandia”, ka shprehur dëshpërimin e tij. “Është çmimi më i shquar në letërsinë amerikane dhe është turp që juria nuk ka mundur të gjente një fitues për letërsi fiktive këtë vit”, ka thënë ai. “Çmimi ‘Pulitzer’ ka peshë. Është çmim që mund të ndryshojë trajektoren e karrierës së një shkrimtari”, ka shtuar ai. Çmimi prestigjioz amerikan për letërsi fiktive shpeshherë ka ndikuar në rritjen e shitjes dhe ndër fituesit e mëhershëm përfshihen edhe “To Kill A Mockingbird” i Harper Lee dhe “Rabbit at Rest” i John Updike. Fituesi shpërblehet me 10 mijë dollarë amerikan. Jane Smiley, i cili kishte fituar çmimin “Pulitzer” për letërsi fiktive në vitin 1992 me “A Thousand Acres”, ka mbetur e habitur. “Nuk mund të besoj se asnjëra nga veprat nuk ka qenë e vlefshme. Është turp. Por nganjëherë paneli vlerësues nuk mund të bjerë dakord dhe rezulton me mosndarjen e çmimit. Shumë keq”, ka thënë ajo për “Associated Press”.
Por Michael Pietsch, redaktor i “The Pale of King” ka thënë: “Është e mrekullueshme që paneli nominues i ‘Pulitzerit’ ia ka rekomanduar ‘The Pale King’ jurisë. Çfarëdo që sjell lexues për romanin e shkëlqyer të Davidit, sidomos për romanin e tij ‘Infinite Jest’ është diçka e mirë”.
Susan Larson, udhëheqëse e jurisë për ndarjen e çmimit “Pulitzer” për letërsi fiktive, ka thënë se nuk ka qenë punë e jurisë të përzgjedhë fituesin, por vetëm të caktojë tre finalistët e listës së ngushtë. “Vendimi për të mos ndarë çmim sivjet ka të bëjë me bordin e ‘Pulitzerit’”, ka thënë ajo.
Çmimi për letërsi jofiktive i është ndarë veprës “The Swerve: How the World Became Modern” të Stephen Greenbaltt. Në kategorinë e romaneve historike ka triumfuar “Malcolm X: A Life of Reinvention” e Manning Marable, historian nga Universiteti i Columbias që ndërroi jetë në prag të publikimit të veprës. Çmimi për roman biografik i ka shkuar profesorit John Lewis Gaddi me “George F.Kenann: An American Life”. Tracy Smith fitoi çmimin për poezi për përmbledhjen e saj “Life on Mars”.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: “Pulitzer” për letërsi fiktive nuk gjen fitues
qenka shum e bukur ajo pamja aty siper me ngjyre ari
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fotoja që fitoi “Pulitzer”
» LETERSI E PERZGJEDHUR
» Akademi solemne me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Institutit për letërsi maqedonase
» Derby d’Italia, pa fitues
» Inter, fitues i Liges se Kampioneve
» LETERSI E PERZGJEDHUR
» Akademi solemne me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Institutit për letërsi maqedonase
» Derby d’Italia, pa fitues
» Inter, fitues i Liges se Kampioneve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi